Adem Dauti: Gjermania i merrte domatet tona pa kontroll

898
Sigal

INTERVISTA/ Flet ish- Kryetari Kooperativës  dhe  ish- agronomi Ndërmarrjes Bujqësore, Elbasan Adem Dauti

  Ai flet me nostalgji për prodhimet bujqësore në sistemin komunist, por jo se është nostalgjik i ish -sistemit. Domatja, bamja, vaji i ullirit, ishin prodhimet më të kërkuara nga Gjermania, Austria, Polonia, Hungaria, por, edhe nga Serbia. Prodhimet tona bio merreshin pa kontroll dhe pa ambalazhim të standardeve. Por megjithë këto prodhime, tregu jonë ishte bosh çka tregon se, politika e partisë nuk kishte synim mirëqenien e popullit, por, fitimin e shtetit për të shtuar arsenalin ushtarak  etj…

  Ju në disa intervista jeni prononcuar dhe keni theksuar se, prodhimet tona bujqësore ishin shumë cilësore dhe shumë të kërkuara në tregun perëndimor. Cilat nga prodhimet tona ishin më të kërkuara?

 Unë do radhis disa prej tyre. Dhe këto që do të them janë absolutisht të vërteta pasi kam qenë prezent në takimet me përfaqësuesit e firmave të huaja që vinin dhe merrnin prodhimet tona. Pra kam qenë në bisedë me ‘ta dhe kam bërë pyetje nga më të ndryshmet. Le të fillojmë. Prodhimi i parë që merrej në mënyrë masive ishte domatja jonë, si e serrës por kryesisht ajo e fushës. Ishin prodhime bio që binin erë domate deri në 200 metër. Shteti i parë që i merrte ishte Gjermania Lindore, pastaj vinin Austria, Hungaria, Polonia, Çekia, etj… Shumë herë bashkë me shoferët gjermanë vinin dhe përfaqësues të firmave që merrnin mallin. Ata s’e kontrollonin kurrë, madje thoshin shpejt, vetëm ngarkoni. Dhe nuk merrnin pak, por rreth 5 maune 20 tonëshe. Njëherë i thashë po përse nuk e kontrolloni sidomos ambalazhimin? Përfaqësuesi firmës qeshi. Ky mall duket, është i pastër, nuk do reklamë. Por ju nga vendet e tjera ambalazhin e keni shumë merak. Kur malli është i mirë reklama i bëhet vetë më tha. Dhe me të drejtë e shtrova këtë pyetje, pasi kur merrnin mall nga çdo vend tjetër madje, dhe deri nga Brazili, ambalazhimit i kushtonin një vëmendje të jashtëzakonshme na thoshin shoferët. Arkat ishin prej kartoni të trashë, ambalazhimi me letër speciale madje si me varak. Një mbështjellje super, etj.. Ndërsa amballazhimi ynë ishte për faqe të zezë. Arka druri, madje të shqyera. Por ata nuk pyesnin për ‘to. Shpejtonin vetëm të ngarkonin. Një tjetër përfaqësues firme më tha: Ju habiteni pse nuk kërkojmë shumë cilësi në ambalazh apo në skuqje? Sepse e dimë që jeni vendi i vetëm që përdorni pak plehra kimikë për parapjekje si dhe jeni një vend që keni 305 ditë në vit diell. Pra pjekja është natyrale.

 Kush vend tjetër ndiqte këtë mënyrë importi ?

Polonia. Ishin të tretët pas Austrisë. Madje, ata, kur binte fjala për prodhimet tona thonin: Menjëherë në makinë! Mbyll sytë dhe hidh. Njëherë në fund të gushtit të vitit 1988 kishte ardhur një përfaqësues firme për të marrë prodhimet e fundit të domateve. Ishin prodhimet e fushës dhe të serave. Kishte ardhur me katër maune. Ne thuajse nuk kishim prodhim as për një maune. Ishim në fushë. Përfaqësuesi më tha: Unë s’iki pa mbushur maunet. I thashë po ja ku është prodhimi, shikoje janë të vogla dhe të papjekura ajo pjesë tjetër. “S’ka gjë-, më tha- mblidhi të gjitha, të mëdha dhe të vogla dhe pse janë jeshile”. Futi punëtorët në fushë më tha. Futa gjithë punëtorët. I shkulëm domatet me rrënjë. S’lamë as kokrrën më të vogël. Së fundi të pesë maunet u mbushën. Përfaqësuesi i firmës më rrahu shpatullat. “E ku ti gjejmë ne këto prodhime, më thuaj ti. Këto janë bio, mbajnë erë trëndelinë. S’kanë asnjë lloj gjëje të keqe. Kur jashtë peshe i dhashë dy arka për vetë ai u mrekullua. S’e besoi. Më përqafoi dhe iku shumë i kënaqur. Sa të vemi në Poloni këto piqen dhe bëhen tamam më tha. N.q.s skuqet në mënyrë  natyrale maja e domates, atëherë skuqja është e garantuar.

 Po si jepnit dhuratë kur atë kohë çdo gjë shkonte në fill të gjilpërës, nuk kishe frikë?

Ah! Ke të drejtë. Ne atëherë na ishte dhënë orientim që shoferave apo përfasuesve ët firmave tu jepnim nga dy arka tepër, për të treguar humanizmin e sistemit tonë. Psh, po ju tregon një ngjarje me shoferat serbë. Ata bënin pjesë në Firmën ndërkombëtare të transporit. Vinin shpesh në Shqipëri dhe pak a shumë dinin shqip për shumë arsye. Mund të them se dhe kishin miqësi em shumë kosovarë. Kur erdhën herën e parë, ne për pak harruam tu jepnim domate me vete. Kur po bëheshin gati të iknin një shoqer më thotë do na jepni ndonjë arkë em domate. Qesha. Pa ma thuaj dhe nëjherë i thashë? Ai përsëriti të njëtën gjë. Po ju thoni se keni terg të pasur u thashë. Po leni politikanët po na pyesni ne popullin. I thashë afrohu pak nga punëtorët dhe thuaja ta dëgjojnë se se besojnë. Ai tha troç, dua nj arkë domate sepse keni prodhime të mrekullushme që pëlqehen shumë. Puntorët s besonin. Ai nuk folis humb bukur shqip, por gjuha kuptohej. Dhashë urdhër që të 4 shoferave tu jepnin nga 3 arka me domate. Ata i morën me shumë dëshirë dhe i futën në vendin ku kishin gomat rezervë. Nuk lanë urim pa na dhënë. Ishin shumë miqsorë.

 Nga ato prodhime, nuk shkonte asgjë dëm, sepse thatë dhe të papjekurat i merrnin polakët?

Asgjë. Madje po të them, se vitet e fundit  në Elbasan ishte ndërtuar nj fabrikë moderne e prodhimit të slacës. Kur themë moderne ishte ultra. Në mos gaboj u ndërtau në vitin 1998. çfarëdo domate që prishej apo ishte gati të prishej shkonte për salcë. Ajo slacë ishte plot aromë jo si salca sot. Po të sqaroj, nuk kam asnëj nostalgji për atë sistem, që na kishte mbushur me frikë. Por të vërtetat ti themi. Si të blejmë edhe slacë jashtë? Si ka mundësi që të mos prodhojmë as salcë kur kishim mbi 15 fabrika të tilla? Aktualisht fabrika e salcës në Elbasan është privatizuar nga një biznesmen arab dhe i ëshët vënë dryni. Pse të bëhet kjo? Pse të lihet në mëshirë ët fatit nj fabrikë moderne dhe të importohet salcë? Kjo ëshët e pafalshme.

 Po nga prodhimet e tjera kë do të veçoje?

Ullirin. Elbasani si rreth athere kishte rreth 400 mijë rrënjë ullinj. Gjithë Shqipëria ën atë kohë deri në 1990 kishte rreth 5 milion rrënjë ullinj. Vaj jonë i ullirit ishte me nam, vaj safi që kur gatueje mbante shtëpia erë ulli gjithë ditën. Ishte ilaç. Pa asnjë modifikim. Athere të hidhje ujë, apo diçka tjetër në vaj, bëhej nami, Bëhej gurguleja. Një kg vaj ishte 20 lekë. Për vajin tonë thoshin fjalët ëm të mira firmat importuese. Në këtë rast edhe ambalazhimi ishte më i mirë. Madje për shifrat, për cilësinë kishte dhe ndëshkime. Askujt nuk i lejohej të luante me> ja një rast konkret. Në nj takim me punonëjsit e nj Ndërmarje në rrethin e Sarandës, Sekretari i Parë Shaban Sula, në fjalim e sipër tha që sot Shqipëria ka 15 milion rrënjë ullinj. Gabim. Kur shifrat zyrtare thoshin 5 milion. Menjëherë e hoqën nga Sekretar të parë dhe e sollën Drejtor të fabrikës së çimentos ëktu në Elbasan. Edhe në ksi rastesh kur vinin firmat e huaja ne u japnim nga një shishe vaj ulliri falas. Urimet e tyre nuk kishin të sosur. Ja një rast unik. Në vitin 1963 mbahet mend rekordi i prodhimit të ullirit. Kishte aq shumë sa partia bëri thirrje të vinin dhe nga qyteti për të vjell prodhimin. Madje u cilësua që pasi të mblidhinin një sasi për normë, prodhimin tjetër ta merrnin vetë falas.

 Po përse kur kishim kaq prodhim, nuk kishim në tregun tonë?

Ah, ja këtu dua të ndalem. Gjithkush që ka lexuar këto biseda mes nesh, më ka quajtur nostalgjik. Por unë po them, prodhimet ishin cilësore dhe mjaft të kërkuara. Por të gjitha iknin jashtë. Tregu ynë ishte bosh. Fare bosh. Pra kur ne çonim domatet e fundit përe eksport në Elbasan nuk gjeje domate. Madje u kthye në gangrenë kjo punë e furnizimit të tregut. Shihnim si iknin ajshtë qindra maune ne skishim as domate as vaj ulliri. Përse bëhëj kjo? Pasi shteti kishte shumë fabrika apo uzina jo rentabël dhe të gjitha këto humbje mbuloheshin nëpërmjet eksportit. Dhe nuk eskpeortoheshin pak, kur ne nuk kishim në tregun tonë. Kjo ishte politika e partisë shtet. Por që të mos nxijmë çdo gjë. Arrtijet dhe investimet ishin pavarsiht si shpërndaheshin. Bujqësia jonë ishte e niveleve evropiane. Politika e shtetit ishte e pa orientuar në drejtim të furnizimit.

  Si mendoni ju, a i dinte udhehqeja e kohës këto, që dhe pse kishte prodhime, tregu ishte bosh?

Besoj se po. Patjetër që i dinte, por nuk donte që  niveli i mirëqënies të ishte i lartë. Kam lexuar kujtimet e mjekut em faëm botërore që ishte dhe mjek i Enver Hoxhës, francezin Pol Miliez. Ai e la të lirë atë të shëtiste në Tiranë. Pas disa ditësh vizita në vende qytete por kryesiht në Tiranë i thotë? Si tu duk populli im? Pol Miliez ju përgjgij, dukej i qeshur, i kënaqur me vetn por shumë i varfër. Tregu ishte bosh. Ky popull aq mirëqënie meriton i kishte thënë Enver Hoxha.

 Ndonjë prodhim, tjetër që vendet e lindjes e kishin specifike për ta importuar tek ne?

Po, bamjet. Ishin prodhim i veçantë për Poloninë. Nuk e di çafrë i tërhiqte ata në këtë prodhim, por pjesën dërrmuese ne e çonim aty. Maunet vinin ardhë radhë deri në 5 njëherësh.