Bexhet Fezolli: Gëzuar 98 vjetorin e lindjes Mustafa Bakiasi, Veteran i LANÇ!

198
Sigal

Kontributi në një shekull, at e bir për Pavarësinë e Lirinë e Atdheut

Bexhet Fezolli
Kryetar i Org.VP të LANÇ Njësia 5, Zona 5, Tiranë

Fjala e Mustafa Bakiasit ka peshë, trimëri e zgjuarësi, atij i rrjedh goja mjaltë. Çdo ditë e takoj në rrugët e kryeqytetit Veteranin e L A N Ç, njeri burrë mjaft pozant nga paraqitja, por akoma më shumë, nga virtytet që ai mbart dhe e karakterizojnë. Ky Veterani LANC, është Mustafa Bakiasi. Ai është nga vendi i Kapedanëve të Skraparit, që ka nxjerrë trima e atdhedashës. Një ndër ata burra të mençur është dhe Veterani i L A N Ç- Mustafa Bakiasi. i cili ka lindur në 22-1-1928 në fshatin Kapinovë të Skraparit, Në një familje të njohur historikisht me ndjenja të larta atdhetarie. Babai i Mustafait-Muço Kapinova djalë trim nga Skrapari, që luftoi në të gjitha viset e Shqipërisë. Ai pati lindur në fshatin Kapinovë të Skraparit më 1888 kur Shqipëria lëngonte nga pushtuesit osmanë. Veprimtaria e atdhetarit Muço Kapinovës, gjatë periudhës së luftës për pavarësinë kombëtare dhe shtëpia e Muço Kapinovës ka qënë baza e njohur e Kapedanëve dhe Çetave Patriotike, i shquar për patriotizëm e liridashës. Qysh më 1905-1907 bashkohet me luftëtarë e me Çetën patriotike të Lace Backës e Çerçiz Topullin dhe Mihal Gramenos. Merr pjesë me krerët e Shqipërisë në Frashër më 1911. Pjesëmarrës në Kuvendin e Sinjës në Berat 1912, përfaqësues i Skraparit ku u nënshkrua Akti i Rilindjes Kombëtare Shqiptare në 1912. Nga viti 1912 deri 1920 për mbrojtjen e Pavarësisë nga shovinistët grekë. Muço Kapinova komandonte forcat vullnetare të Skraparit, në mbrojtje të kufirit nga shovinistët grek 1913-1914 në Kolonjë-Leskovik. Pjesëmarrës në Çetat patriotike të komanduara nga Sali Butka, bashkëpunoi me patriotët e Korçës-Skraparit e Kolonjës. Më 1919 ngarkohet me detyrën e komandantit të forcave ushtarake për mbrojtjen e kufirit në zonën e Devollit, Korçë. Në konsolidimin e shtetit shqiptar 1920-1924 merr pjesë aktive në luftën e Vlorës 1920, ku dhe plagoset. Më 1920-1922 Komandat i Forcave të Xhandarmërisë Devoll e Pogradec. qershor – shtator 1924 zv.komandat i qarkut Elbasan. Shtator-dhjetor 1924 Zv.komandant në qarkun e Korçës. Në periudhën 1925-1926-emigrant politik në Selanik të Greqisë. Më 1926 kthehet në Shqipëri me rastin e amnistisë. Më 15 gusht1926 Muço Kapinova, rrethohet dhe vritet nga regjimi i Zogut në Kapinovë të Skraparit. Muço Kapinov shpallet nga shteti dëshmori i Atdheut, ndaj populli i këndonte:

Mustafai partizan

“O Muço trim me fletë
të kishte dyfeku lezet.
Kështu niste kënga me trimëri e me krismat e armëve për lirinë.
At e bir s’u pane.
At e bir një emër.
At e bir një zemër.
Në kujtim dhe nderim të atdhetarit Muço Kapinova, nga shumë dijetarë e patriotë kanë shkruajtur si; Myslim Peza “Hero i Populli”, Zylyftar Veleshnja “ Hero i Popullit”, Esat Dishnica veteran i LANÇ, Muharrem Butka veteran i LANÇ, Asllan Osoja veteran i LANÇ,  Shaqir Kapinova veteran i LANÇ, Mojsi Zaloshnja, Mane Nishova, Vasil Gjylameti, Xhevahir Spahiu, Zylyftar Veleshnja, Petro Marko, Resul Bendo, Ali Kondi “Artist i Popullit” i cili këndonte për Muço Kapinovën:


Muço Kapinova                                  

Trim O Muço Kapinova !
Në Devoll seç të dëgjova.
O demokrat mendjehollë,
mbështetje gjete në Devoll.
Me devollinj besëdhënë
si të lindur nga një nënë.
Ndaj atje zure pusinë
krah përkrah me devollinë,
kundër agresorëve fqinjë.
Me gjak mbrojte kufinë.
O trimi për Shqipërinë
shumë e deshe lirinë.
Shokë pate Themistoklinë,
Riza Cerrovën e Avninë.
Por si shqipe fluturoje
dhe punoje e këndoje.
Vinte festa e Flamurit
lart, hidhej vallja e burrit.
Muço me armë në dorë
me devollinjtë drejt e në Vlorë,
e luftuat breshkamanë…
Ia rrëzuat aeroplanë!
Muço atdhetar i shquar,
përjetë i paharruarë.
Luftove për Shqipërinë!
Në luftë shkrove historinë.


Mustafaj Bakiasi

Në  Gorë i themi; “bëmë baba të të ngjajë ”,  Mustafa Bakiasi u lind pas 5 muajsh si u vra babai i tij më 1926, ai u rrit jetim nga gjyshja e tij . Mustafai ndoqi rrugën e babait të tij Muço Kapinovës. Mësimet e para 1935-36 i mori në Dushar të Oparit të Korçës. Klasën e III e IV në 37-38 në fshatin Leshaj e Vithkuq të Korçës. Më 1942 lidhet me LANÇ në Çetën Territoriale, Komanda Vendore. Në shtëpinë e Mustafait gjatë LANC janë strehuar e kanë drejtuar lëvizjen ANÇ njerëzit, që punonin ilegalisht e që udhëhiqnin luftën partizane. Mustafai ka qënë korrieri partizan i orëve të para nga viti 1942. Në fillim me njësitet guerrile e më vonë ndihmonte formacionet partizane deri sa u çlirua Shqipëria. Musatafai u dallua për shkathtësi, trimëri, guxim. Mbas Çlirimit të Shqipërisë në 1946, Drejtues i Rinisë në fshatin Kapinov, merr pjesë në Aksionin e Rinisë, Kukës Peshkopi në 47 në aksionin hapja e rrugës Berat-Skrapar. Më 1947 në kursin e kuadrove Durrës, Komandant i Brigatës së Rinisë në hekurudhën Rrogozhinë. Më 15.10.49, me Brigatën Ushtarake në Vlorë në provokacionet e 1949 në Devoll të Korçës. Në vitin 49-52 në MPB, repart i kufirit Durrës, Divjak, Libofsh. Më 53-54 në Gjirokastër, Komisar i postave në Kakavijë. Më 57 Konispol instruktor politik i Batalionit.  Më 65 mbaron Shkollën e Lartë të Partisë Tiranë. Më 72 Komisar Batalioni Kolonjë-Leskovik. Më 78- Drejtoria e II-M P B. Më 83 Kryetari Dega e Sigurimit në KQ në Kryeministri në Degën e Ankesave dhe në MPJ derisa  doli  në pension. Mustafai ka shkruajtur e botuar në Gazetën Kufitari, Revista në Shërbim të Popullit në Gazetën KB, në Revistën Ushtarake, Gazeta Telegraf, e shumë botime të tjera. Mustafa Bakiasit për kontributin e merita të shquara i është bërë vlerësimi i punës dhe i luftës. Ai është dekoruar me urdhra dhe medalje e stimuj të ndryshëm që flasin vete për trimëritë e tij siç janë: Medalje e Çlirimit 1947, Medalje e Punës 1946, Urdhri i Punës Klasi III 53, Medalje 10 vjetori i Ushtrisë 53, Medalje e shërbimit Ushtarak, 58, Medalja 70 Vjetori Çlirimit nga MM në 2024 nga Kryesia Komitetit VP të LANÇ “Nder i Kombit” e shumë të tjera. Duke parë aftësitë e tij të larta profesionale, kudo ku ka punuar është dalluar për një ndërgjegje të lartë, dhe përkushtim  atdhetar, duke  bërë emër të mirë, shembull  frymëzimi  për brezat e ardhshëm. Me daljen në pension Mustafai ju bashkua armatës së madhe të VP të LANC. Nisur nga kontributi i dhënë, aftësitë e tij organizuese si gjatë LANC ashtu dhe në ndërtimin e Shqipërisë, ai caktohet Këshilltar i Organizatës VP të LANC, në njësinë Bashkiake nr.5. Ai në çdo detyrë që i ngarkohet e realizon dhe e kryen me ndërgjegje e në mënyrë shembullore. Ai është një organizator i fuqishëm në V P të kësaj Njësie, ka pasur arritje të mira në shumë drejtime si në shtimin me VP të rinjë. Me punën e tij të palodhur, organizon aktivitete  argëtuese, mbrëmje festive, në datat  historike  përherë ka dhënë një ndihmesë të  madhe në zbatimin me korrektësi të detyrave të ngarkuara, për të cilat Komiteti i veteranëve të rrethit Tiranë e ka stimuluar me tituj nderi  e mesazhe, duke  merituar  dhe titullin e lartë   ”Anëtar Nderi i Organizatës së Veteranëve të LANC”. Mustafai, është modeli i shoqërisë në shumë drejtime, është  një prind e familjar model, bashkë me shoqen e tij të nderuar Anifen, nga Gjerbësi i Skraparit. Ata kanë lindur e rritur, tre fëmijë si yje të gjithë me arsim të lartë dhe gëzojnë respektin e gjithë shoqërisë, janë shembull në jetë.