Merdar Hasa: Në stërvitjen e 1977-s, rezervistët desantuan në stacionin e trenit në Librazhd

823
Sigal

Intervista/ Flet ish -punëtori operativ Merdar Hasa: Si kundërshtova urdhrin e Veli Llakajt për kthimin me forcë të rezervistëve në stërvitje

Mbi 35 vjet në forcat e Ministrisë së Brendshme, Merdar Hasa tregon se i ka shërbyer popullit, atdheut dhe Kushtetutës së Shqipërisë. Sipas tij, në të gjitha rastet forcat e Ministrisë së Brendshme kishin ligjet e shtetit, betimin ushtarak dhe si në çdo vend, i shërbenin atij rendi ekonomiko-shoqëror. Fillimet e jetës së tij si oficer i Sigurimit, përkojnë në Tropojë, mandej në Librazhd, Gjirokastër dhe Fier. Në gjithë këto lëvizje ai ka pasur rastin të takojë të gjithë udhëheqësit kryesorë të PPSH-së, që nga Enver Hoxha dhe deri tek Mehmet Shehu. Në këtë bisedë ai tregon cilësitë e çdo udhëheqësi sipas këndvështrimit të tij, duke sjellë detaje nga jeta e tyre. Sipas tij, në shkurt të vitit 1977 në zonën e Steblevës dhe të Çermenikës, Shëngjergjit, u zhvillua një stërvitje  shumë e madhe ushtarake, ku morën pjesë dhe nga Ministria e Brendshme.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf