Fatime Baroni:Përse më rrahu Qazim Mulleti në zyrën e tij, kur xhandarët më kapën në demonstratë

704

INTERVISTA/ Flet Fatime Baroni: Në dramën “Prefekti” të Besim Lubonjës, unë jam ajo vajza e vogël me gërsheta, tani kam mbushur 86 vjeç 

Atyre që e kanë parë komedinë “Prefekti” të shkrimtarit, Besim Levonja, mund t’u kujtohet ajo vajza e vogël me gërsheta, rreth moshës 15-vjeçare, me të cilën Qazim Mulleti zhvillon një debat të ashpër, për faktin se ajo ishte kapur në demonstratë. Midis të tjerave, ish-Prefekti i Tiranës, tenton t’i shkulë flokët dhe të rrahë, këtë vajzë në sy të personave të tjerë që ishin arrestuar për pjesëmarrje në demonstratë. Kësaj vajze në komedinë “Prefekti”, nuk i mësojmë dot emrin, sepse koha që ajo qëndron në skenë është tepër e shkurtër. Por në fakt, ajo është Fatime Baroni, e cila sot po mbush 87 vjeç. Vetë Besim Levonja kur shkroi komedinë e tij, u bazua pikërisht tek ngjarja me këtë vajzë, por për arsye të ndryshme ai nuk i vuri ndonjë emër personazhit të vet. Por secili prej nesh, sapo të shohë gërshetat e dikurshme të Fatime Baronit, do të kujtojë gërshetat e vajzës së teatrit dhe do të bëjë lidhjen e duhur, për identitetin e saj të vërtetë. Dhe sot në moshën 87- vjeçare, Fatimja ka një kujtesë fenomenale. Është strikte dhe në fjalë është e prerë. Luftën e kujton me nostalgji dhe flet plot pasion për luftën për çlirimin e Tiranës. Në këtë luftë ajo është plagosur dhe në krah. Në vitet e luftës ajo nuk harron pëllëmbët e Qazim Mulletit.

 Në ç`moshë keni qenë në kohën e luftës ?

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf