Nesër do të lexoni/ Pashalimani në paraqitjen e një dokumentacioni për sferat e larta

847
Vijon nga numri i kaluar
– Dokumenti nr.54 Tepër-Sekret, Vlorë dt.18.5.1961. 
Edhe në këtë informacion, të kryetarit të degës së Sigurimit të Ushtrisë Gjeneral-Major Halim Xhelo, jepen të dhëna të kësaj natyre në 4 faqe, që përfshijnë që nga detarët poshtë, e deri lartë tek gjeneralët sovjetikë. Midis të tjerave mund të përmendim: Toger Getman dhe kapiten lejtnant Petakov, i kanë thënë kapiten Shyqyri Çukës e disa marinarëve tanë, se: “ND janë tonat dhe, në qoftë se doni t’i bleni ju s’keni lekë. Juve ju gënjejnë, nuk iu kanë thënë të vërtetën. Në Vlorë vaporrët sovjetikë shkarkojnë grurë, kurse populli nuk di asgjë se çfarë ka ndodhur. Ju ngelët vetëm dhe u shkëputët nga Kampi Socialist. Neve jemi për paqen, kurse juve jeni për armatimin. Juve nuk kuptoni se po të fillojë lufta është aq shkatërrimtare, sa që duhet të fillojë nga e para…Neve nuk duhet të ikim nga Pashalimani, ashtu, si mendoni ju shiqptarët. Ne do të ikim nga Pashalimani, kur të thotë qeveria sovjetike. Juve keni ngritur gatishmërinë për të na friksuar neve. Ne, për interes të kampit socialist japim jo këtë bazë por shumë baza. Ne nuk mund t’i japim Kinës të gjithë Sahalinin. Kolektivizimi i bujqësisë në Shqipëri nuk është e vërtetë se është realizuar 85%, por vetëm 13%. Gjyqi i Teme Sejkos, nuk është asgjë dhe nuk mund të quhet komplot, sepse në gjyq gjykohen disa barinj. Ju shqiptarët, ju ka marrë frika nga Jugosllavia. Çudi, pse nuk mblidheni ju vendet ballkanike për të vendosur paqen dhe të bëni çarmatimin e plotë. Shtypi shqiptar nuk flet drejt, nuk thotë të vërtetën. Ne sovjetikët do të ndihmojmë vëndet, si India, që të fitojmë simpatinë. Jemi në rrezik, që të na vrisni me armët tona, e si mundet, pra, që B.S të lërë këto ND. Neve nuk na vjen keq për këto katër ND, e as për 20, por po të ndryshohet politika, do të japim edhe më shumë ND dhe çdo gjë. Gjyqi i Teme Sejkos zhvillohet në prezencë të tre korespondetëve të huaj. Vetëm ai i Kinës ka përkthyes të tijin, kurse çekut dhe gjermanit, iu keni dhënë përkthyesit shqiptarë. Gjendja e juaj është e varfër, fëmijët tuaj shkojnë në gropat e plerave dhe merrnin sendet që hidhnim ne sovjetikët”.
Kapiteni i rangut II Igor Kamarov dhe zëvëndësi i tij për punë politike kapiten lejtnant Stepanovic Trashinku i thanë kapiten Petrit Myftiut, se: 
“ND janë tonat. Ato janë tej juve, por jo tuajat. Pse nuk vutë në dijeni B.S dhe demokracitë popullore, për zbulimin e komplotit dhe gjyqin që po zhvillohet. Më dt. 12.3.1961 në gazetën “Pravda” është shkruar artikulli me titull “Greqia nën Kthetrat e NATO-s. Aty është shkruar. Se shqiptaria nuk është vetëm, por ka miq dhe në rradhë të parë B.S-në. Juve këtë artikull, pse nuk e keni përkthyer….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…
Sigal