Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare aktori i njohur italian

Aktori i njohur italian, Remo Girone, është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare. Ai vdiq papritur në shtëpinë e tij në Monako, ku jetonte prej vitesh me bashkëshorten e tij, aktoren Vittoria Belvedere.

Ai do të mbahet mend për rolin e tij legjendar si Tano Cariddi, figurë kryesore në serialin “La Piovra”.

Sigal

Në karrierën e tij artistike, Girone bashkëpunoi me regjisorë të mëdhenj si Ettore Scola, Andrea Molaioli, dhe më vonë u shfaq në produksione ndërkombëtare si “Le Mans ’66 – The Great Challenge”, ku portretizoi Enzo Ferrarin, si dhe në “The Equalizer 3”, përballë Denzel Washington.