Bexhet Rrapaj: 80-vjetori i Çetës Plakë të Vlorës, ja heroizmi i luftëtarëve

662
Sigal

Përkujtohet 80 Vjetori i Çetës Plakë të Vlorës

– Të deleguar nga Qarkori ishin Sekretari politik Hysni Kapo, Ibrahim Dervishi e Arif Hasko.

– Në luftën 2 ditore të Gjormit, bashkë me Çetën Plakë luftuan dhe 900 forca vullnetare të organizuara në çetat teritoriale të fshatrave

Bexhet Rrapaj

Më 4.12.1942 , me vendim të Komitetit Qarkori të Vlorës, në fshatin Gjorm të lumit Vlorë formohet formacioni i parë luftarak ÇETA PLAKË. Merrnin pjesë kryesisht luftëtar ilegal të qytetit të Vlorës dhe fshatrave të saj, pjestarë të njësiteve guerile.

Jemi në periudhën që lufta guerile e filluar në dhjetor 1941, kishte marrë përpjestime të mëdha, ishte bërë tmerr për pushtuesin me aksionet e saj. Efektivi i tyre në fund të vitit 1942 në Vlorë arrinte mbi 130 veta. Këto njësite udhëhiqeshin nga Komiteti qarkor i Partisë Komuniste për Vlorën. Komandat ushtarak ishte Rrahman Parllaku. Efektivi i njësiteve guerile u bënë furnizuese të njësiteve luftarake me partizanë dhe me drejtues. Dhe njësia e par që do të formohej ishte Çeta Plakë e Vlorës.

Komiteti Qarkor e vendosi që kjo të formohej në Gjorm, mbasi plotësonte dhe disa kushte të sigurisë nga vetë fshati. Ishte edhe qëndra e krahinës Mesaplikut nga do ishin dhe shumica e efektivit të kësaj Çete.

Të deleguar nga Qarkori ishin Sekretari politik Hysni Kapo, Ibrahim Dervishi e Arif Hasko.

Drejtues të çetës u zgjodhën , Komandant gjormjoti Neki Imer Hoxha dhe tragjasjoti Qazim Çakërri. Efektivi fillestar i Çetës ishte 44, prej të cilëve 8 veta nga Gjormi. Efektivi makimal arriti në 70 partizanë.

Menjëherë që në ditën e parë të formimit asaj ju desh të përballesh me armikun po në fshatin e tyre. Ajo, Çeta Plakë organizoi pritë një autokollonë italiane pranë urës të Gjormit. Autokollona u shpartallua plotësisht. Mbetën 48 të vrarë u kapën dhe shumë robër. Mbas këtij aksioni të suksesshëm kjo çetë do të vazhdojë me aksione të tjera, gjithësej 24. Ja disa prej tyre:

-Përplasja e madhe ishte më 1 janar 1943. Forcat fashiste që më 31.12.1942 kishin angazhuar forca të mëdha me 2200 milic dhe 700 forca të karabinerisë, të cilat erdhën nga kampi i Drashovicës. Forcat e milicisë mësynë nga mali i Tragjasit dhe dolën në mal të Gjormit.

Qëllimi ishte asgjësimi i Çetës Plakë të Vlorës, por dhe masakrimi i gjithë popullit të krahinës Mesaplik. Për të penguar përparimin e armikut, forcat partizane prishën disa ura, bënë prita e barrikada.

Në luftën 2 ditore të Gjormit, bashkë me Çetën Plakë luftuan dhe 900 forca vullnetare të organizuara në çetat teritorjale të fshatrave Gjorm, Brataj, Lepenicë, Tërbaç, Vranisht , Mesaplik, Vajzë, Velçë, Gumenicë, Ramicë etj

Mbas luftimesh të ashpra si dhe taktikave të zhdërvjellta të përdorura nga njësitet partizane, armiku u tërhoq me shumë dëmtime.

Nga partizanët ranë dëshmorë: Bako Tafili nga Gjormi, Beqir Selimi nga Tërbaçi komandant i Çetës Tërbaçit, Qamil Asllani nga Vranishti, Hano Rexhepi nga Lepenica si dhe 25 të plagosur.

Pjesëtar dhe udhëheqës të kësaj lufte ishin drejtuesit e qarkorit të Vlorës. Hysni Kapo, Mehmet Shehu, Zaho Koka, Shyqyri Alimerko, Hysen Çino, Fejzi e Idajet Micolli, Xhemil Çakërri, Neki Imeri, Sali Ormëni, Xhafer Dalani etj. Disa nga këta ishin dhe pjesëtar të çetës Plakë. Pjesëmarrja dhe e udhëheqësve kryesor të qarkorit të Vlorës ishte dhe frymëzim e moral për këtë betejë dhe të tjera, që e prisnin popullin e Vlorës dhe Çetën Plakë, siç do jenë:

-Më herët, para luftës Gjormit, më 26 dhjetor 1942 çeta plakë e Vlorës goditi baterinë fashiste të artilerisë bregdetare në Ramec të Radhimës.

Mbas shumë aksionesh të sukseshme në një territor shumë të gjërë , në 20 qershor 1943 efektivi kësaj çete u rreshtua në Batalionet partizane ” Perlat Rexhepi ” dhe “Halim Xhelo”.

-Bashkarisht me Çetën e Mallakastrës organizuan aksionin e SUKUQIT.

-Më 10.02.1943 Çeta e Vlorës dhe Mallakastrës, kryen aksionin e Selenicës.

-Më 1.04 1943 bashkarisht me çetat vullnetare të Armenit, Karbunarës, Gorishtit, Penkovës kundër sulmuan armikun, që tentoi të rimerrte minierën e Selenicës. Nga armiku u vranë 52 veta dhe u kapën 64 robër.

Mbas shumë aksionesh të sukseshme në një territor shumë të gjërë , në 20 qershor 1943 efektivi i kësaj çete u rreshtua në Batalionet partizane ” Perlat Rexhepi ” dhe “Halim Xhelo” si njësi më të rregullta e më të mëdha ushtarake.

Për të përkujtuar veprimtarinë luftarake dhe heroizmat e çetës plakë të Vlorës dhe luftëtarëve të saj, fshati  Gjorm organizoi 80 vjetorin e saj. Organizatorë ishin Bashkia Selenicë dhe Shoqata Atdhetare kulturore e Gjormit. Organizimi dhe pjesëmarrja ishte shumë i mirë. Dëshirës dhe vullnetit të gjormëjotëve e më gjërë nuk u bë pengesë dhe shiu i vrullshëm, që vazhdoi pak si gjatë.

Të ftuar ishin prefekti Vlorës sh. Flamur Mamaj dhe dy deputetë të Vlorës Vullnet Sinaj dhe Bujar Leskaj. Kishte të ftuar dhe nga Shoqata të tjera simotra. Merrte pjesë si e ftuar dhe Shoqata Atdhetare Kulturore ‘Labëria’ me z.Ahmet Dema. Në këtë festë jubilare në emër të kryesisë, morën pjesë dhe tre veta nga komiteti VP sh. Bekim Pipa, Muarrem Kuka dhe Bexhet Rrapoj.

Sipas protokollit të Shoqatës A.K.Gjormi, aktiviteti filloi me vendosjen e kurorave te lapidari kushtuar ÇETËS PLAKË TË VLORËS. U Vendosën kurora nga Bashkia Selenicë, Prefekti Flamur Mamaj, Deputetët Vullnet Sina e Bujar Leskaj. Nga komiteti i veteranëve u vendos nga Bekim Pipa e Bexhet Rrapoj, nga Shoqata Labëria Dega Vlorë z.Ahmet Dema. Kurora vendosën dhe familjarë të dëshmorëve të ÇETËS PLAKË. Më tej u vazhdua me fjalët e rastit dhe përshëndetjet. Konferenca u hap nga përfaqësuesi i Shoqatë Gjormit intelektuali Gilo Halilaj, që ishte dhe drejtuesi kryesor i kësaj feste, për të vazhduar me kryetarin e shoqatës Gjorm. Përshëndetën Kryetari bashkisë Selenicë Pullump Binaj, Deputetët Vullnet Sina e Bujar Leskaj. Në emër të komitetit V.P përshëndeti sekretari Muarrem Kuka, i cili vlerësoi veprimtarinë e Çetës Plakë të Vlorës e formuar me vendim të qarkorit Vlorë. Në emër të Sh.A.K Labëria , përshëndeti z.Ahmet Demaj. Ai i dorëzoi fshatit Gjorm Çertifikatën e Mirënjohjes për kontributin në vlerat historike në emër të Shoqatës kombëtare Labëria. Fjalën përmbyllëse nga të ftuarit e mbajti Prefekti Qarkut sh.Flamur Mamaj, bir partizani. Ishte fjala me mesazhe mirëkuptuese , gjithëpërfshirëse që i shërbente unitetit.

Më pas u vazhdua me vizita me grupe në familjet që kanë patur partizanë apo dëshmorë në Çetën Plakë apo njësi të tjera luftarake të LANÇL. U organizua dhe një drekë me të ftuarit dhe familje të dëshmorëve e luftëtarëve. Sponsorizimi i kësaj feste ishte bërë nga djem të Gjormit dhe Bashkia Selenicë.

Për zhvillimin me sukses të kësaj feste, mendoj se meritojnë një falenderim gjithë familjet gjormjote, biznesmenët e tij e në veçanti Shoqata Atdhetare kulturore ‘Gjormi’.

Lavdi Çetës Plakë të Vlorës!