Spanjë: Ministrja e Mbrojtjes Kodheli viziton bazën ajrore ushtarake Torrejon

457
Gjatë vizitës së saj zyrtare në Mbretërinë e Spanjës, Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në ditën e dytë vizitoi Qendrën Operacionale Ajrore (CAOC) në bazën ajrore Torrejon. Ministrja u njoh me veprimtaritë e kësaj qendra, e cila është edhe përgjegjëse për kotnrollin e hapësirës ajrore shqiptare. Sipas njoftimit të Ministrës së Mbrojtjes, Kodheli vizitoi edhe Njësinë Ushtarake për Emergjencat, ku u njoh me aftësinë, kapacitetet dhe angazhimin e kësaj njësie brenda dhe jashtë vendit.

Një ditë më parë, gjatë takimit me homologun e saj, ministrin spanjoll të mbrojtjes, Pedro Morenes Eulate, Kodheli shprehu vlerësimin e saj për marrëdhëniet mes dy vendeve duke shprehur gatishmërinë për t’i rritur e forcuar ato më tej. Duke u ndalur tek situata në rajon, ministrja Kodheli nënvizoi se “Shqipëria mbështet politikën e bashkëpunimit rajonal duke promovuar stabilitet politik, prosperitet dhe zhvillim ekonomik”.
Sigal