Zhbogar: Statusi për Asociacionin të përgatitet sa më shpejt

393
Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ka marrë parasysh vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ka të bëjë me vlerësimin e parimeve për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serb.
Zhbogar pret që të gjitha palët ta respektojnë këtë vendim ashtu që akti ligjor i Qeverisë së Kosovës për zbatim të kësaj Marrëveshjeje dhe Statuti pasues të përgatiten sa më shpejtë që është e mundur, transmeton koha.net.
Sipas një komunikate të zyrës së BE-së në Kosovë, Gjykata Kushtetuese është shprehur se Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe do të krijohet siç parashihet me Marrëveshjen e Parë, në përputhje me Kushtetutën.
Sigal