Gëzim Llojdia: “Rrëfimi i heshtur i thesareve të humbura shqiptare”

…Nga nëntoka jonë në muze të huaj

 

Sigal

1.“Në tokën, që fsheh gjurmët e një qytetërimi mijëravjeçar, ushtarë, studiues dhe ‘dashamirë të historisë’ u kthyen në grabitqarë…” Sandro De Maria në artikullin e tij: “Leon Rei, Luigi Ugolini dhe origjina e arkeologjisë shqiptare”, Revista:” Iliria Nr.1-2, 2003-2004, sjell një fakt mbi grabitjen e objekteve arkeologjike të zbuluara në nëntokën shqiptare, diku në veri të vendit dhe i gjithë ky materiali i bollshëm parahistorik (ilir) sipas Ugolinit nga një ekspeditë franceze u dërgua në Francë. Ishte koha kur synimet e të huajve karshi kulturës së lashtë po i kthenin në grabitqarë.


2.Në Amantia grabitjet e italianëve si ushtri pushtuese të territorit ishin akoma më të mëdha Karl Pasch, profesor i Universitetit të Vjenës, sjell një dëshmi të çuditshme. Kur vizitoi Plocën ai pa në oborret e banorëve statuja të cilat i përkisnin qytetit Ilir. E. Izamberti. K. Pachi dhe me vone Ugolini u tërhoqën me tepër pas monumenteve të shpërndarë në fshat, nëpër shtëpitë e oborret. Karl Pachi duke gjetur ne Ploçe monumente te ndryshme arkeologjike, skulptura, mbishkrime, pjesë arkitektonike të shumta e të rëndësishme. Skëndër Anamali :Kërkimet e bëra ne Plocë edhe në vitet e pastajme,treguan se një pjese e monumenteve, që shiheshin mbi sipërfaqe kishin qenë gërmuar edhe me parë. Sipas rrëfimeve të banorëve pleq të fshatit. Ata i kujtonin ende gërmimet, që ka bërë gjatë vitit 1920 ushtria italiane, e cila kishte qëndruar mjaft kohë aty. Ata nuk morren vesh se cfarë  u zbulua,gjatë këtyre gërmimeve.Sepse materialet e gjetura u morren nga ushtarët italiane kur u larguan se andejmi.Eqrem bej Vlora mblodhi jo pak nga pasuria materiale arkeologjike e këtij qyteti. Ai dhe Dr i muzeut arkeologjik Yzeir Alimerko si dhe objektet, që sillte Leon Rei nga Apolonia e kthyen muzeun, në Skelë, ndër më të pasurit. “Grabitja e trashëgimisë kulturore nuk është vetëm humbje e sendeve, por edhe e kujtesës, e identitetit dhe e krenarisë kombëtare.” “Në çdo statujë të zhdukur. Në çdo mbishkrim të rrëmbyer, është një copë e historisë sonë që sot flet në një gjuhë të huaj, në një muze të huaj.” Në atë godinë ishin vendosur gjetjet e Leon Rey.Një prej pionierëve të arkeologjisë në Shqipëri.Neritan Ceka, djali i arkeologut Hasan Ceka, tregon në librin e tij “Apolonia…” se më 1924 filluan gërmimet arkeologjike në Apoloni, nën drejtimin e misionit francez të Leon Rey.Rezultatet ishin premtuese. U zbulua stoa, buleterioni, odeoni dhe biblioteka, ndërkohë që një koleksion i rëndësishëm qeramike u gjet në nekropol dhe u ruajt përkohësisht në ndërtesën e Pavarësisë në Vlorë. Por kjo pasuri u grabit në ditën e parë të pushtimit fashist. Yzeir Ismaili ishte drejtor i muzeut të parë arkeologjik shqiptar. Nën drejtimin e tij muzeu u pasurua me objekte të gjetura në kodrinën e qytetit antik të Apolonisë dhe vende të tjera ilire. Periudha 1937-1939 ishte një epokë e rëndësishme për ruajtjen e trashëgimisë.


4.Në minierën e Selenicës u gjet një statujë e çmuar. Një maket deleje me përmasa të vogla,që italianët e morën dhe e nisën menjëherë përtej Kanalit të Otrantos,drejt muzeve të tyre. Drejtori i muzeut protestoi fuqishëm dhe kërkoi ndërhyrjen urgjente të qeverisë shqiptare, për kthimin e kësaj figure të grabitur. Konsullata italiane iu tha se statuja duhej të rikthehej në muzeun e Apolonisë. Edhe pse kishte studiuar në Itali, Yzeiri nuk iu dorëzua kthetrave të vetmisë dhe vazhdoi të kërkonte kthimin e statujës,duke mbrojtur kështu me dinjitet trashëgiminë e vendit të tij.Në këto përpjekje iu bashkua edhe diplomati dhe eruditi Eqrem bej Vlora.Ai ndihmoi në mbledhjen dhe ruajtjen e objekteve arkeologjike.Megjithatë,grabitjet dhe dëmtimet nuk ndaluan.Gjatë kohës, që drejtoi muzeun,Yzeir Ismaili punoi për të grumbulluar objektet e shpërndara në institucione apo shtëpi qytetare, për t’i ruajtur nga harresa dhe shkatërrimi.

5.Raporti i Ugolinit mbi udhëtimin e tij të parë në Shqipëri. (dorëzuar Ministrisë së Jashtme në korrik të vitit 1924) Ky raport përshkruan shumë nga motivet e tij dhe gjithashtu i jep një kontekst politik veprimtarisë së tij.Edhe pse Ugolini pohon se “nuk ka dalë për asnjë çast nga fusha e tij e studimit të antikiteteve” .Ai megjithatë, thekson rolin politik të ekspeditës, që ishte në kundërshtim me interesat franceze Siç shprehet ai vetë, “u përpoqa që ta bëj sa më të shterpë punën e rivalëve tanë në Shqipëri,” duke bërë të qartë se francezët të udhëhequr nga deputeti Godard dhe misioni i tij arkeologjik përpiqeshin të pengonin punën e ekspeditës italiane.

Përmes këtij raporti, Ugolini shpalos një angazhim të fortë ndaj ndikimit të Italisë mbi Shqipërinë.Ai thekson se materialet parahistorike (“ilir”), të gërmuara nga Dr. Colin në Qerret (Pukë), u transportuan fshehurazi në Francë. Një veprim që ai e sheh si një dëm të madh për Shqipërinë dhe një shkelje të normave shkencore. Për të bindur shqiptarët,ai përdor argumente që prekën ndjeshëm ndjenjat kombëtare të popullit shqiptar. Ai i shpjegonte se eksportimi i materialeve arkeologjike nga Franca ishte një akt i padrejtë dhe që shkaktonte humbjen e faqeve më të rëndësishme të historisë kombëtare të shqiptarëve, ata të ilirëve, paraardhësit e tyre.


6.Për të fituar mbështetje nga autoritetet dhe popullin shqiptar, Ugolini e shfrytëzoi temën kombëtare të origjinës ilire. Ai e dinte se ndjenjat kombëtare ishin shumë të forta, dhe për këtë arsye, duke e prekur këtë pikë, ai mund të siguronte mbështetje për ekspeditën e tij.Ajo që ai përpiqej të bëntë ishte të bënte një diferencë mes metodave shkencore të Italisë dhe atyre të Francës, duke theksuar se mënyra se si vepronin francezët ishte joshkencore dhe e dëmshme për interesat shqiptare.Në fakt, përveç vlerës së tij si arkeolog, Ugolini i jepte një rëndësi të veçantë asaj që ai e quante “interesin kombëtar” të Shqipërisë. Dhe në këtë mënyrë përdorte kultivimin e dashamirësisë shqiptare për ilirët si një mënyrë për të arritur synimet e tij. Ky qëndrim do të jetë i rëndësishëm për të kuptuar më pas zhvillimet e mëtejshme të punës së tij dhe krijimin e Ekspeditës Arkeologjike Italiane.

7.Megjithëse Ugolini kërkonte të nxirrte përfitime politike për shtetin italian, ai gjithashtu shprehu në raportet e tij se ishte gjithnjë në kërkim të rezultateve shkencore dhe se qëllimi i tij i vetëm ishte studimi i antikiteteve.Kjo mund të duket si një përpjekje për të ruajtur një imazh të pastër shkencor, por ato që ka thënë vetë ai në raportet e tij tregojnë se puna e tij nuk mund të shikohej vetëm nën dritën e një arkeologi të pasionuar.Kjo ka sjellë një interpretim të ndryshëm të figurës së Ugolinit, i cili shpesh është quajtur si një “arkeolog-fashist” , termat që mbajnë një ngarkesë politike të fortë.Disa kritika të kaluarës e shohin Ugolinin më shumë si një përfaqësues të politikave të fashizmit italian.Ndërsa të tjerë besojnë se ai ka përdorur studimet arkeologjike si një mjet për të realizuar ambiciet e shtetit të tij në Shqipëri, dhe më pas për të justifikuar ndikimin italian mbi këtë teritor.

8.Dy udhëtimet paraprake të Ugolinit (1924-1925) shënuan fazën e parë të punës së tij në Shqipëri dhe përgatitën terrenin për formimin e Ekspeditës Arkeologjike Italiane,e cila do të drejtohej nga Ugolini nga viti 1926 deri në vdekjen e tij në 1936. Ekspeditat që ai udhëhoqi nuk ishin vetëm për gërmime shkencore, por gjithashtu shërbyen si një mjet për të forcuar lidhjet politike të Italisë me Shqipërinë.


9.Në përmbyllje të reflektimeve mbi periudhën e hulumtimeve arkeologjike, Sandro De Maria, në artikullin e tij të botuar në Revistën “Iliria” Nr.1-2 (2003-2004), sjell një episod të veçantë dhe shumë domethënës. Në një raport të datës 29 maj 1935, agjenti konsullar i Sarandës informonte ambasadën italiane në Tiranë për një ngjarje të pazakontë që kishte ndodhur pak ditë më parë.

Ai shkruante se më 26 maj, një “arkeolog shqiptar,” Hasan Ceka, pa asnjë njoftim paraprak dhe në mungesë të Prof. Ugolinit, kishte shkuar fshehurazi në Butrint.Dhe kishte marrë me vete materialet e përgatitura më parë.Po aty ai  kishte ngritur një kasolle të shëmtuar, vetëm disa hapa larg nga vendi, ku po zhvillohej puna e Ekspeditës Arkeologjike Italiane.Përveç përçmimit që përdor agjenti konsullor ndaj Hasan Cekës, kjo ngjarje ka një domethënie të thellë për historinë e arkeologjisë shqiptare. Kasollja e ngritur nga Ceka, pa praninë dhe pëlqimin e ekspeditës italiane. Nuk ishte thjesht një strukturë fizike. Por një akt simbolik që tregonte se, pavarësisht ndikimit të jashtëm dhe presionit të huaj. Kërkimet shkencore në Shqipëri ishin duke marrë një udhëheqje të re.Në këtë kontekst, Sandro De Maria vëren se ky akt i Cekës, edhe pse i fshehtë dhe tërësisht i papritur për ekspeditën italiane.Ishte një hap në themelimin e një tradite arkeologjike të pavarur në Shqipëri. Me këtë ngjarje, e gjithë Shqipëria po bëhej dëshmitare e një faze të re, ku, pavarësisht ndikimit të fuqive të huaja, fillonin të shfaqeshin dhe forcoheshin bazat e shkencës arkeologjike shqiptare. Disa e shihnin këtë ngjarje si një “akt të pavarësisë shkencore,” që tregonte se edhe në kohën e ndikimeve të jashtme të fuqishme, si Italia fashiste. Kjo ngjarje e vogël, që për shumë mund të dukej e parëndësishme. Është një pikë kyçe për të kuptuar se si ndihmuan figura si Hasan Ceka në formimin e arkeologjisë shqiptare. Një shkencë që, edhe kur i përkiste të huajve, duhej të pasqyronte dhe respektonte identitetin dhe historinë e popullit shqiptar. Në rajonin e lumit të Vlorës, pas Luftës së Dytë B. ekzistonte një traditë e çmuar që u praktikua me pasion nga mësuesit dhe arkeologët e kohës. Ata, duke udhëhequr ekspedita në të gjithë fshatrat dhe duke mbledhur gjetje të rëndësishme arkeologjike, i bënin ato publike dhe i ruanin në muze.Ky ishte një proces që ndihmonte jo vetëm njohjen e historisë lokale. Nëpërmjet këtyre ekspeditave, ndihmesat arkeologjike nuk ishin thjesht një përpjekje shkencore, por gjithashtu një mënyrë për të lidhur komunitetin me historinë dhe kulturën e tij. Zbulimet e reja u shfaqën si pasuri të çmuara që kishin rëndësi të jashtëzakonshme për të kuptuar jo vetëm jetën e njerëzve të lashtë, por edhe zhvillimet e ndodhur gjatë shekujve në këto territore. Shumë prej këtyre gjetjeve, si varreza dhe vendbanime të lashta, u ruajtën dhe u ekspozuan në muze, ku ata u bëheshin të njohur. Megjithatë, kjo traditë që kishte luajtur një rol kaq të rëndësishëm në ruajtjen e identitetit historik të popullit shqiptar.Sot është një kujtim i fshirë nga memoria kolektive. Shumë nga këto ekspedita dhe përpjekje të shenjta kanë humbur. Vetëm për shkak të kalimit të kohës, por edhe për shkak të mungesës së kujdesit dhe vëmendjes nga institucionet arkeologjike të kohës moderne.

10.Ndërkohë, shënimi që kemi zbuluar në fletët e ditarit, që flet për shkatërrimin e një godine që përmbante gjetjet e rëndësishme arkeologjike në Vlorë në vitin 39. Kujton dhimbjen e humbjes së kësaj pasurie. Ishte një kohë kur arkeologët që kishin sjellë këto dëshmi nga nëntoka e Shqipërisë, u larguan dhe u desh të përballeshin me një realitet të hidhur. Gjetjet u shkrumbuan dhe u shuan pa lënë gjurmë. Një humbje, që thelloi vuajtjen për të gjithë ata që e dinin vlerën e këtyre objekteve. Po ashtu, ndërsa njeriu e ndien dhimbjen për këtë humbje. Ajo u shkri dhe humbi, ashtu si hiri që mbeti pas, duke e pasur brenda një të kaluar të humbur që kërkon të ringjallet. Ky shkrim i dhimbshëm është një kujtim i brishtë, por edhe një frymëzim për të ruajtur dhe studiuar gjithçka që mund të rikthehet dhe të ringjallet nga kjo pasuri e çmuar e historisë së kombit shqiptar.


13.Në gjirin e Vlorës, nën ujërat e thella të detit, mendohet se ndodhen shumë anije të mbytura. Këto objekte, të dalë nga thellësitë e detit, janë zbuluar përmes ekspeditave që kanë nxjerrë materiale që flasin për një histori të lashtë të vendit tonë. Megjithatë, shumë prej këtyre objekteve, sipas disa burimeve, janë fshehur në ambiente të dyshimta, si disa lokale në Pashaliman.Për më tepër, shumë zhytës amatorë, pa asnjë autorizim dhe pa respekt për vlerën e këtyre gjetjeve, kanë marrë me vete pjesë të objekteve të mbyllura nën ujë, duke i shitur në tregje të errëta, pa lënë gjurmë se ku kanë përfunduar ato. Një ngjarje tjetër që tregon për shpërthimin e kësaj “grabitjeje” ka ndodhur kur është ndërtuar autostrada që lidh Orikun me portën e Pashalimanit. Gërmimet e bëra gjatë këtij projekti kanë nxjerrë në dritë shumë objekte të çmuara, por për fat të keq, shumica e këtyre pasurive të kulturës ilire kanë pësuar fatin e njëjtë. Ose janë fshehur, ose janë zhytur në llumin e kënetës që rrethon Orikun. Dhe duke sjellë fakte .Banorët e zonës kujtojnë se kur janë bërë bonifikimet,ekskavatorët kanë bërë “kërdinë” duke zhvendosur copa të çmuara, monedha, gurë, e shumë relike të tjera që ishin pjesë e një qyteti të lashtë që qëndronte në lagunën e vogël të Orikut.Një nga zbulimet më të rëndësishme ka qenë varreza e lashtë e qytetit, e cila u zbulua rastësisht gjatë gërmimeve për ndërtimin e tarracave.Pavarësisht rëndësisë së këtij zbulimi, për fat të keq, me periudhën e kaosit dhe anarshisë që pasoi pas vitit 1991. Shumica e relikave të zbuluara u bastisen dhe u shiten në Itali dhe Greqi, duke humbur përfundimisht një pjesë të kulturës dhe identitetit të lashtë shqiptar.Një fakt i njohur nga banorët e zonës është se një mësues, i cili kishte bërë gërmime në territorin e Orikut të lashtë, ka mbledhur një koleksion të madh objektesh arkeologjike.Këto objekte, megjithatë, nuk dihet ku kanë përfunduar.Ish-nxënësit e tij tregojnë se mësuesi i tyre ishte i njohur për pasionin e tij për gërmimet.Por që pasuria që ai mbledhi nuk dihet se çfarë ndodhi me të.Përdorimi i këtyre objekteve është bërë një mister,duke krijuar dyshime për mundësinë e trafikimit të këtyre pasurive jashtë vendit. Pyetja që mbetet është e thjeshtë, por tepër shqetësuese: Ku janë të gjitha këto objekte të çmuara? Pasuritë kulturore të Orikut, të dalura nga thellësia e tokës dhe detit, tashmë janë shpërndarë, të fshehura ose të humbura përfundimisht. E thënë më thjesht, pasuria e kulturës ilire është shkatërruar nga pakujdesia, nga grabitjet e shumta dhe nga mungesa e një mbrojtjeje efektive. Ky pasazh tregon një panoramë të hidhur të pasurive kulturore dhe arkeologjike të Shqipërisë, të cilat janë të shtrira në sitet e ndryshme antike si Amantia, Oriku, Olympia, Cerja, Hadëraj dhe Treport. Problemi që lidhet me këto objekte është i dyfishtë. Nga njëra anë, ka një numër gjetjesh arkeologjike që ende mbeten të paprekura në këto zona, si stadiumet, muret e rrethimit dhe tempullin në Amanti, të cilat janë të mundimshme për t’u transportuar dhe shkatërruar.Nga ana tjetër, shumë objekte të tjerë janë zhdukur,ose janë shitur ose janë humbur përgjithmonë.Në shumë raste, pasuritë kulturore të këtyre zonave janë të vendosura në muze të ndryshëm.Por shpesh ato janë të ekspozuara për një periudhë të shkurtër ose janë të ekspozuara në mënyrë të përkohshme dhe janë zhdukur pas periudhës së trazirave. Kjo ka ndodhur në muzeun e Apolonisë, i cili ka qenë një nga më të rëndësishmit në Shqipëri, por pas viteve 90, shumë objekte janë shkatërruar, humbur ose vjedhur, duke lënë një boshllëk të madh në ruajtjen e kësaj trashëgimie. Ky fenomen është një nga problemet kryesore që lidhen me trashëgiminë kulturore të Shqipërisë, veçanërisht pas periudhës së komunizmit dhe gjatë kaosit të viteve 1990. Shumë objekte të çmuara janë humbur përfundimisht, dhe kjo ka krijuar një mungesë të madhe në ruajtjen dhe studimin e historisë dhe kulturës së lashtë të Shqipërisë Disa prej objekteve janë ndoshta të fshehura në mënyrë të paligjshme. Ndërsa të tjera janë eksportuar përtej kufijve të Shqipërisë për të pasuruar.

14….Kultura jonë, e mbushur me histori dhe pasuri të paçmuara. Është një thesar, që kërkon mbrojtje dhe kujdes të përkushtuar. Çdo objekt i humbur, çdo gjetje e vjedhur, është një pjesë e shpirtit tonë që fshihet në errësirë Është detyra jonë ta ruajmë dhe ta nderojmë këtë trashëgimi. Për të siguruar që pasuria e të kaluarës të mos zhduket, por të jetojë.