Eriselda Sefa e Lushnjes favorizon oligarkun me 250 mln lekë për 1 palestër, teksa shkollat janë pa ngrohje

443
Sigal

 

Në Bashkinë Lushnje vazhdojnë tenderët me fitues të paracaktuar, ku hidhen 250 mln. lekë për një palestër. Paratë nuk shkojnë për projektin, por gjysmat në xhepin e oligarkëve. Nxënësit detyrohen të marrin mësim të veshur trashë me xhupa, kapuç dhe dorashka, sikur të ishin në Siberi jo në një shkollë në Lushnjë.

 Gijotina/Pavarësisht skandalit me Fatos Tushen, i cili vodhi miliona lekë me tenderë korruptivë, Bashkia Lushnje nuk u ndahet këtyre aferave. Edhe kryetarja aktuale Eriselda Sefa po vepron njësoj si paraadhësi i saj. Ajo ka mbyllur tenderin me vlerë 250 milionë lekë për rikonstruksionin e një palestre. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Rehabilitim i palestres së shkollës “Foto Puka”, garën për të cilin Sefa e ka hapur vetëm 2 javë më parë. 8 kompani kanë paraqitur ofertat e tyre. Edhe pse 2 nga kompanitë kishin ofertën më të lirë se fituesi, Sefa i ka skualifikuar me argumentin se nuk kanë deklaruar numrin e stafit të punësuar për këtë çështje. Me të njëjtin argument ka skualifikuar edhe 5 kompani të tjera, duke lënë në garë vetëm bashkimin e operatorëve “ZDRAVO” & “TOTILA” shpk. Menjëherë, pa zhvilluar një garë të mirëfilltë, Sefa ia ka falur tenderin dy drejtuesve Dashnor Sinanaj dhe Jamen Toto.

Kështu, Open Data i ka dhënë këtij prokurimi “Flamurin e Kuq”. Duke treguar se ai përbën një risk të lartë për fondet publike. Këto të dhëna hedhin dyshime se në Bashkinë Lushnje vazhdojnë tenderët me fitues të paracaktuar. Dhe se paratë nuk shkojnë për projketin, por gjysmat në xhepin e oligarkëve.

Përfituesit

Dy kompanitë që duke garuar sëbashku kanë vjedhur këtë tender nuk janë të panjohura si për mediat edhe për Komisionin e Prokurimt Publik, që duhej të vepronte në këtë rast. “ZDRAVO” me administrator Dashnor Sinanaj, është një nga ato kompani që ka përfituar një pjesë të madhe nga projekti i 5 Majit. Ku Veliaj prishi dhjetëra shtëpi e do të ndërtojë pallate. Të dhënat e Open Data, kanë treguar se Hartimi i projektit dhe zbatimi i Punimeve për ndërtimin e godinës 12 Seksioni B në zonës 5 Maji, ka si vlerë ofertë fituese 446. 888. 000 Lekë nga Bajrami N shpk dhe Zdravo shpk janë fituesit.

Zdravo shpk gjithashtu regjistron një numër të lartë tenderash nga Bashkitë. Vetëm në dy vitet e fundit Sinanaj ka lidhur 108 kontrata. Dhe i janë dhënë nga Thesari i Shtetit rreth 10 miliardë  lekë të vjetra për tenderët. Gjithashtu, edhe kompania Totila shpk është e njohur për bashkëpunimet me Zdrava Shpk, ku sëbashku kanë marrë shumë tender pa garë. Por, edhe e vetme kjo kompani regjistrin mbi 5 miliardë lekë tenderë në 2 vite. Ku evidentohet se është e preferuara e Bashkisë Berat dhe Skrapar, të cilat i kanë listuar një sërë tenderësh pa garë.

Nxënësit me xhupa, Sefa flet për palestër

Duke menduar që të mbulojë me para dy biznesmenët e sipërpërmendur, Sefa ka harruar se shkollat në Lushnje kanë nevojë për të tjera shërbime, se sa për palestër. Vetëm disa kohë më parë është publikuar në media se shumë shkolla në Lushnje nuk kanë ngrohje. Në godinat e tyre nuk ka ngrohje dhe nxënësit detyrohen të marrin mësim të veshur trashë me xhupa, kapuç dhe dorashka. Një prej këtyre është shkolla në Zgjanë të Lushnjës. Nxënësit janë veshur aq trashë sikur të ishin në Siberi, jo në një shkollë në Lushnjë. Për mediat nxënësit dhe mësuesit janë ankuar se kjo situatë përsëritet çdo vit dhe askush nuk ka bërë gjë për ta.

Nxënësit: “Na ka thënë edhe mësueja të veshim shalla, xhupa, dorashka se është shumë ftohtë”.

Mësuesja: “Kalojmë duke lënë një 5 minutësh brenda orëve duke ngrohur duart dhe lojëra të ndryshme. Epo këtë herë Sefa duhet të mendojë më gjatë, se palestra pret.