Djaloshi që i linte leksionet për seancat gjyqësore, bëhet ekspert i Kriminalistikës

1588
– Kriminalistika shqiptare, hidhte hapat e parë në vitin 1947, me kartotekën e daktiloskopisë të shenjave të duarve, të gishtave e pëllëmbëve.
-Në vitin 1952, kryhet ekspertimi i parë daktilos- kopik me Aktin Nr.52, të Laboratorit Qendror të Kriminalistikës, sot Drejtoria e Policisë Shkencore në Polici-në e Shtetit
– Nuk e harroj, si një person kishte kryer disa vjedhje, në mënyrën më spektakolare, edhe pse ishte akoma i mitur
– Kur isha 8 vjeç, në Vlorë shefi i krimeve vrau një tregtar, të cilit i kishte marrë në mënyrë të përsëritur një shumë lekësh, dhe nuk ia kthente. Ishte e pazakont
– Pasi mbarova me sukses studimet, u emërova edukator i “vagabondëve të vegjël”, në Shkollën e Riedukimit të Fëmijëve, në Tiranë
Fillimet e kriminalistikës në vendin tonë
Kriminalistika shqiptare, hidhte hapat e parë në vitin 1947, me kartotekën e daktiloskopisë të shenjave të duarve, të gishtave e pëllëmbëve, të personave keqbërës. Ndërsa në vitin 1952, kryhet ekspertimi i parë daktilos- kopik me Aktin Nr.52, të Laboratorit Qendror të Kriminalistikës, sot Drejtoria e Policisë Shkencore në Policinë e Shtetit. Më pas u shtri në qytetet kryesorë, gradua- lisht në qytete të tjerë. Niveli profesional i ekspertëve rritej më shumë, duke u njohur me përvojat e huaja, të artikujve në revistën “DE POLICE KRIMINELLE”, të INTERPOL-it, e cila vinte rregullisht prej disa vitesh në gjuhët anglisht e frengjisht. Në fillimin e viteve ’80, mjediset e Laboratorit Qendror pasurohen me mjete teknike të kohës, për këqyrjet e vendit të ngjarjes dhe ekzaminimeve, të porositura në Japoni nëpërmjet katalogëve. Atyre iu shtua krahasue- si zviceran “Projektina” dhe pse disi i kushtueshëm mëse i domosdoshëm, për të rritur objektivitetin, sidomos në disa lloje ekzaminimesh të dokumenteve, të armëve të zjarrit dhe ekzaminime të tjera, që kërkonin jo vetëm saktësi, por dhe shpejtësi. Në vitin 1993 në njërin nga seminaret me specialistë gjermanë, për hir të së vërtetës ishte iniciativa e tyre, që e ndryshuan programin e “përgatitur” nga persona jo të shërbimit të ekspertimit kriminalistik, për të bërë vizitën në Laboratorin Kriminalistik të Policisë së Tiranës. Ata u interesuan për kartotekën e daktiloskopisë, si ne e kishim nisur punën për informatizimin, kërkimin dhe identifikimin e personit sipas sistemit njëgishtor, të krahasimit masiv të gjurmëve të vendit të ngjarjes me të shenjave të dhjetë gishtave të duarëve, të personave të regjistruar në kartotekën manuale. Në Kriminalistikë, sikurse në të gjitha shkencat ekzakte, duhet korrektësi, disiplinë në vrojtimin dhe pas- qyrimin e të dhënave, të gjurmëve, sendeve dhe objekteve, sipas rekormandimeve që përcaktojnë metodikat; rregullat e përdorimit të mjeteve për saktësimin e karakterit të ngjarjes, nëse është aksidentale apo kriminale; në përshkrimin, fiksimin dhe marrjen e gjurmëve në vendin e ngjarjes sipas dispozitave proceduriale penale; në shfrytëzimin e gjurmëve që i kanë vlerat e provës; në identifikimin e autorit dhe mjeteve të përdorura; në mo- srrëzimin apo zëvendësimin e mendimit të ekspertit kriminalist me shpjegimet subjektive të dëshmitarit; në mos paragjykimin e ekspertit kriminalist për të dhënë konkluzionin, por “të hapë sytë dhe të mbyllë veshët”, sikurse thuhet në dekalogun e ekspertit. Për shumë nga studentët e viteve ’60, të Shkollës së Policisë, Teknika e Kriminalistikës ishte ëndërr për t’u bërë ekspert i Kriminalistikës, të kësaj shkence juridike. Kjo më nxiti dhe mua, të bëhesha ekspert i Kriminalist- ikës, prandaj e quajta veten me fat, që nisa punën në këtë sektor të policisë. Kur kanë kaluar mbi 50 vjet, është një arsye më shumë që ta njoh lexuesin, si është punuar për t’i siguruar jetën dhe pronën qytetarëve, para viteve ’90, se çfarë problemesh janë shfaqur me fillimin e tranzicionit, disa vazhdojnë me më shumë shqetësim se në vitet e parë të tij, sidomos në kryerjen e ekspertimeve, por dhe në veprimet e këqyrjes së vendit e ngjarjes, të vrasjeve, etj.

Si braktisja auditorët për seancat gjyqësore
“Djaloshi që i linte leksionet për seancat gjyqësore, bëhet ekspert i Kriminalistikës”. Ky është titull i shkri- mit të një gazete ditore, për një nga intervistat e mia. Isha fare i ri në fillimvitet e ‘60-ës, dhe kisha gjetur zbavitjen jo në ndenjëset e kinemave të kryeqytetit, por në sallat e gjykatës së Tiranës. Shpesh e braktisja audi- torin në fillimin e studimeve universitare. Nisa të freku- entoj seancat gjyqësore. Në atë kohë, kishte shumë nje- rëz kureshtarë. Sallat e gjykatave dhe pse ishin të më- dha, thuajse çdo ditë ato mbusheshin. Procesi gjyqësor i çështjeve penale fillonte e mbaronte për pak javë. Mes të pranishmëve kishte mosha të reja, mjaftonte të ishe 18 vjeç dhe kushdo lejohej të ndiqte seancat gjyqësore. Sot nuk e di, nëse ka pjesëmarrje të tillë, por shtyrja e shpeshtë e pambarim e tyre, për qytetarin s’ka kureshtje. Bëhen të bezdisshme edhe për palët. Ndoshta kurioziteti m’u kthye në pasion. Në rininë tonë nuk shfaqeshin filma policorë, të na shuanin kureshtjen. Nuk e harroj, si një person kishte kryer disa vjedhje, në mënyrën më spektakolare, edhe pse ishte akoma i mitur. Dalëngadalë kjo “zbavitje” po bëhej më me interes, për t’u kthyer në profesion, të zhbiroja mekani- zmin e kryerjes së krimit, për të arritur tek autori. Kësh- tu më lindi mendimi, të bëhesha profesionist i vërtetë, në kërkimin dhe gjetjen e gjurmëve të krimit, të cilat të çojnë në zbulimin e autorit. Si spektator i seancave gjyqësore vendosa, t’i jepja jetës drejtim tjetër. Ishte zgjedhja e preferuar dhe më e duhura, sepse në Fakultetin Juridik nuk mund të studioje aq lehtë. Numri i vendeve ishte tepër i kufizuar, nga që studentët përzgjidheshin. Braktisa përfundimisht auditorin e Fakultetit Gjeologjik, me synim për të hyrë në botën e policisë. Nisa e mbarova, në vitet ’63-’65, studimet në Shkollën e Policisë. Tashmë të përzgjedhura, prandaj kursesi s’mund t’u bëja bisht atyre, thotë shprehja e popullit dhe sidomos disiplinës ushtarake. Kam mbresat më të mira nga jeta në shkollë, ku më pëlqente ambienti, kolektivi dhe gjithë stafi pedagogjik, lëndët e profesionit krahas atyre të juridikut. Në qendrën e emulacionit, në një prej verandave të kursit, fotografia ime ndodhej e pa lëvizur midis më të mirëve të policisë, që i kujtoj pas 50 vjetëve, si të jenë muaj. Efektivat e policisë kanë shërbyer tërë pasion, por nuk përjashtoheshin rastet e inkriminimit. Mbaj mend, kur isha 8 vjeç, në Vlorë shefi i krimeve vrau një tregtar, të cilit i kishte marrë në mënyrë të përsëritur një shumë lekësh, dhe nuk ia kthente. Ishte e pazakont. Në ato vite s’bëhej fjalë për të tilla abuzime. Dyshimet e drejtuesve të policisë ishin ndaj këtij personi, prandaj u mblodhën për ekspertim, pistoletat e gjithë efekttivit të policisë. Në pistoletën e tij u konstatuan gjurmë të limosjes së majës së gjilpërës, që e kompromentonin. I ndodhur para mendimit të ekspertëve kriminalistë, ai nuk hezitoi aspak, por e pranoi autorësinë dhe motivin, rrethanat si e kishte kryer vrasjen. Të gjitha këto nuk i mendoja se një ditë do t’i shikoja e mësoja, pikërisht në kabinetin e Kriminalistikës së Shkollës së Policisë, nga përvojat e suksesshme të zbulimit të vrasjeve, nëpërmjet mjeteve e metodave krimi-
Në fillimvitet e punës së ekspertit kriminalist,në laboratorin e policisë së Vlorës, duke ekzaminuar në mikroskopin stereosko-pik gëzhojat e marra në vendin e ngjarjes (1970).
nalistike. Për më tepër të rastit që e kisha akoma në me- morie oficerin e policisë, i cili kishte kryer krimin. Pasi mbarova me sukses studimet, u emërova edukator i “vagabondëve të vegjël”, në Shkollën e Riedukimit të Fëmijëve, në Tiranë, me të vërtetë një punë sa e vështirë aq edhe fisnike. Por nuk e kishia fort për zemër, sepse nuk ishte e fushës për të cilën kisha studiuar. Pas dy vitesh e gjeta vetveten në Laboratorin e Kriminalistikës së Vlorës. Aty vërtet, si të kisha lindur për të gjurmuar prapësitë e keqbërësve. Specializohem në Laboratorin Qendror të Kriminalistikës, ku munda që të zotëroj të gjithë programin e kësaj shkence juridike për kërkimin, gjetjen, fiksimin, marrjen, ekzaminimin dhe krahasimin e gjurmëve të krimit, për të arritur në zbu- limin e autorit të krimit. Në një kohë, në vitin 1969, ni- sa studimet në Fakultetin Juridik, të pashkëputura nga puna, ndërsa pas pesë vitesh realizova dëshirën e dytë të paarritur më parë, dhe në këtë mënyrë kompletova karrierën si ekspert i Kriminalistikës, e rall për kohën, por dhe në ditët e sotme. Atë që përherë vazhdoja ta kisha dëshirë, “zbulimin” ose “Identifikimin e autorit të vjedhjes sipas mënyrës së kryerjes së krimit”, e bëra temë të mbrojtjes së diplom- ës, që komisioni shtetëror i Fakultetit Juridik e vlerësoi me notën e lartë “9”. Kështu munda të realizoj dëshirën e tretë. Me fillimin e punës në qytetin e Vlorës, pas për- mirësimit të kushteve në mjediset e laboratorit, këmbë- ngula dhe sigurova pasurimin e inventarit të mjeteve teknike të fotografisë, këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe ekspertimeve kriminalistike, më të domosdoshmet për një kabinet të atyre viteve. Vitet kalonin dhe shumë shpejt bëhem nga ekspertët më të kualifikuar, të këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe ekspertimeve të traseologjisë, në veçanti të fushës më të vështirë, të daktiloskopisë. Në tetë vitet e fundit të ka- rrierës më kërkuan mendimin, të lija detyrën e kryeeks- pertit të traseologjisë në Laboratorin Qendror të Krimi- nalistikës, dhe të kryeja atë të drejtuesit të Laboratorit të Policisë së Tiranës, detyrë me shumë përgjegjësi për kohën, të cilën e pranova të kushtëzuar me disa kërkesa profesionale, pikërisht me: rikonstruksionin e mjedisit të punës në laborator dhe pasurimin e mjeteve teknike; shtesën organike për ekspertë në drejtimet më të rëndë- sishme; autolaboratorin me disa nga kompletet e pajis- jeve sipas llojit dhe karakterit të ngjarjes, deri në mikro- skopin stereoskopik dhe stativin e fotografimit të gjur- mëve, riprodhimit të dokumenteve e provave materiale, sinjalistikën fosforeshente për të kufizuar vendin e ngj- arjes, tabelat për fiksimin e gjurmëve të konstatuara në vendin e ngjarjes, mbulesat plastmase për transportimin e viktimave; rikonstruktimin e kartotekës manuale dhe të gjurmëve e provave materiale të vendit të ngjarjes, të shenjave të duarve, etj.; kalimin gradual të kësaj karto- teke në të informatizuar; regjistrimin elektronik me vid- eokamer; kërkesa që u plotësuan në kohën e duhur, du-ke e kthyer mjedisin e rëndomtë në laborator të kohës. Me ndryshimet rrënjësore u realizua një projektpilot, për laboratorët e tjerë të rretheve më të mëdha, të Fierit, Vlorës, Durrësit, Shkodrës, Elbasanit, etj….
Sigal