Demir Korita: Patriotit, luftëtarit dhe kontributit të Ristan Kozma Zarkës dhe fisit të tij për çështjen kombëtare dhe çlirimin e vendit

Patrioti Ristan Zarka

Telegraf.al / Shpesh kemi vënë re se për njerëzit e thjeshtë, por me kontribute për çështje kombëtare shkruhet pak ose aspak pasi vazhdimisht dhe për çdo vit shkruhet për të njëjtët personazhe të cilët kanë kapur “kryet” e shtypit e librave, ku shfaqen si heronjë. Po, a ka mundësi që këta personazhe ta kenë kryerë vetëm gjithë veprimtarinë patriotike pa qënë edhe këta njerëz të thjeshtë, të cilët shpesh-herë kalojnë në harresë, por gjithsesi këta mbeten në memorjen e bashkëkohësve por edhe të pasardhësve po aq patriot si dhe mjaft të tjerëve.

NOA

Këtu kam parasysh një bisedë që bëri me ne ushtarakët e brigadës së tankeve në Kolonjë -Lushnje  ish ministri e Punëve të brëndëshme dhe më pas Ministrin e Mbrojtjes të pushkatuar pas viteve 1983 Kadri Hazbiu , ku midis të tjerave tha:  -“ Kam luftuar krahë për krahë gjatë Lançl dhe pas çlirimit me bijtë e Myzeqesë,dhe vlerësojë lartë kontributin dhe heroizmin e dhënë , ku shumë prej tyre dhanë jetën për çlirimin e Atdheut. Myzeqarët janë po aq trima dhe luftëtar sa dhe lebërit , mallakastriotët dhe skrapallinjtë”. E kujtova këtë postulat të tij, pasi myzeqarët historikisht i janë bashkuar , çetave patriotike, reparteve e njësive të këtyre trevave në luftë kundër pushtuesve osman, në prag të shpalljes së pavarësisë dhe luftën antifashiste Naçl për çlirim kombëtar. Por e veçanta e myzeqarëve ka qënë thjeshtësia dhe modestia  duke thënë se: “Ne e bëmë detyrën karshi atdheut”, po kurrë nuk kërkuan lavdi për kontributin e dhënë, duke menduar se të tjerët duhej flisnin për ta.Por ja që kjo nuk ndodhte vazhdimisht ,duke harruar e zbehur sadopak kontributin e këtyre njerëzve të thjeshtë me kontribute të mëdha. Njëri prej tyre ishte dhe patrioti Ristan Kozma Zarka nga fshati Sheqishtë.

Të parët e tij sipas veteranit Sotir Zarka u shpërngulën prej zonave jug-lindore të Shqipërisë aty pas viteve 1800 për shkak të varfërisë dhe prapambetjes së atyre zonav, të ushtrimit të dhunës të administratës ushtarake turke për syrgjynosjen e djemve nizam në shktretëtirat e Tarabulluzit, Jemenit dhe nga nuk ktheheshin kurrë, dhe presioni për t’u kthyer në fenë islame. Ishin këto arsyet që të parët e Ristanit dhe shumë familje të tjera nga zona e Oparit, Korçës ,Tomorricës të lëvizin dhe të vendosen në rajonin Jug-perëndimor të Myzeqesë , nga ku jeta pak a shumë ishte më e sigurtë.

Sotiri kujtonte se të parët tanë ishin nga krahina e Oparit, të cilët pas viteve 1800 u vendosën në fshatin Sheqisht 5-6 km në lindje të Fierit. Aty ata hodhën themelet dhe ndërtuan shtëpi e katandi ku mundën të blejnë rreth 1/ha hektar tokë buke dhe pak kullota për bagëti. Me punën e tyre ata arritën që të siguronin të ardhura të mira vjetore që për kohën quheshin familje të mesme. I pari i tyre Kozmai ishte i martuar me Dafinën nga fisi i gjinallarëve të Grecallisë dhe kishin katër djem. Ristanin, Spiron, Lilin dhe Likon. Aty ata krijuan degët e tjera, duke krijuar një familje të madhe me rreth 28 vetë. Në atë truall më 12 shkurt 1876 lindi Ristani. Aty ai u rrit nën kujdesin e prindëve të tij dhe dashurinë për punën dhe familjen . Kuptohet at’here niveli ekonomik ishte e prapambetur dhe primitive, por me shumë mundime e sakrifica , duke patur edhe 4 djem arritën të siguronin të ardhurat vjetore. Ishin kohë të vështira dhe për më tepër të shtypjes nga pushteti dhe administrata e bejlerëve dhe çifligarëve vendas ku kërkonin përqindjet dhe taksat për prodhimin në natyrë,siç shkruante studjuesja angleze në vitin 1904 Edith Dyrham në librin “Brenga e Ballkanit” f 284 se: “Populli është i krishterë, shumë të varfër, të cilët jetojnë nëpër kasolle prej balte dhe kolibe. Toka zotërohej nga bjlerët myslymanë si çifligje dhe njerëzit që e punojnë konsiderohen pak a shumë si robër”. Aso kohe Ristani kishte arritur moshën e pjekurisë dhe kuptonte padrejtësitë që sillte pushteti i çifligarëve dhe bejlerëve ndaj fshatarësisë së pambrojtur , nëpërmjet taksave të larta dhe ndaj në deje të Ristanit u rrit urrejtja për t’i kundërshtuar e deri në përplasje për mos dorëzimin e të dhjetave. Rreth moshës 30 vjeçare (viti 1906) martohet dhe krijon familje me Margalinën nga fisi “Mita” i Çeligradit me të cilën lindën Petron, Rrapin, Nekën dhe Llazarin. Qysh në vitin 1908 u bë mbështetës i patriotëve të krahinës, që punonin për përhapjen e arsimit shqip në fshatin e tij Sheqishtë pranë kishës së “Shën-Marisë”. Ishte mjaft aktiv dhe u angazhua në çetën, në mbrojtjen edhe sigurimin e delegatëve dhe mori pjesë në festimet e ngritjes së Flamurit në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga patrioti i madh Ismail Bej Vlora, Qemali. Ndërkohë inkuadrohet në formacionet e mbrojtjes që krijoi qeveria e Ismail Qemali me komandant ushtarakun Hysni Toskën për të mbrojtur teritoret shqiptare nga andartët grek dhe në luftën me ta , në Zhapokik të Beratit më 1913, aty Ristan Zarka u plagos në nofull dhe u vra Vasil Pipa nga Marinza. Në vitin 1914 Ristanin e shohim të rreshtuar në forcat ushtarake (të disiplinës) nën drejtimin e Hysni Toskës dhe iu bënë prit forcave rrebele të Haxhi Qamilit në zonën Krutje- Imësht për t’i ndaluar që të mos përparonin drej Fierit dhe Beratit. Vite më pas Ristanin e shohim të angazhohet  me forcat e Hysni Toskës dhe së bashku me bashkëfshatarin e tij Ilia Ponen e mjaft të tjerë u angazhua në luftimet e 1920-ës në zonën e Panajasë, dhe për mëse tre muaj luftime arritën të gjitha forcat patriotike të labërisë, myzeqesë etj., të çlirojnë Vlorën dhe më 4 shtator të parakalojnë dhe manifestojnë përpara popullit vlonjat dhe fshatrave përreth. Aktiviteti e tij patrioti e vazhdoi së bashku me kushërinjtë e tij Tasi Zarkën,Thoma Priftin e disa të tjerë në mbështetje të forcave demokratike të udhëhequr nga Fan S Noli ku më 10 qershor 1924 formuan qeverinë Demokratike në Tiranë me kryeministër Fan S Nolin. Mbështeti luftën e bujqëve pa tokë dhe mori pjesë në Kryengritjen antizogiste të 14 gushtit në Fier së bashku me nipin e tij Sotir Zarka e  kushëririn, Tasi Zarka.

Pushtimi fashist i 7 prillit 1939 dhe angazhimi i tij dhe familjes në Lanç e priti me urrejtje. Me fillimin e rezistencës antifashiste, përsëri Ristani si individ dhe gjithë familja “ZARKA”, me gruan Marijen, kunatën Diella, bijë e nipër do të angazhoheshin në shërbim të saj, si bazë lufte, luftëtarë guerrilas, debatikas dhe si pjesëtarë të ushtrisë NAÇL. Djali i tij i madh, Petro Zarka doli partizan së bashku me tre djemte e Spiro Zarkës,(nipërit e Ristanit) që ishin Sotiri, Thomai e Kito Zarka, ky i fundit dëshmor dhe nipi vogël, Lili Zarka u rreshtua në radhët e debatikasve. “Dy niprit e tij, Sotir Zarka e Kito Zarka ishin anëtar të njësitit gueril të qytetit të Fierit, ndërsa i biri, Petroja ishte partizan ( sipas shkrimtarit Tashko Lako). Që të meresh me veprimtari antifashiste duhej të kishe dhe një mbështetje ekonomike të familjes. Aso kohe shoqëritë italjane futën mjaft makina të tipit “Mileçento -Fiat”, makina të vogla transporti dhe autobuza të vegjël udhëtarësh 25 vendësh. Një nga këto makina blenë nipërit e Ristanit, Sotiri dhe Kitua që ishin dhe shofera, me të cilën siguronin të ardhura të mjaftueshme për familjen. Sotiri e përdorte edhe për veprimtari ilegale në shërbim të Lanç.

Ristan Zarka në fshatin Sheqishte, ishte një ndër bazat  e sigurta të LANÇ në këtë zonë. Shtëpinë e ktheu në bazë të Lanç ku priti drejtuesit të qarkut të Beratit, ndër ta Zylyftar Veleshnjen, Gjin Markun, Hysen e Beqir Zaloshnjen, Sokrat Bufin, Myzafer Trebeshinën Fiqirete Sanxhaktarin (Shehu), etj. Shtëpia e Ristan Zarkës ishte depo armësh e njësitit gueril”.

Për shtëpinë e Ristan Zarkës si bazë lufte, në historinë e Lanç për Fierin shkruhet se:“…disa patriotë në fshatin Frashër e Sheqishte, shtëpitë e tyre i kthyen në baza të ilegalëvë dhe të teknikës (propogandës së partisë). Shtëpi të tilla, por që ndodheshin në pozicione strategjike, ishte ajo e Ristan Zarkës, e vendosur në rrëzë të kodrës së “Shën Sotiri”, majtas kodrën me pyll, djathtas kodrën e dushkut dhe para në formë gjiri,shtrihej këneta e Sheqishtes.”

Ndërsa kryetari i organizatës së veteranëve të degës Fier-Mallakastër, dhe shkrimtari Tashko Lako për strehimin e guerilasve në shtëpinë e Ristan Zarkës shkruante se:- “Këtu e kishte bazën e tij njësiti gueril i qytetit të Fierit i përbërë nga Kasëm Trebeshina, Naun Kaçaku, Leksi Dimo, Xoxi Andoni, Sotir Zarka, Kito Zarka, Beqir Zaloshnja, Gramoz Zaloshnja dhe Muharrem Agolli” Ndër veprimtarët më aktiv dhe trim ishte Sotir Zarka, nipi i Ristanit ,i cili e filloi veprimtarinë e tij qysh në vitin 1938 në kontaktet me Qemal Stafën, e vazhdoi më pas në krijimin e celulës së partisë për Fierin ku ishte pjesë e celulës së shoferave me Petro Sotën, Tolo Kalemi, të cilët transportonin trakte ilegalisht nga Tirana dhe e shpërndanin në Durrës, Fier, Berat, Ballsh dhe Vlorë.

Po ashtu Sotiri krijoi të parën celulë të p.k në Sheqisht e Frashër .Për veprimtarinë e tij antifashiste  në prill 1943 arrestohet dhe burgoset në burgun e Fierit, por ndihmohet nga gardiani Matan Zahaj nga fshati Brataj dhe së bashku arratisen dhe  u rreshtuan në bataljonin partizan të Kurveleshit, dhe më 20 janar 1944 rreshtohet në brigatën e 5-të sulmuese. Atje Sotiri kreu detyra mjaftë të rëndësishme me togën e zbulimit të brigatës së 5-të .Në luftimet e zhvilluara  Sotiri u plagos dy herë, ku u dërgua me nëndetëse për kurim në Bari  nga anglezët nëpërmjet gjirit të “Gramës”në pjesën perëndimore të Karaburunit. Kthehet ditën e çlirimit të Vlorës ku e emrojnë direkt komandant i Portit.

Më tej T.Lako shkruante:-“Në shkurt të vitit 1943, në shtëpinë e Ristan Zarkës u bë mbledhja ku u vendos të hapen depot e drithit në Sheqishtë dhe në Novoselë ku ishin grumbulluar të dhjetat. Në mbledhje morën  pjesë Zylyftar Veleshnja, Myzafer Trebeshina, Xhelal Staravecka, Beqir Zaloshnja,  Sotir Zarka dhe Sotir Kola” (f.10)

ᴥ.“Në nëntor 1943, njësiti gueril dhe çeta partizane u ndesh në Frashër dhe në Grizë me forcat e xhandarmërisë dhe ato të ballit, dhe pas përfundimit të luftimeve, u kapën 58 pushkë dhe një mitraloz. Këto armë u çuan në shtëpinë e Ristan Zarkës, i cili i trasportoi me lundër dhe i fshehu në kashtën e kënetës së Sheqishtes.”

Më 14 shtator 1943, në shtëpinë e Ristan Zarkës, Kito Zarka pruri për strehim  tre vajza partizanë, të cilat të nesërmen i mori dhe i shoqëroi  Themi Stefan Naka. Por gjatë rrugës kur kaluan te kisha e “Shembrisë” dëgjuan se aty në oborr kishin ardhur disa ballistë të cilët  i bën presion të madh xha Ristanit për të treguar se ku shkuan ato vajza, por nga goja  e tij nuk mundën të nxirrnin asnjë fjalë”.Në  luftën  antifashiste për jetë a vdekje, mori pjesë gjithë fisi dhe familja e Ristan Zarkës. Një mbështetje u bë kunata e tij, nënë Diella, që kur i përcillte ilegalët në aksion i puthte një e nga një dhe i priste zemërdridhur duke iu lutur “Shëmbrisë” t’ja u  kthente shëndoshë.

Nëna Diella krahas kujdesit për ilegalit me një guxim të habitëshem zbatonte me shumë përpikmëri dhe detyrat që i ngarkonte njësiti gueril.

Nga gratë e kësaj familje dhanë kontribut gruja e Ristanit Margalina, bashkshortja Marije Zarka dhe Anastasi Çuko (Zarka), e cila me duart e tyre të  të arta ka bërë me dhjetra veshje prej leshi si, fanella, çorape etj. Për partizanët.

[1]MarijeZarka (Goga) ishte bashkëshortja e Petro Zarkës, motër e dy partizanëve dhe e një vëllai dëshmor, Themi Goga.

(Anastasi Çuko(Stasa) ishte mbesa e Ristani Zarkës dhe motra e vetme e SotirZarkës, martuar me Laze Çuko në Frashër të Fierit, një fis i angazhur në mënyrë aktive me luftën antifashiste Naçl.)

Me krijimit e organizatës së  debatikut më 23 nëntor 1942, u angazhuan  shumë të rinj e pionierë të moshës 12-15 vjeç ku morën  pjesë dhe pionieri Lili Zarka, vëllai i Sotirit, Thomait  dhe Kito Zarkës, nip i Ristan Zarkës. Debatikasit u bënë të famshëm  në ndihmën që u jepnin njësiteve guerilë për përfundimin me sukses të aksioneve ashtu dhe në shperndarjen e traketeve. “Disa prej debatiaksve  si: Spiro Zariu, Llambi Llazi, Ndreu Bego, Lili Zarka, Pipi Nati u bënë ndër më të shkathët në shpërndarjen e shtypit e trakteve. ”Pas çlirimit të vëndit më 29 nëntor 1944 xha Ristani tashmë  70 vjeçar  iu gëzua fitores së arritur mbi nazi-fashizmin dhe mbështeti reformat e Qeverisë së Re Demokratike për rindërtimin e vëndit dhe angazhimin në zhvillimin dhe përparimin e tijë. Ndahet nga jeta në vitin 1962 në moshën 87 vjeçare .Për kontributin e tij patriotik në shërbim të atdheut,për liri , pavarsi dhe çlirim kombëtar, Komiteti Kombëtar i  Organizatës së Veteranëve  të LANÇ   të Popullit Shqipëtar i ka akorduar(pas vdekjes) patriotit  Ristan Zarka , titullin e lartë“Nderi  i Oganizatës së Veteranëve LANÇ”, me motivacionin:   “Për kontributin e çmuar  që ka dhënë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare për çlirimin e Atdheut nga pushtuesit nazifashistë  dhe bashkëpunëtorët e tyre, për rolin e veçantë që ka luajtur në forcimin dhe drejtimin e Organizatës së Veteranëve të LANÇ, si dhe për mbrojtjen deri në fund të idealeve të patjetërsueshme të saj dhe propogandimin e tyre ndër breza, duke lënë pas një emër të nderuar dhe pasardhës të denjë”

Fier më , 11 shkurt 2025

 

Ristan Kozma Zarka lindi në Sheqishte të rrethit Fier më 12 shkurt 1876 në një familje të madhe patriarkale zanatçinjësh . Nga pikëpamja ekonomike I përket nivelit të mesëm. U rrit me dashuri për punën,përjetën e për atdheun. Ai u nda nga jeta më 6-shkurt 1962.

Asnjëherë familja ‘ZARKA” dhe vetë Ristani nuk u pajtua me pushtimin turk. Mbeshteti në mënyrë përhapjen e arsimit shqip në fshatin Sheqisht, pranë kishës së “Shën-Marisë”qysh më 1908.

Mori pjesë aktive në ngritjen Flamurit kuq e zi më 1912 në Vlorë. I kuadruar në formacion luftarak morën pjesë me armë në dorë në mbrojtje të pavarësisë dhe në luftën kundër andartëve grekë për mbrojtjen e Beratit, ku dhe u plagosë në nofëll.

Më 1920 luftoi me armë në dorë në Luftën  e Vlorës deri në hedhjen e italianëve në det. Mbështeti Fan Nolin në Revolucionin e qershorit të vitit  1924.

Mbështeti luftën e bujqëve pa tokë dhe  mori pjesë në Kryjengritjen antizogiste te Fierit  së bashku me nipin e tij Sotir Zarka e  kushëririn , Tasi Zarka.

Pushtimin fashist epriti me urrejtje. Me fillimin e rezistencës antifashiste, përsëri Ristani si individ dhe gjithë familja “ZARKA”, me kunatë,  bijë e nipër,  do të ishte e gjitha në shërbim të saj, si bazë lufte, luftëtarë guerrilas, debatikas dhe si pjesëtarë të ushtrisë partizane. Djali i tij i madh, Petro Zarka doli partizan së bashku me tre djemte e Spiro Zarkës,(nipërit e Ristanit) që ishin Sotir, Thoma  e Kito Zarka, ky i fundit dëshmor dhe nipi vogël, Lili Zarka u rreshtua në radhet e debatikasve.

Shkrimtari dhe publicist Tashko Lako,ish kryetar i LANC-it Fier shkruan: ”Ristan Zarka në fshatin Sheqishte, ishte një ndër bazat  e sigurta të LANÇ në këtë zonë. Ai njihej si atdhetar i flakët,që për Shqipërinë ishte gati të jepte jetën. Në vitin 1912 ishte pjesëmarrës aktiv në ngritjen e Flamurit. Në vitin 1913 u plagos në luftë kundër andartëve grekë, ndërsa më 1920 ishte pjesëmarrës në Luftën e Vlorës kundër pushtuesve italianë,që kërkonin aneksimin e krahinës së Vlorës në mbretërinë italiane. Dy niprit e tij, Sotir Zarka e  Kito Zarka ishin anëtar të njësitit gueril të qytetit të Fierit, ndërsa i biri, Petroja ishte partizan…”

Ndërsa studiuesi i luftës dhe i rezistencës antifashiste së rrethit Fier, Demir Korita shkruan:  “Tjetër shtëpi e rëndësishme ishte dhe ajo e Ristan Zarkës, një patriot që kishte luftuar me armë në dorë  në çetat për liri e pavarësi,1908-1912, në luftë kundër andartëve greke më 1913 në Zhabokikë të Tepelenës dhe në luftën  e Vlorës më 1920”

Për plagosjen e Ristan Zarkës në Zhabokik kundër andartëve grekë, P.Komini shkruan:

ᴥ.“ Po në këtë kohë gjatë luftimeve të zhvilluara kundër andartëve grekë në Zhabokik të Beratit u vra Vasil Pipa dhe u plagos  Ristan Zarka

Dëshmi për pjesëmarrjen Ristan Zarkës në Luftën e Vlorës më 1920,  na bije dhe veterani Llazar Bane. Në listën e botuar nga ky autor e të miratuar nga Organizata e veteraneve te Lanç-it, të rrethit Fier, në numrin rendor 130, gjejmë emrin Ristan Zarka.

Në historikun e LANC-it Fier –Mallakastër, botuar më 1980 me miratimin e Organizatëss ë Veteranëve  Fier lexojmë:

ᴥ. “Shtëpia e Ristan Zarkës ishte depo armësh e njësitit gueril”

Për shtëpinë e Ristan Zarkës si nbazë lufte, studiesi D.Korita shkruan:

ᴥ.“…disa patriotë në fshatin Frashër e Sheqishte,shtëpitë e tyre i kthyen në baza të ilegalëvë dhe të teknikës(propogandës së partisë). Shtëpi të tilla, por që ndodheshin në pozicione strategjike, ishte ajo e Ristan Zarkës, e vendosur në rrëzë të kodrës së “Shën Sotiri”, majtas kodrën me pyll, djathtas kodrën e dushkut dhe para në formë gjiri,shtrihej këneta e Sheqishtes.”

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të degës Fier-Mallakastër, z.Tashko Lako për strehimin e guerilasve në shtëpinë e Ristan Zarkës do të shkruante  se:- “këtu e kishte bazën e tij njesiti gueril i qytetit të Fierit i përbërë nga Kasëm Trebeshina, Naun  Kaçaku, Leksi Dimo, Xoxi Andoni, Sotir Zarka, Kito Zarka, Beqir Zaloshnja, Gramoz Zaloshnja dhe Muharrem Agolli”

Më tej po ky autor(T.Lako) shkruan:-“Në shkurt të vitit 1943, në shtëpinë e Ristan Zarkës u bë mbledhja ku u vendos të hapen depot e drithit në Sheqishtë dhe në Novoselë ku ishin grumbulluar të dhjetat. Në mbledhje morën  pjesë Zylyftar Veleshnja, Myzafer Trebeshina, Xhelal Staravecka, Beqir Zaloshnja,  Sotir Zarka dhe Sotir Kola” f.10

ᴥ.“Në nëntor 1943, njësiti gueril dhe Çeta partizanë u ndesh në Frashër dhe në Grizë me çetat balliste. Pas përfundimit të luftimeve, ballistëve u kapën 58 pushkë dhe një mitraloz. Këto armë u çuan në shtëpinë e Ristan Zarkës, i cili i trasportoi me lundër dhe i fshehu në kashtën e kënetës së Sheqishtes.”

Më 14 shtator 1943, në shtëpinë e Ristan Zarkës, Kito Zarka pruri për strehim  tre vajza partizanë, të cilat të nesërmen i mori Themi Stefan Naka. Por gjatë rrugës kur kaluan te kisha e Shembrisë dëgjuan se aty në oboorr kishin ardhur ballistët. U ngjiten në selvite periferike të kishës dhe qëndruan aty derisa sa ata  u larguan. Vonesa e vajzave, bëri që Stefan Naka të dërgojë në shtëpinë e Ristanit,  Avdi Gremin nga Novisela. Ky erdhi dhe i tha Ristanit: “A ka ardhur Themiu dhe i mori plaçkat”. Po i tha – Ristani- edhi dhe i mori. Kur Avdiu u kthye te Stefani, vazjat dhe  Themi Stefan Naka kishin mbrritur pak më parë nështëpinë e tij.

Lidhur me strehimin në shtëpinë e Ristan Zarkës të disa vajzave ilegale që dualën partizanë më 14 shtator  1943,Tashko Lako shkruan: “Po kështu, në këtë shtëpi u strehuan edhe një pjesë  e 68 vajzave fierake që dolën partizane më 14 shtator 1943. Ballistët i bën presion të madh xha Ristanit për të treguar se ku shkuan ato vajza por nga goja  e tij nuk mundën të nxirrnin asnjë fjalë”

Në këtë luftë antifashiste për jetë a vdekje, mori pjesë gjithë fisi dhe familja e Ristan Zarkës. Një mbështetje u bë kunata e tij, nënë Diella, që kur i përcillte ilegalët në aksion i puthte një e nga një dhe i priste zemërdridhur duke iu lutur Shëmbrisë tja kthente shendoshë djemtë e saj. Nëna Diella krahas kujdesit për ilegalit me një guxim të habitëshem zbatonte me shumë përpikmëri dhe dytyrat që i ngarkonte njësiti gueril.

Nga gratë e kësa familje ka kontribut dhe Marije Zarkasi dhe Anastasi Çuko (Zarka), e cila me duart e tyre të  të arta ka bërë me dhjetra veshje prej leshi si fanella, çorape etj. për partizanët.

Me krijimit e organizatës së  rinisë më 16 prill1942, shumë të rinj e pionierë të moshës 12-15 vjec u bënë ndihmësit e veprimtërisë së ilegalëve të rritur. Për ta organizuar këtë masë të madhe pionierësh e të rinjësh u bvendos që më 23 nëntor 1942 krijuan organizatën e Debatikut. Në këtë organizatë antifashiste që në bërthamën e parë moti pjesë dhe pionieri Lili Zarka, vëllai i Sotirit, Thomait  dhe Kito Zarkës, nip i Ristan Zarkës..

Në librin “Ilegalët” shkruhet se  nga lagjia “Pasha” (15 Tetori sot) morën pjesë:Tomash Papuçiu, Bardhosh Muço, Xhaf Rroga, Miti Shkurta,Vangjel Gjini, Lili Zarka dhe Hal Bakalli”

Debatikasit u bënë të famshëm si në ndihmën që u jepnin njësiteve guerilë për përfundimin me sukses të aksioneve ashtu dhe në shperndarjen e traketeve. “Disa prej debatiaksve  si: Spiro Zariu, Llambi Llazi, Ndreu Bego, Lili Zarka, Pipi Nati u bënë ndër më të shkathët në shperndarjen e shtypit e trakteve.”

Komiteti Kombëtar i  Organizatës së Veteranëve  tëLANÇ   të Popullit Shqipëtar i ka akorduar(pas vdekjes) shokut Ristan Zarka , titullin e lartë“Nderi  i Oganizatës së Veteranëve LANÇ”, me motivacionin:   “Për kontributin e çmuar  që ka dhënë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare për çlirimin e Atdheut nga pushtuesit nazifashistë  dhe bashkëpunëtorët e tyre, për rolin e veçantë që ka luajtur në forcimin dhe drejtimin e Organizatës së Veteranëve të LANÇ, si dhe për mbrojtjen deri në fund të idealeve të patjetërsueshme të saj dhe propogandimin e tyre ndër breza, duke lënë pas një emër të nderuar dhe pasardhës të denjë