Intervistë me Rrapo Dervishin: Ne punuam me idealizëm, nuk vodhëm, nuk e shitëm atdheun, por sigurisht bëmë dhe gabime të paqëllimshme në rrugë të panohura

Intervistë më 25.8.2012 me Rrapo Dervishin
Veteran i LANÇ-it, dhe ish-udhëheqës i lavdishëm i Vlorës

-Ismail Qemali la amanet: Nuk vura pasuri, po ju lë amanet vatanin, arsimin në radhë të pare, sepse një popull që nuk lëviz, fle, vdes
-Vermiku është një fshat i vogël por me histori të madhe pasi ka nxjerrë patriot të shquar
-Shqipëria është e bukura e dheut, gjuha jonë është gjuha e Perëndisë ndaj ta ruajmë atë.

NOA

Intervistoi: Mustafa Koçerri


Rrapo Dervishi
 ishte Ministër i Ekonomisë Komunale i Shqipërisë nga 28 qershori i vitit 1980 deri më 23 nëntor të vitit 1982 . Dervishi ka qënë deputet në nëntë legjislatura, si dhe drejtues i luftës antifashiste.  Shumica e njerëzve e kanë dëgjuar për të ose edhe e kanë njohur, pasi ai ka qenë në disa rrethe si Vlorë, Gjirokastër, Tiranë, Elbasan me detyrën më të të rëndësishme lokale, atë të sekretarit të Parë të Partisë, një detyrë sa partiake aq edhe shtetërore për kohën. 

(Kjo intervistë është realizuar në Tiranë, kur ishte gjallë më 25.8.2012 dhe botohet për herë të pare në gazetën Telegraf)

 

– Xha Rrapo, kam kënaqësinë që të kthehem dhe ju shoh që jeni mirë me shëndet. Sivjet më 28 nëntor do të festojmë 100 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Ç’mund të thoni për përpjekjet e shqiptarëve në të gjitha trevat shqiptare, për të arritur këtë ditë?

Përgjigje: I dashur Mustafa (Muçi),

Të falenderoj nga zemra për intervistën. Ti me gjithë familjen jeni të mrekullueshëm, ju uroj jetë të gjatë e të lumtur si edhe unë. Ti je Verimkas (Verë-mik) emër i bukur i madh ka lidhje me fjalën e urtë: “Më mirë një mik se një çiflik”. Në krye të luftës heroike legjendare të Vlorës, Hero i Popullit dhe Hero i Punës, Vermiku maj malesh kishte 90 familje në prag të Luftës së  Dytë Botërore, patriot brezpas brezi. Mbështetje të Ismail Qemalit, Avdurahman Çiraku, një nga ndihmësit kyesor të tij. Vermikasi i pavdekshëm Xhule Çiraku ish zv/ministër i Brendshëm më pushtetin popullor. Bajram Tushi student shembullor i Institutit Tregtar, 18 vjeç fali jetën për Shqipërinë, Hero i Popullit i përjetshëm. Vermiku thellë në malësi në LANÇ, qe bazë strategjike partizane e rrallë. Asnjë ballist Vermiku. Maja malesh Labëria, ku lind e rrit trima, një fole kanë me Shqiponjën. Përpjekjet e shqiptarëve në të gjitha trevat shqip folëse për liri e pavarësi kanë qenë titanike, heroike, legjendare, mbi njerëzore. Lufta e Skënderbeut ndrit historinë europiane e botërore. Rol të jashtëzakonshëm kanë luajtur rilindasit siç me kujtohen. Në veri Isa Boletini, Hasan Prishtina, Azem Galica, Shotë Galica, Bajram Curri, Ded Gjo Luli, Vaso Pasha, më vonë Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja, Adem Jashari. Gjakovë do të thotë është derdhur gjak me kovë, gryka e Kaçanikut ka këngë: Kaçaniku shkëmb e gurë/Vrite pritet për flamur. Lidhja e Prizrenit me kryetar Abdyl Frashërin pati e ka rëndësi shumë të madhe. Në Shqipërinë e mesme Kristoforidhi, Dhaskal Todri e shumë të tjerë. Po kështu burra, atdhetar të mëdhenj, të flakët ka patur në jug mund të përmendim vëllezërit Frashëri, Gjoleka, Çelo Picari, Rrapo Hekali, Hoxha Tasimi, Princ Araniti, vëllezërit Bajo e Çerçiz Topulli, Mihal Grameno, Babë Dudë Karbunara, Themistokli Gërmenji, Jace Mavrova xhaxhai i babait tim tundi Janinën për grupin i artistëve të Lapardhasë, Vlorës këndon këngën me famë botërore: “Janinës si ç’panë sytë ” etj. Të gjithë këta heronj janë në këngë, është historia e tërë e Kombit të shkruar me gjak e këngë.

Dobësimi i pozitave të turqisë në Ballkan në vitet 1911-1912, për Shqipërinë nuk kishte sjellë ndonjë lehtësim e favorizim të ndieshëm, pasi për shqiptarët plane të tjera po thureshin nga shtetet fqinjë. Kështu më 13 mars 1912 përfundon marrëveshja serbo-bullgare, ku Bullgaria i njihte Serbisë aneksimin e tokave shqiptare në veri në Shqipërinë e mesme e atë verilindore. Këto plane aneksioniste të Serbisë, Malit të Zi e të Greqisë kundër Shqipërisë filluan të viheshin në jetë me fillimin e Luftës së Parë Ballkanike.

Më 18 tetor ushtria serbe fillon mësymjen në drejtimet Nish-Manastir-Elbasan Nish- Manastir-Selanik dhe Kurshuli-Prizren-Durrës. Pas pushtimit të Shkupit dhe Kosovës, ata kaluan nëpër luginën e Drinit, pushtuan krahinën e Lumës, Mirditën, Matin, Lezhën dhe arritën deri në Shqipërinë e mesme. Vetëm në dy muajt e parë të luftës,tetor- nëntor, serbët vranë 25 000 shqiptarë. Në Luftën e Parë Ballkanike u shpërngulen nga viset e tyre në vilajetin e Kosovës rreth 150000 shqipëtar. Ndërkohë edhe ushtria greke pasi theu forcat turke, mori Selanikun, Janinën, Sazanin, Himarën dhe disa fshatra rreth saj.Në këto kushte patriotët shqiptar brënda dhe jashtë vëndit si dhe shtresa të tjera të popullsisë shqiptare vendosën të ndërmernin e të vihen në lëvizje për rrezikun që po i kanosej kombit. Gazeta Liri e Shqipërisë’ që përfaqësonte kolonin e shqiptarëve të Sofjes, në muajin tetor u drejtohet shqiptarëve me thirrjen:

“Të marim armët dhe të mbrojmë kufit e mëmëdheut, duke kërkuar autonomin e Shqipërisë.”

Më 14 tetor 1912 shoqëritë atdhetare organizuan në Shkup një mbledhje për nxjerrjen e vëndit nga gjëndja e vështirë. Për organizimin e saj ishte marrë edhe miratimi i Hasan Prishtinës dhe Bajram Currit, të cilët kishin shkuar për të organizuar mbrojtjen e tokave shqiptare.Po kështu po ndërmereshin veprime të tjera që të shpëtohej Shqipëria nga copëtimi, të ruhej tërësia toksore dhe të thirrej një kuvend ku të vendosej për fatin e saj.Nismën për këtë veprim të ri e morën Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi. Ata u nisën nga Stambolli dhe shkuan në Bukuresht dhe më 5 nëntor 1912 organizuan mbledhjen e kolonisë shqiptare të atjeshme. Më pas Ismail Qemali me shok shkoi në Vjenë, ku bisedon për këto probleme me ambasadorin anglez dhe atë italian, duke i deklaruar ambasadorit anglez se së shpejti do të nisej për në Vlorë për të marrë pjesë në një mbledhje të krerëve shqipëtar.Më 19 nëntor 1912 Ismail Qemali deklaroi nga Triestia se: “menjëherë pas mbërritjes së tij në Shqipëri do të shpallej pavarësia e Shqipërisë dhe do të zgjidhej qeveria e përkohshme.”

Grupi i kryesuar nga Ismail Qemali arritën në Durrës më 21 nëntor, dhe të shoqëruar edhe nga delegatët e Durrësit, Shijakut, Tiranës dhe Krujës, u nisën për në Vlorë dhe më 25 nëntor arritën në Vlorë.

Në kujtimet e tij për pritjen në qytetin e Vlorës ai ka shkruar: “Një zjarr i shenjtë patriotizmi kishte pushtuar qytetin ku kisha lindur dhe populli me përshëndeste kudo me entuziazëm dhe gëzim.”Puna e parë e tij qysh në fillim ishte organizimi i forcave të armatosura, për këtë iu dërgua pleqësive të fshatrave një qarkore ku porositeshin të mobilizonin njerëzit e aftë dhe t’i mbanin ata në gadishmëri.Ismail Qemali caktoi Abdurahman Çirakun në detyrën e komisarit të policisë për qytetin e Vlorës i cili ishte arratisur para pak kohe nga detyra që kryente në Berat si ushtarak. Më 25 nëntor 1912 Elbasani shpalli i pari pavarësinë, të nesrmen atë e shpallën Durrësi e Tirana dhe në 27 nëntor Kavaja, Peqini e Lushnja. Për shkak të përparimit të ushtrisë serbe në tokat shqiptare, delegatët që kishin arritur në Vlorë, pasi një piesë ende nuk kishin mbërritur, në mbrëmjen e datës 27 vendosën të mblidheshin të nesërmen kuvendin kombëtar. Më 28 nëntor 1912 ,në orën 14 u hap në Vlorë Kuvendi Kombëtar.Pjesmarrja në Kuvend e delegatëve nga të gjitha qytetet e Shqipërisë duke përfshirë edhe ato që ishin në luftë e të pushtuara nga ushtria serbe, malazese e greke i dha atij karakterin e një asambleje kombtare mbarë shqiptare.Kuvendi zgjodhi si kryetar Ismail Qemalin,po kështu u zgjodh qeveria e përkohshme e kryesuar po nga Ismail Qemali. Midis të tjerave në këtë kuvend ai ka vënë në dukje se në rrethanat e krijuara nga Lufta Ballkanike “e vetmja udhë shpëtimi ishte ndarja e Shqipërisë nga Turqia”, propozim, i cili u miratua njëzëri nga delegatët, të cilët nënshkruan dokumentin historik për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë ku thuhet:

“…Shqipëria më sot të bëhet më vete, e lirë e mosvarme..”

Delegatët e Kosovës me Isa Boletinin në krye si dhe të shoqëruar nga 400 luftëtar kosovar arritën në Vlorë më datën 29 nëntor dhe u pritën me gëzim dhe entuziazëm nga populli i Vlorës dhe delegatët e tjerë të Kuvendit.

2.- Si e vlerësoni rolin dhe kontributin e dipllomatit, plakut të urtë e të zgjuar nga Kanina e Vlorës, Ismail Qemali, për të arritur te 28 nëntori i 1912-ës?

Shpallja e pavarsisë më 28 nëntor 1912 ishte një fitore e jashtëzakonshme u fitua liria shpëtimi i Shqipërisë. Iniciatori, organizatori që Ismail Qemali. Ai qe një atdhetar si Skënderbeu, biri i Kaninës. Ndërsa dhëndërri i saj burri i Donika Aranitit ish Skënderbeu, prandaj Kanina një fshat si qytet me bukuri të rrallë “mjalt Kaninë me famë” ka fatin të jetë shumë krenare, aty dha jetën heroikisht sekretari politik i Partisë Komuniste të qarkut të Vlorës Ali Demi. Kanina ka dhënë burra e gra të shquar si Manush Myftiu, ish anëtar i Byrosë Politike dhe zv.kryetar i Këshillit të Ministrave, Mynyr Xhindi njëri nga udhëheqësit e partisë në Vlorë, Faslli Jaho komandant i batalionit të parë Ismail Qemali të Vlorës si dhe anëtar i shtabit të zonës parë Operative Vlorë-Gjirokasatër, Donika Skënderbeu (Aranitasi), Lejla Peristeri (Myftiu) udhëheqëse e partisë dhe e grave në qarkun e Vlorës,shembullore,dha patriotin e madh Muhamet Bedini dhe familjen e tij me heronjë. Ismail Qemali la amanet: “Nuk vura pasuri, po ju lë amanet vatanin, arsimin në radhë të parë. Një popull që nuk lëviz, fle, vdes. Gjumi rrit fëmijët. Këtë vision kish ky gjeni 100 vjet më parë, amanete që janë aktuale edhe sot e përjetë.

Ismail Qemali ky atdhetar, politikan e diplomat i madh është një hero me përmasa kombtare e evropiane, një shënjtor.Tha arsimin në radhë të parë dhe bëri ministër të arsimit, shokun më të ngushtë të tij veç Boletinit, Luigj Gurakuqin,i cili veproi me njëherë me përkushtim. Në Mavrovë në odën e Babë Dervishit, odë me punime artistike druri e ngjyra të bukura u bë një mbledhje që e drejtoi ministri i madh Luigj Gurakuqi për të hapur shkolla në fshatrat e Lumit të Vlorës. Odës i mbeti emëri Oda e Gurakuqit.Edhe ky është një hero me përmasa kombëtare, evropiane botrore! Ky meriton një monument madhështor me rastin e 100 vjetorit të Pavarsisë. Kam patur shok e mik nipin e tij shkimtarin Gurakuqi, dhe e shoqja zonjë e nderuar rracë Gurakuqi shumë e mirë.

-Çmund të thoni për mbështetjen që i ka dhënë Labëria Ismail Qemalit dhe ç’njohje keni patur ju me disa nga patriotët dhe shokët e tij?

Ismail Qemali pati mbështetjen e fuqishme të Labërisë, të Lumit të Vlorës. Në Vranisht te rrapi bëri mbledhjen historike me burra heronjë të Vranishtit, Tërbacit, Smokthinës, Kuçit etj. Aty te “Rrapi” historik është pllaka përkujtimore,  monument. Aty te ajo pllakë e shënjtë i ka rrënjët Lufta e Vlorës e 1920. Pamvarësisht se çthotë ndonjë se është fryrë.Ky është mendim I papaërgjegjshëm I një njeriu që nuk e njeh histirinë, nuk e njeh Vlorën, Lumin e Vlorës heroizmin e tyre legjendar, të jashtzakonshëm. Në tre muaj luftë ranë dëshmor 470 luftëtar. Vlora e vogël atomike,e bukur mundi pushtuesin, e hodhi në det, Italinë. Kënga popullore thotë: Çështë kështu si dëgjojmë/Bëhet dyfek në Vlorë/Po vallë me kë luftojnë/Me një mbret 40 milion/Po me se luftojnë vallë/me sopata e hanxharë…Kotën,Vlorën e mori historia shqiptare, europiane,botërore .Kjo forcoi themelet e Pamvarësisë, realizoi amanetin e madh të Ismail Qemalit: ‘Nuk vura pasuri ju lë amanet vatanin…”

Një nga trimat-shokët e Ismail Qemalit ish djaloshi kuçiot Jaho Gjoliku.Ish gjithë Kuçi heroik me tradita të larta.KuçiiI Kont Uranit mbrojtësit të kalasë së Krujës,zëvëndësi i Skënderbeut. Kuçi 1200 familje. Aty kish rezidencen shtatmadhoria e Skënderbeut dhe Papa i Vatikanit. Kuçi dha dy kryeministra një Egjiptit e një Italisë dhe një papë Vatikanit. Dhjetë gjeneralë Kuçiot luftuan për Çlirimin e Greqisë,që na ka grabitur Camërine dhe kërkon ndryshimin e kufirit detar. Në LANC Kuçi u quajt Kuçi martirë. Dha xha Jahon edhe ky legjendë,Memo Meton Hero i Ppullit,Qazim Kondin gjeneral, anëtar i shtabit të zonës së parë,si dhe xha Jahua komandant brigade.Kuçi martire dha 145 dëshmorë. Kuçi është vullkan heroizmi. Me xha Jahon dhe Qazim Kondin ishim anëtar të shtabit të zonës parë Vlorë Girokastër,ai ishte sa babai im 22 vieç,më thosh Rrapo djali.Dy djemë të Xha Jahos Mitati dhe Aliu luan,lule djem të dy me universitet në një ditë heroikishtë ranë dëshmorë,Aliu në Delvinë e Mitati në Mavrovë.Vajza Liria pioner partizanë shqiponjë, debutetë socialistë dinjitozë juriste e avokate me famë.Familia Gjoliku me heronjë, legjendë me në krye gjeneral,komandant Jaho Gjolikun legjendar.

Unë linda 9 vjet pas ngritjes së Flamurit. Shokët e Ismail beut ishin si prindërit e mi psh.Avduraman Çiraku burrë i zoti, i thjeshtë, Ibrahim Shyti librari i Vlorës, i ditur, punëtor, i thjeshtë,vetë dhe dy djem dëshmorë Luterin dhe Hektotin(Torin) shoku im i klasës si ëngjëll në Tregëtaren.Pajtimi edhe ky shoku im kolonel-ekonomist i madh.Gjeneral Tanushi e gjithë fisi Shytaj i shkëlqeu Ibrahim Avdullau e familja e tij shumë fisnike, shëmbull një djalë dëshmor,bazë e lëvizies. Tol Arapi burrë i urtë ,i thjeshtë, i palodhur, shumë i zoti,familja ndriste 12 vetë, 5 djem e 4 vajza, në shkolla të shkëlqyer, 4 lopë i mbante afër. Qumështi i tyre sillte lumturi. Jetova në këtë familje të madhe të kulturuar,Vllasi shoku im i ngushtë revolucionar e anëtar i rrallë, Liri Arapi si motra ime, vajza më revolucionare në Vlorë, udhëheqëse e shquar e grave të Shqipërisë. Petrit e Astrit Arapi bënë shumë për sportin në Vlorë, gjithë familja e shkëlqyer.Fatos Arapi fenomen i zgjuar, pioner partizan heroik,  shkrimtar i madh evropian. Më quan vëllai ynë i madh. Aty vinte dhe një kolopuc kushëri i parë, i zgjuar,,qysh atëhere deri më sot jemi shumë të dashur, udhëheqës të Tiranës, unë i partisë ai i rinisë, unë ministër ai ministër, kryetar i komisionit të planit, professor doktor i shkencave. Mik e shok për kokë Ismail Qemalit iu bë në fshatin Mifol të Vlorës, një patriot nga fisni Nushi,e cila e ka pritur me shumë nderim, këtë njeri të jashtzakonshëm,këtë njeri të Madh.

Dhe tani disa mendime për qëndistaren e flamurit.Babai thirri të bijën Marigonë për Ismail Qemalin.,për flamurin që do të ngrihej me rastin e shpalljes së pamvarsisë.Dhe ajo për gjithë natën e qëndisi,të kuq me shqiponjën dy krenare në mes.Kështu Marigoja bukuroshe hyri në histori.

4.-Pas shpalljes së Pavarësisë cilat janë disa nga përpjekjet e shqiptarëve për ta ruajtur atë?

Ka shumë ngjarje e veprime të rëndësishme si Lufta e Vlorës e vitit 20/lufta e trimave me fletë/hodhën pushtetin në det/bëri bujë gjithë andej në kontinentet. Kongresi i Lushnjës ishte ngjarje tjetër me rëndësi,por populli do vuante akoma nga Qeveria e Ahmet Zogut.Mbreti Zog ishte tradhëtar, kriminel, hajdut,si kjo Qeveria e sotme që në vënd të ngrejë e propagandojë vlerat e Ismail Qemalit me rastin e 100 Vjetorit të Pamvarsisë,thotë do t’i ngrejë bust Leka Zogut. Me ardhjen e fashizmit më 7 prill 1939 Shqipëria mbeti pa zot, Zogu frikacak e hajdut iku fshehurazi.Flamurin e luftës e ngritën populli shqiptar me patriotët e komunistët si i riu hero Qemal Stafa me shokë.U krijua Partia Komuniste Shqiptare e Fronti antifashist nacional çlirimtar. U ngrit populli në këmbë,vëndi u dogj, u shkatërrua,u bë luftë e paparë, heroizëm i pashëmbëllt. Shqipëria në këtë luftë mbajti krahun me aleatët Sovjeto-Anglo-Amerikan.

Krerët pasanik tradhëtar u vunë në shërbim të armiqve,gabuan dhe ish patriotët. Shqipëria u rrezikua, do zhdukej.Shërbim të jashtzakonshëm u bënë armiqve Balli Kombëtar e Legaliteti. Për patriotizëm e heroizëm u shqua fronti pa dallim feje,krahine, ideje. Në krye të heronjëve ishin komunistët Qemal Stafa, Vojo Kushi,Perlat Rexhepi, Vasil Shanto, Vaso Kadia, Jordan Misja, Abas Shehu Mustafa Matohiti, Ali Demi,Heronjët e Vigut, Heronjët e Pojskës Reshit Çollaku,Ptoleme Xhuvani,Abas Shehu,Ramize Gjebrea, Zaho Koka,4 heronjët e Topanasë, Margarita Tutulani. Kahreman Ylli, Zylyftar Veleshnja etj,etj. Grupi i famshëm i Pilurit me në krye bilbilin, poetin Lefter Cipa këndon:”Kemi derdhur gjak me okë/ndaj lulëzon kjo tokë/28000 yje/Shqipëria mban në gjokës.Në Luftën NCL dhanë jetën 28000 dëshmorë, morën pjesë 70000 partizan,nga këta 6000 ishin vajza, rreth 80 përqind ishin në moshën 13-22 vjeç,shumë prej tyre ishin të rinjë komunistë, atdhetar të flakët heroik. Lufta NCL është epopeja më e lavdishme e popullit shqiptar.U evitua zhdukja e Shqipërisë.U krijua Shqipëria e re,u vendos pushteti popullor, liria e përjetshmë, nënë udhëheqjen e udhëheqësve të lavdishëm legjendar të LANCL Babë Myslym Peza. Mehmet Shehu, Hysni Kapo, Haxhi Lleshi , Spiro Koleka , Spiro Mojsiu, dr.Medar Shtylla, dr.Omer Nishani, Bedri Spahiu, Tuk Jakova, Gogo Nushi, Beqir Balluku, Shefqet Peçi, Manush Myftiu, Rita Marko, Petrit Dume, Kadri Hazbiu Haki Toska, Qazim Kondi, Hito Cako , Rrahman Perllaku, Sadik Bekteshi, Kiço Ngjela, Abdyl Këllezi, Koço Theodhosi, dr.Aleksandër Xhuvani , Vasil Kati, Dr,Aleks Buda, Pr.Eqerem Çabei, Thoma Deliana, Agim Mero, Abedin Shehu, Irakli Bozo, Myqerem Fuga, Tonin Jakova, Ramiz Alia, Abedin Shehu, Sul Baholli,Koço Tashko. Pilo Peristeri, Petro Papi,Teki Koloneci, Nexhip Vinçani, Stefo Grabocka,Miftar Grabocka, Pandi Kristo, Mihal Lako, Bilbil Klosi,Nuredin e Namik Cakrani,Kapo Kuta,Petro Marko,Shefqet Musarai, Dhimitër Shuteriqi,Piro Dodbiba, Petrit Hakani, Persefoni Todri,Kadri Musai, Alqi Kondi, Vasil Dalani,Sami Gjebero,Bexhet Mema,Miho Xhani,Nexhmije Hoxha, Fiqiret Shehu, Vito Kapo, Liri Belishova, Ollga Plumbi,Naxhie Dume, Qibrie Ciu, Lejla Miftiu, Piro Gosho, Gaqo Nesho, Nonda Bulka. Sotir Papuli, Dashnor Mamaqi e qindëra të tjerë me Enver Hoxhën në krye.

Tani është bërë edhe Kosova shtet i dytë shqiptar. Kudo shqiptarët kush më pak e kush më shumë diçka kanë fituar.S’ka rrugë zgjidhje tjetër.Do të vijë patjetër dita që do të bashkohet Shqipëria. Ka afro 20 milion shqiptar në botë, kudo mirë kanë bërë. Shqipëria ishte 500 vjet nënë robërinë turke,kush nuk e ka pushtuar Shqipërinë,që nga Hunët e Tatarët, deri te fashistët e nazistët barbar më të mëdhenj. Populli shqiptar rezistoi, mbijetoi, nuk u zhduk, nuk u asimilua. Jemi kombi më i vjetër këndon artisti i talentuar e i palodhur Ylli Baka. Shqipëria është e bukura e dheut, gjuha jonë është gjuha e Perëndisë.

5.- Si e gjen ky 100 Vjetor i shpalljes së Pavarsisë, Shqipërinë, dhe si ju duket vlerësimi nga politika e sotme, për burrin e madh Ismail Qemali?

Përgjigje:Europa i është shumë borxhlie Shqipërisë. Shqipëria, Skënderbeu

legjendar e shpëtoi Europën. Kënga popullore është: 25 vjet me radhë  Skënderbe/theve gjithë ata sulltanë/shpëtove Europën mbarë/nga pushtuesit otoman/që do të vinin zjarrë/popujt do qenë shtypur vrarë/do ishin bërëmyslyman/do ishte qindra vjet pas”.

Njëri pas tjetrit emisarët europian vijnë e japin këshilla e thonë nuk ndërhym në punët  e brendëshme të Shqipërisë. Nga ana e tyre qeveritarët i falenderojnë për”ndihmën e madhe” dhe vazhdojnë të vjedhin, bëjnë kërdinë. Kur duhet që Europa e madhe të mos e lërë Shqipërinë të bëjnë ç’të duan hajdutët, gënjeshtarët. Do të ish dashamirësi e ndihmë konkrete falas, që shtetet europiane të mernin në patronazh krahina të Shqipërisë e për një kohë 10-15 vjeçare ta ngrinin në nivelin e tyre ekonomik e kulturor. Ç’farë e ka Europa e madhe gjigande, Shqipërinë e vogël? Ato që thotë qeveria për arritje të këtij viti e në prag të 100 vjetorit të Pamvarësisë janë fund e krye gënjeshtra, demagogji, hipokrizi për interesa të saj. Përditë dëgjojmë në media për afera, korrupsion,vrasje, rritje të varfërisë për popullin e shtim të rrogave për administratën shtetrore ,diegie të qindra e qindra hektar me pyje, prerje të shiritave të rrugëve edhe për 2-3 km duke u trumbetuar si arritje të mëdhaja etj ., të cilat bëjnë që ekonomia dhe shqiptarët të zhyen përditë në këtë batak të krijuar prej politikës. Është e kundërta e Ismail Qemalit të madh, shpëtimtar, ai u shkri, nuk vuri pasuri, fali jetën. Saliu me Qeverinë e kanë bërë Shqipërinë si çiflik, bëjnë kërdinë. Për këto vlera të Ismail Qemalit pak dëgjoj të flitet e të shkruhet. E majta që në fakt është më e fortë, kërcënon si ai që thotë:”Biem dhe një herë pa të shikosh”. Nuk e demaskon dot ketë qeveri anti popull. Nuk e tremb nuk e frenon dot. Partia Demokratike e mazhoranca janë në rrugë të gabuar, të korruptuar, atje bëhet çfarë thotë njëshi. Flet Sala: bënë të zezën të bardhë, tradhëtarët i bënë heronjë e heronjët tradhëtar, flet e ç’nuk thotë. Kjo është në favor të opozitës, por Saliu sundon, livadhis si ergiele, bënë si të dojë. Deputeti socialist Shalsi para pak kohe bëri një deklaratë tronditëse në Parlament që gjëmoi si granat,… tha se për shtëpinë e pushimit të Kryeministrit për paisjen e saj do të harxhohen 700 milion lek, të Presidentit 500 milion, e Kryetares Parlamentit 300 milion,e ministrit të financave 100 milion. Janë shifra marramëndëse.”Fshati digjet kurva krihet” thotë fjala e urtë.Çjanë këto qindra milion, këto lekë si kokra orizi? Një milliard e 600 milion për 4 familje? E tmerrshme. Merren nga populli i cili s’ka bukë të hajë,1 milion pa punë.Vjedhje, krim i jashtëzakonshëm.

Po të përdoreshin një milliard e gjashtëqind milion,për popullin dhe që duhet të përdoren për të varfrit,hallexhinjët,të paaftët, romët egjiptianët që jetojnë keq e më keq do të ishte qëzim i madh. Kështu veprojnë Qeveritë popullore, ndërsa anti populloret mendojnë e zbatojnë “O Mete për vete”. 100 Vjetori e gjen Shqipërinë të fundit në mjerim,më të korruptuarën,të përçarë, në krizë të thellë ekonomike e politike. Kjo është e vërtetë.Nuk ndihet atmosferë dasme të madhe, festë të jashtzakonshme, se janë të zhytur në korrupsion,”O Mete për vete”.”Meten për vete e kanë mbështetje.Nuk gjëmojnë për nder të kësaj feste festivalet,maratonat, pallatet e kulturës,kalatë,sheshet e qyteteve nga këngët, vallet, kostumet fantastike, artistët e mrekullueshëm si Mariola, Maya,Petriti,Juli,Eli,Parua,Denisa, Aurela, Ylli,Baka, Artiola, Gjylbegu, Subashi, Vera,Goliku, Poni,Grupi I Pilurit,Himarës,Dukatit,Lapardhasë,Silva,Teuta,Dhurata, Shkëlzeni,motrat Mustafa, Shyrjetja,Zef Beka,cifti Osmani, Sinan Hoxha,Selami Kolonja, Kondakciu,motrat Libohova,Laveri, Vaska, Gjyslja e dhjetra e qindra të tierë.

6.Mund të thoni disa nga këngët që populli i Vlorës, por edhe i Shqipërisë i ka kënduar dhe këndon Ismail Qemalit.

Përgijigje: Po e fillojë me këngën:

1,Ismail Qemali me derte/deputet në parlamente/si i le ato salltanete/të gjithë të

thoshin lepe/ jetën tënde se kurseve/qysh i çave ato dete/I çava për Shqipërinë/që të ish zonjë më vete.

2.Më 28 nëndor/në këmbë u ngrit Shqipëria/Smail Qemali në Vlorë/me gjithë shokët e tija/mori flamurin në dorë/me këtë shpallet liria/poshtë tirania robëria/nuk ka vënd këtu Turqia/Evropa ta dëgjojë/se ka trima Shqipëria.

3.0 Qemal kur të përzunë/kur desh të të zërë Turqia/dhe një çik pra të zun/erdhi të mori gjemia/brënda në Paris të shpunë,atje ish kadimia/seç u ngrit Krali në gjunjë/mbretëresha dhe e bija/cili je ti more burrë/që do pallatet e mia/unë jam Smail Qemali prapa më vjen historia/të lutem dua një vulë/të na vendoset kufia/të shtat vulat ja prunë/po do mos dojë Turqia/do dojë se s’është punë/është jona Shqipëria Sazan e Karaburuni/ janë vatanet e mia/do ti marr se sështë punë e ka thënë Perëndia.

4.Smail Oemali me vulë/ashtu shumë të sëmurë/brënda në gjemi të vunë/në Perugia të shpunë/dhe jatrot shpejt tu vunë/po kish fund ajo punë.

5.Në Vlorë foli Prefekti/Osmën Haxhi Muhameti/foli si bilbil i shkreti/tha të mblidhen mileti/se vijen Qemali nga deti.

6.Çtë them për ditën e shtunë/të këqiat që më zunë/të këqiat që m’u qepnë/të gjitha të rënda qenë/për patriot Smail benë/për Smail bej bukurinë/që e kanë shtritur Kaninë/kombin tonë na nxinë/Shgipërisë i hodhë mavrinë.

7.Zu Esati duke thënë/si deshëm ashtu e bëmë/Esat Pasha zemër qëni/s’pati besë sa e bëri/Qemalin sa na humbi/patriot i këtij vëndi/se ta kishim nevojë/sa të mbyllej ajo gojë/se s’ka kush ta kërkojë/tani mua të dëgjoni/aspak të mos mendoni/sa të jetë lala gjoni/hani pini e këndoni.

8.Një djalë nga Libohova/mbushur xhepat me të holla/hipi vaporrit e shkoi/në Paris vajti qëndroi/Esat Pashën e kërkoi/me nagant e qëlloi/të shtatat ja numeroi

9.Të vran Avni të vranë/nja dy djem nja dy matjanë/të futurë nga Zogu i parë/për dajën Esat Pashan/në kryeqytet Tiranë/sheshi emërin tënd mbanë/vasiet le një fjalë/në Vlorë ma bëni varrë/bashkë me Smail Qemal

10.Kjo Vlora këtë herë, biri i nënës o Avni/është nxirë e bërë sterrë, djali i nënës o Avni/të madh e ka vënë vrerë; biri nënës o Avni/mban zi për Avni Rustemnë, djalë i nënës o Avni.

11.Mos pandeh se u harrove, Avni Rustemi o lule

Dhe në histori u shkrove

në të bukurën Libohovë.

Monumenti, muze të kujtojnë

në nënën,parajsën Vlorë.

Në monument madhështor

hero përjetë ti gendron.

Qemalit jetën ja dhurove

për të ka një përmendore,

në shesh të Flamurit përkujtimore.

Përmendore kolose

artistike,frymëzonjëse,

krenari e Vlorës shënjtore.

I dashur Xha Rrapo, të falnderojë shumë nga zemëra, për këto mendime dhe vlerësime që i bëtë Ismail Qemalit, këtij patrioti dhe burri të madh të Shqipërise. Punuam disa ditë bashkë për këtë intervistë, duke ju krijuar edhe lodhje për moshën që keni, ndaj ju kërkojë edhe ndjesë. Ju tërë jetën sa keni punuar por edhe tani në moshën e pleqërisë e keni mbajtur dhe e mbani lartë dhe të pastër flamurin e ngritur nga Ismail Qemali më 28 nëntor 1912 në Vlorë.