Zyrtarët amerikanë: Rusët nuk sulmuan ISIS, por rebelët e mbështetur nga koalicioni

458
Avionët rusë filluan sulmet e tyre ajrore në Siri, por duket se ata kanë targetuar rebelët anti-qeveri, shumë prej të cilëve mbështeten nga koalicioni i kryesuar nga SHBA-ja. Zonat e sulmuara nga Moska janë të kontrolluara nga një grup rebelësh përfshi dhe ata që veprojnë nën flamurin e Ushtrisë së Lirë Siriane, sipas aktivistëve, vendasve e rebelëve.
Një zyrtar amerikan më herët tha se sulmet ajrore ruse nuk duken se kanë targetuar territoret e zëna nga Shteti Islamik. Rusia kishte paralajmëruar SHBA-në të tërhiqte avionët e saj nga Siria një orë përpara se sulmet të fillonin, duke i rritur disi tensioned mes Putinit dhe Obamës, të cilët “u përballën” gjatë takimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork këtë të hënë
Sigal