Takimi i G7, Tusk: Samiti më sfidues ndër vite. Junker mbron Trump

529
Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tuks tha se samiti i G7 që po mbahet në Sicili do të jetë më sfiduesi ndër vite. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kreun e Komisionit Junker, Tusk u shpreh:

“Nuk ka asnjë dyshim se ky do të jetë samiti më sfidues i G7 në vite. Nuk ka asnjë sekret se liderët që takohen sot kanë pozita shumë të ndryshme në tema të tilla si ndryshimi i klimës dhe tregtia. Por, roli ynë si BE është të bëjmë gjithçka për të ruajtur unitetin e G7 në të gjitha frontet”.

Presidenti i Komisionit Evropian ndërkohë Jean-Claude Juncker mohoi se Presidenti i SHBA Donald Trump kishte dënuar në mënyrë agresive politikat tregtare gjermane gjatë takimit të së enjtes në Bruksel.

“Nuk është e vërtetë që presidenti i Shteteve të Bashkuara pati një qasje agresive ndaj politikave tregtare të Gjermanisë. Unë vërtetë besoj dhe është e vërtetë, që kemi të bëjmë me një gabim në sistemin e përkthimit. Nëse dikush thotë se gjermanët janë të këqij, kjo nuk mund të përkthehet fjalë për fjalë apo jashtë kontekstit. Pra ai nuk ishte aspak agresiv”

Raportet e medias gjermane thanë se Trump kishte denoncuar politikat e Berlinit si “shumë të këqija” dhe kishte sinjalizuar se donte të kufizonte shitjet e makinave gjermane në Shtetet e Bashkuara.

G7 dikur ishte G8. Por Rusia u përjashtua nga grupi në 2014 pas aneksimit të Krimesë nga Ukraina. Tusk tha se BE nuk “kishte parë asgjë për të justifikuar një ndryshim në politikën e tij për sanksionet ndaj Rusisë”. Tusk deklaroi gjithashtu se bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë e përgatitur të jetë “e ashpër” dhe “brutale” kundër terrorizmit.
Sigal