Itali, në pranga 5 shqiptarë hajdutë vilash historike

378
Operacioni i koduar Lego i Policisë Italiane të qytetit të Alesandrias ka çuar gjatë paradites së sotme në arrestimin e 6 personave, 5 shqiptarë e një italian me akuzën e pjesëmarrjes në organizatë kriminale e specializuar në vjedhjen e vilave me rëndësi historike. Shqiptarët e arrestuar janë Gazmir Dyzeni, 39 vjec, vëllezërit Vitor e Bib Dokaj, 36 e 41 vjec, Albert Loci 32 vjec i njohur nga policia shqiptare e qytetit të Pukës dhe i kërkuar nga Interpoli për një vrasje të kryer kohë më parë në Shqipëri. Personi i pestë i arrestuar nga policia italiane i pretenduar si nënshtetas shqiptarë quhet Vasile Ples 33 vjec.

Ky nominativ është me origjinë rumune e aludimi si person me nënshtetësi shqiptare lidhet ndoshta me faktin e dokumentave fallso të identifikimit. Italiani i vetëm i arrestuar është Secondino Luigi Campi, pronar i një magazine ku anëtarët e kësaj bandedërgonin materialin e vjedhur i cili më pas shkonte në shitje. Gjatë aksioneve të tyre grupi i shqiptarëve vidhte gjithcka, që nga tullat, pllakta, tubat e bakrit, rubinetat, ornamentet me të cilat ishin punuar tavanet etj . Disa muaj më parë banda e shqiptarëve kishte grabitur dhe një impiant eolik në zonën e Kuneos. Gjithashtu banda e shqiptarëve akuzohet dhe për disa grabitje banesash në territor si dhe vjedhje materiale ndërtimore nga impante e sipërmarrje të këtij sektori.
Sigal