Ilmi S.Qazimi: Konferenca e Pezës, gur qosheje për unitetin e shqiptarëve në LANÇ

Ndoqëm me kujdes “Sesionin Shkencor mbi Antifashizmin Shqiptar” më 16 shtator 2024,mbajtur në sallën e Kuvendit të Shqipërisë,nën drejtimin e znj. Elisa Spiropali. Si organizimi, pjesëmarrësit, (90%  nxënës shkollash dhe të tjerët të rritur e të moshuar deri tek një  97 vjeçar pjesëmarrës aktiv në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar) si dhe ligjëratat e profesorëve të paracaktuar për këtë qëllim, janë për t’u vlerësuar.Është një lloj suksesi që, edhe pse shteti pak e kujton Luftën Antifashiste Nacionaçlirimtare që bënë dhe e fituan  baballarët dhe gjyshërit tanë para 80 vitesh, përsëri piketa historike si Konferenca e Pezës sillen në kujtesë të brezave të rinj. Por si poi servirin folësit dhe drejtuesit aktualë të vërtetat e asaj Lufte, le të ndalemi pak vetëm në referatin qëndror që mbajti Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë.

Të gjithë ata që u dhimbset  atdheu, ata që duan të dinë të vërtetën historike për Konferencën e Pezës,që të  binden se znj.Elisa Spiropali, në të quajturin “Sesion Shkencor mbi antifashizmin shqiptar” më 16 shtator 2024,mbajtur në sallën e Kuvendit të Shqipërisë,ka tjetërsuar pjesë të historisë,  nuk ka thënë ato që iu duhen shqiptarëve, miqve dhe armiqve të Shqipërisë, le të marrin mundimin e të njihen edhe me këto argumentime që vijojnë.

Sigal

E para.Ja kush ishte Konferenca e Pezës: U mblodh në Pezë më 16 shtator 1942 me nismën e Partisë Komuniste të Shqipërisë. Në historiografinë shqiptare njihet me këtë emër, por edhe me emrin Konferenca  e parë Nacionalçlirimtare. Morën pjesë 18 vetë si anëtarë dhe  disa të tjerë si dëgjues.midis tyre edhe jjë grua. Komunistët i përfaqësonte  Enver Hoxha. Zogistët i kryesonte  Abaz Kupi.Patriotët përfaqësoheshin nga Myslim Peza, Haxhi Lleshi e Mustafa Xhani.Nuk e pranoi pjesëmarrjen në konferencë kryetari i Ballit Kombëtar Mit’hat  Frashëri.Delegatë të tjerë ishin nga rrymat nacionaliste të kohës.Problemi themelor i kësaj konference ishte bashkimi i popullit shqiptar  në një front të vetëm për të përballuar pushtimin fashist  të vendit. Të gjithë delegatët u shprehën për bashkim.Vendimi kryesor që mori konferenca ishte: krijimi i Frontit Nacionalçlirimtar në të cilin do të bënin pjesë të gjitha forcat antifashiste të vendit tonë, të gjithë patriotët,pavarësisht nga përkatësia shoqërore, nga dallimet fetare, nga dallimet fetare,krahinore dhe nga bindjet politike. Ky Front do të kishte  këto tri detyra kryesore:

1. Të mobilizonte  popullin shqiptar në luftën kundër pushtuesit fashist për të rifituar pavarësinë kombëtar;

2. Të udhëhiqte këshillat nacionalçlirimtare që do të formoheshin si organe lufte në zonat e pushtuara dhe si organe pushteti në zonat e çliruar;

3. Të rreshtonte Shqipërinë dhe luftën e saj antifashiste në  Koalicionin Anglo-Sovjeto-Amerikan. Konferenca qartësoi se  lufta e popullit shqiptar do të kishte karakter nacionalçlirimtar dhe do të zhvillohej në kuadrin e atij koalicioni. Kjo luftë do të  niste me njësitet guerrile dhe çetat partizane. Prej kësaj lufte do të dilte edhe Shtabi i Përgjithshëm dhe do të krijohej  Ushtria  Nacionalçlirimtare  Shqiptare.Nacionalistët në konferencë nuk ishin dakord me emrin “çetë partizane” me yllin e kuq pesëcepësh në kapele të luftëtarëve. Ky kundërshtim u kapërcye duke  vendosur që të krijoheshin dy lloj çetash partizane dhe vullnetare të lirisë, ku të parat në kapele do të kishin flamurin kuqezi dhe yllin partizan dhe të dytat të kishin vetëm flamurin kuq e zi. Qeverisja e vendit gjatë kësaj kohe lufte do të kryhej nga këshillat nacionalçlirimtare.Në Konferencë u diskutua edhe çështja e Kosovës.Aty u tha që populli shqiptar i Kosovës dhe viseve të tjera në Jugosllavi  në bazë të Kartës së Atlantikut do të ngrihet kundër fashizmit, krahas popujve jugosllavë.Në fund Konferenca miratoi njëzëri Rezolucionin e saj i cili do të përbënte platformën e Luftës Antifashiste  Nacionalçlirimtare. Në mbyllje të saj, Konferenca zgjodhi Këshillin e Përgjithshëm Nacionalçlirimtar prej tetë vetësh: Abaz Kupi, Enver Hoxha, Kamber Qafmolla, Mustafa Gjinishi, Mustafa Xhani, Myslim Peza, Ndoc Çoba dhe Ymer Dëshnica.

Konferenca iu drejtua popullit shqiptar me një thirrje ku  bëhej e ditur se  delegatët e tri rrymave nacionaliste  u takuan bashkë me delegatët e Partisë Komuniste Shqiptare dhe deklaruan vullnetin e tyre për luftë të përbashkët, deklaruan bashkim kombëtar në një front të përbashkët. Konferenca i bënte thirrje popullit shqiptar që të rrëmbente armët  e të bashkohej me vullnetarët e lirisë dhe çetat partizane për çlirimin e vendit nga fashizmi dhe tradhtarët.

E dyta.Të përkujtosh Konferencën e Pezës, pa thënë asgjë se Shqipëria, duke zbatuar vendimet e asaj Konference për tre vjet pandërpreje, me luftë të armatosur e pakompromis, duke dhënë gjakun 28 mijë dëshmorë, u çlirua më 29 nëntor 1944 ,të thuash se “Çlirimtarët nisën të sillen si pushtues dhe heronjtë e djeshëm u shndërruan në banditët e rinj të veshur me pushtet ideologjik,” është antidialektike, antihistorike, antikombëtare. Është tjetërsim skandaloz, poshtërim  i  vetvetes si person titullar i ardhur rishtaz në një kolltuk ku presupozohet se bëhen ligje për popullin, kombin, truallin, shtetin e pavarur. Është injorim i dënueshëm i të vërtetës historike shqiptare. Është fyerje shumë e rëndë që i bëhet fitores  së asaj Lufte vigane  Antifshiste Nacionalçlirimtare  të cilën zonja Spiropali kërkon të përkujtojë me një”sesion shkencor”. Kush qenkan këta banditë  që drejtuan Shqipërinë, gjatë kohës kur kanë jetuar edhe  gjyshërit( që zonja në fjalë, e lindur në dhjetvjteshin e fundit të socializmit,  ka guxim dhe iu shqetëson eshtrat)  me liri të plotë  jete, me punë e me strehim të garantuar,me shkollë të detyruar, me siguri jetese të padiskutueshme, me zhvillim ekonomik, kulturor dhe emancipues gjithnjë në ngjitje, nga kandili gjer te elektrifikimi i plotë  territorit  brenda kufirit shtetëror ku banonin shqiptarë, nga analfabetizmi gjer tek Universiteti dhe insitucionet e larta arsimore e kulturore?!”Për gati gjysëm shekulli komunizëm barbar, Shqipëria dhe shqiptarët përjetuan metamorfozën e çlirimtarëve të shndërruar në pushtues të vendit të tyre,”- deklaron me solemnitet kryetarja e Kuvendit.

Kush është barbar ai apo ky pushtet që ju solli ju në atë karrige? Ai që  siguroi bukën e popullit në vend apo ky që sjell hime e miell të prishur nga Serbia e Ukraina? Ai që e ngriti gradualisht e në  mënyrë të barabartë mirëqenien e katër milion shqiptarëve apo ky pushtet që   krijoi polarizim  vrasës e të skajshëm  të jetesës, ku katërqindmijë shqiptarë jetojnë në varfëri dhe njëqindmijë  të vetmuar e pa njeri?Kush është barbar, ky pushtet që detyron dhe stimulon emigracionin masiv apo ai që  u siguronte punë dhe arsimim të gjithëve duke begatuar truallin e lindjes? Ky pushtet që  e ktheu Shqipërinë në han pa asnjë portë apo ai që  kufizonte dhe ndalonte me ligj drogën, armiqtë e maskuar, diversantët,sëmundjet, kriminelët,vjedhjet,imoralitetin, gjakmarrjen, sabotatorët?!

Ç’është ky “pushtet ideologjik” ,me të cilin qenkan veshur “heronjtë e djeshëm”?-që na rrëfen kryetarja e Kuvendit?! Kush mund t’i pranojë këto mufka e broçkulla si të vërteta historike?

Pse nuk e ka guximin ta thotë  shqip:”Shqipëria mori anën e kampit socialist fill pas rënies së fashizmit dhe nazizmit sepse në krye të asja lufte ishte Partia Komuniste që udhëhiqej nga Enver Hoxha.E në këtë kamp ishte një e gjashta e botës së asaj kohe.Por ai sistem  dështoi pasi u tradhtua.“ Si guxon shefja e Kuvendit të shpërfillë,mohojë, injorojë  jetën 45 vjeçare të vendit të saj, të pararendësve të saj e të mi, e të të gjithë banorëve të këtij vendi?

E treta.Përse e injoron znj.Kryetare, faktin që  anëtar i Kartës së Atlantikut ishte edhe Bashkimi Sovjetik? Cili institucion shkencor paska vendosur që Karta e Atlantikut e vitit 1941 të quhet ” busull e ndërgjegjes morale të njerëzimit”?! Ç’na qenka ky” instinkt” (paçka se ju e shkruani gabim fjalën,ngaqë nuk keni bërë të plotë arsimin në gjuhën shqipe, se në ato vite të shkollës në Shqipëri luftohej për të të sjellë demokracinë-që na i mbylli fare shkollat në fshat),  i mbijetesës së shqiptarit”?! Shqipërisë,”Perëndimi  i përket si aspiratë, si vlerë dhe si zgjedhje e zgjidhje të vetme?!”- guxon e profetizon znj.Spiropali!? Deri këtu shkon megalomania e patronazhistëve të sotshëm fatkeqë e me doza të mëdha paditurie!

E katërta. Në raste të tilla përkujtimoresh,si kjo e Konferencës së Pezës,brezat  në  vijimësi  serioziteti,nuk pranojnë hartime apo ese të bukura të mbushura me fjali evazive,eklektike,tjetërsuese, shpërfillëse, pragmatiste, apo sofizma propagandistike,por njohjen e  vlerave historike reale  të  panumurta që ka e kaluara jonë luftarake e punëdashëse, për të na shërbyer në të ardhmen, që Shqipëria të mosasimilohet si shtet, si komb, si vend.Aq më keq që të tilla ligjërata pa bosht kombëtar, pa përmbajtje nga tabani i historisë së këtij populli iu kumtohen fëmijëve të shkollave.