Si u thërrit mësuesja pas mësimit nga kryetari degës së Punëve të Brendshme të Vlorës, i cili i thotë, që ajo të bëhet bashkëpunëtore e Sigurimit të Shtetit, për të vëzhguar Vatikanin, ngaqë kishte ardhur nga Italia dhe ishte strehuar tek murgeshat. Përgjigja ishte: Unë jam fetare që besoj, dhe në ungjill thuhet se “nuk duhet t’i bëj keq tjetrit, se ky është mëkat, që dënohet nga Zoti”. Për hakmarrje, policia sekrete planifikon vrasjen tragjike të saj dhe më 18 gusht 1965, H. Papa, kthehej e vetme nga shkolla, ecte me biçikletë si zakonisht. Në kthesën, pranë Pusit të Mezine, goditet nga një makinë “Skodë”, me targë DR. Ju thye boshti kurrizor. Në spital i thotë të vëllait Th.Papa se, nuk kishte faj, por një shofer e kishte goditur, qëllimisht. Vdiq brenda ditës e vrarë nga dora kriminale e policisë sekrete
1.Narta është fshati,që fillin e ka të lidhur me lagunën. Në Dajlan gjuhet peshku, kapen ngjala, që të llapashitet nëpër duar. Vreshtat e Nartës kanë ajkën e verës,që të zë trutë. Verë e kuqe, brusko,e adhtë . Që prej motesh në këtë vend familja e Mihal Papës kishte mbjellur 560 rrënjë ullinj, kishte 40 dynym tokë, shtëpi dykatëshe, që popullohej nga 3 djem dhe katër vajza. Kështu, Narta është kjo vendlindja me vreshta të harlisur, mbytur nga gjelbërimi, ishulli i Zvërnecit , laguna me gjallesa, mbrëmjet e largëta. Prisni këtu lindi, ajo, që shkoi për t’u kuruar dhe u kthye e gjeti vdekjen në vendin e saj. Dosjet e sigurimit u frymëzuan, duke shtrembëruar të vërtetën, duke vendosur frikë, ankth, por e vërteta, që njohin vendasit është e vërteta e shuarjes së saj. Ajo , në listën e vdekjes,ishte që ditën, që mbëriti, ngase regjimi nuk i shikonte me sy të mirë intelektualët.
2.Quhej Harikli Papa . 9 vjeçe e bukura vajzë, si kumbull, shtatëhedhura me ecjen si zog dhe me sy kristali, thurte ëndrra lumturie, por ftohet nga dimërkeqi dhe në krahë të atit, përfundon në Itali, për t’i shpëtuar sëmundjes. Në Bergamo, tek miku Xhakomo, Harikli gjeti strehë, për 26 vjet. Me fillimin e luftës, komunikimi u ndërpre. Gjatë këtyre viteve, Harikli rritet, formohet dhe Xhakomo kur e sheh të rritur mobilizoi gjithë financat e tij, që vajza shqiptare e tretur nga ftohma, të merrte veten dhe të arsimohej. Ajo asnjëherë nuk pushon së besuari se vendlindja e saj, atdheu që gjendej në luftë do të çlirohej dhe ajo, do të kthehej, përsëri në vendlindje. Harikli studion frëngjisht dhe italisht, ndërkohë ka mbaruar lufta. Vajza nuk e dinte se në Shqipëri, i ati kishte pësuar fatin e shpronësimit, për të mos ndërprerë buzagazin e vajzës, që ishte në prag të fikjes, mori vendimin që të mos i tregonte asgjë. Në vitin 1950, nëpërmjet zyrës së informacionit, mbas 7 vjetësh, vajza i përgjigjet. Ishte ndërkaq 15 vjeçe, me një lumturi qiellore. Përgjigja ndriçon rrugën e gremisur nga lufta.
“Ndodhem në Bergamo, mos u bëni merak”.
Ajo ka gjetur ndërkaq strehë tek murgeshat. Pasuria intelektuale e kësaj vajze të bukur, thellësia shpirtërore e kanë bërë,që të preferohet midis të tjerave dhe emërohet mësuese në fshatin Gazinuk të Bergamos. Gjatë kësaj kohe, familja rivendos korispodencën dhe e malluar për të bijën, kërkon,që ajo të kthehet në Atdhe . Ajo përgjigjet se ka shumë kohë,që ëndërron dhe është e emocionuar. Në vitin 1960 oficeri i marinës merr takim në Padova të Italisë, me autorizimin e prindërve dhe me miratimin e të dy palëve,vajza kthehet në vendlindje. Bukuria e saj, shpirti i pasur filluan të vënë në lëvizje, jo vetëm vendlindjen,vendin përrallor me ishullin, por me dajlanin, që regjimi e kishte rrethuar me tela me gjemba.
3.E krehur me flokët me vijë në mes, me zërin plot joshës me mirësi në sy, e veshur me një fustan të bardhë me pika të zeza, me një botë të pasur shpirtërore, kjo ishte e motra kur mbriti në Nartë, mbrëmjen e shtatorit 1961,tregoi i vëllai i Hariklitit. Banorët e fshatit e pritën jashtë gjithë kureshtje, ishte hera e parë që një vajzë fshati vinte nga përtej detit, pas një mungese 20 vjeçare. Të parën gjë që kreu ishte porosia e Xhakomos: Mesa dimë ne atje sundojnë komunistët, po ta ndiesh veten keq duhet të dalësh në fotografi shtrirë .Dhe ajo ashtu bëri. Doli shtrirë duke pasqyruar diellin e regjimit të mbuluar prej kohësh nga re të zeza si vera e mbyllur në qelq. Por a mundej të kyçej Zoti, brenda katër mureve ? Rrëfen i vëllai se Harikliti thoshte :Këtu ndodhin gjëra të papëlqyera të cilat unë nuk i shikoj dot, më mirë të vdes. Jashtë në Itali ishte tjetër botë. Si do të na vejë halli? Në shtator filloi punën si mësuese në gjimnazin Halim Xhelo në hyrje të qytetit. Kthehej nga shkolla dhe mbyllej brenda katër mureve të ftohtë të shtëpisë. Bukuroshja gjatë kësaj kohe kishte agstraguar një gjendje të rëndë shpirtërore.
4.Policia sekrete pas mbëritjes së saj nisi survejimin. Në dosjen e saj fokusoheshin të dhëna. Një mëngjes pas shkolle, thirret nga kryetari degës së brendshme,i cili i thotë,që ajo të bëhet bashkëpunëtore e sigurimit. Bile,kryetari i ka kërkuar me presion, që ajo të jetë bashkëpunëtore,për të vëzhguar Vatikanin, ngase dyshohej, kishte ardhur nga Italia,ishte strehuar tek murgeshat, të cilat merrnin në mbrojtje njerëzit në nevojë. Po atë mbrëmje Harikli Papa i ka thënë të atit se është në udhëkryq, se nuk mund të veprojë jashtë ndërgjegjes së saj, se i vjen turp dhe keq, sepse në botë nuk merren me këto gjëra,që i propozohen nga sigurimi i shtetit shqiptar.”Unë jam fetare, në kuptimin, që besoj dhe në ungjill thuhet se nuk duhet t’i bëj keq tjetrit, se ky është mëkat i madh, që dënohet nga Zoti. Unë jam brumosur me këtë brumë dhe ndryshe nuk mund të bëjë. Harikli Papa, pozicionohet në përgjigjen :JO! Për hakmarrje, policia sekrete përgatit mynxyrën, rrënimin e saj dhe planifikon vrasjen tragjike të saj .
5.Më 18 gusht 1965, Harikli Papa, kthehej e vetme nga shkolla, ecte me biçikletë si zakonisht. Në kthesën, pranë Pusit të Mezine , goditet nga një makinë “Skodë”, nga pjesa e prapme e saj, nga rimorkio me targë Dr Ju thye boshti kurrizor. Në spital i thotë të vëllait Th.Papa se, nuk kishte faj,por një shofer e kishte goditur, mundej qëllimisht. Vdiq brenda ditës e vrarë nga dora kriminale e policisë sekrete, e cila e kishte dënuar, pse nuk kishte bashkëpunuar me atë? Sipas studiuesit F.M . Rrapaj, që e ka njohur, thuhet se bukuroshja ia ka shpjeguar gjithshka ,i ka thënë se këta më shikojnë me sy të keq, duan të më vrasin, kam frikë”Këtu nuk jetohet, tjetër ishte Italia.
6.Mbas vdekjes, policia sekrete përhapi fjalë se Harikli Papa ishte agjente e Vatikanit, por nuk përfundoi misionin e ngarkuar ,prandaj Vatikani i kurdisi vrasjen. Këto fjalë u përhapën në të gjithë krahinën, së bashku me thëniet:” se agjentët, që nuk zbatojnë detyrat e ngarkuara, kështu e pësojnë. Ja cila është feja, ja cili është Vatikani”.
Dhe për të bërë më të plotë kuadrin, një vit më vonë, vijnë në Nartë për të diskretituar të atin e bukuroshes së pafajshme.”Ne dimë se jot bijë ka qenë agjente e Vatikanit, edhe ti ashtu je,por ne nuk të fusim në burg se je kërmë dhe na qelb burgjet tonë, të cilat janë qendra edukimi. Zor të besohej edhe në atë kohë se një vajzë si ajo e kulturuar dhe e bukur të ishte agjente. Mjaft e besuan dhe thoni, se Vatikani ka njerëzit e tij këtu në Shqipëri,që nuk na e duan të mirën”. Policia, çdo gjë e kishte përgatitur mirë. Ndërkohë, Harikli e pafajshme, pa e gëzuar rininë e saj,u dogj për jetë se nuk pranoi të kryente misionin, që kërkonte policia sekrete, e cila edhe pas vdekjes mundohej t’i harrohej varri, por familja që i lau qefinin, të pastër e mbante varrin në lagunë. Mirëpo lufta më absurde rrënimtare e klasave përvijohej më tej. Ende dyshohej se ajo bukuroshe ishte agjente e Vatikanit, se ai e kishte vrarë. Prandaj me çdo mjet, policia sekrete, përpiqej për ta mbajtur në hije personazhin e saj. 22 vjet më vonë del një novelë më subjektin e saj si agjente të Vatikanit. Ndërkaq qyteti detar, vë në skenë edhe një dramë. Bisha përpara se ta haj,tregon më parë dhëmbët .Policia sekrete, kjo bishë e madhe e regjimit , pas kërcënimit e vrau Hariklitin e pafajshme. Dy herë të vrarë, dy herë e pafajshme. Ky gusht, që pret mbrëmje vere, ku dielli perëndueshem zbret në lagunë është i tridhjeti vit nga koha e largimit të saj. Të vërtetat,që sollën familjarët, nga Greqia erdhi i vëllai me foton e saj në dorë dha mundësi, për të rizgjuar të vërtetën mbi bukuroshen e Nartës, që ishte një vajzë e pafajshme, por e masakruar mizorisht prej policisë sekrete. Kur kam pyetur,një herë, pas viteve ’90:-Pse të mos besojmë se ajo ishte dërguar prej Vatikanit ? Një i afërm i saj më tha: Po të ishte kështu,Vatikani do të ishte interesuar për atë, por askush s’erdhi në varrezën e lagunës. Në varrin e saj nuk u shfaq asnjë murg i asaj kishe, dhe s’kishte arsye. Në varrin e saj është varrosur pafajësia. Kështu, kur muzgjet, puthin lagunën dhe ngjalat llapashiten në liqen, vetëm ëngjejtë në mugëtirë vizitojnë varrin e një bukuroshe të pafajshme.