Festat e vakëta në Paris, ende të frikësuar pas sulmeve të nëntorit

483
Pjesa më e madhe e dyqaneve, edhe në qendrat e famshme tregtare kanë ofruar ulje për festat e fundvitit, dikush 30-40%. Por pavarësisht kësaj, bizneset shprehen të pakënaqura për nivelin e blerjeve këtë vit. Pas sulmeve terroriste të 13 nëntorit në Paris, klientët e kanë të vështirë ti rikthehen jetës normale, ndonëse qendrat tregtare kanë nisur të popullohen sërish apo edhe tregjet e krishtlindjeve në “Champs Elysees”.
Në muajin nëntor, militantët terroristë vranë 130 vetë në një seri sulmesh në kryeqytetin francez, duke patur nën shënjestër një stadium, një sallë koncertesh dhe disa bare e restorante.
Menjëherë Franca shpalli gjendjen e emergjencës dhe vendosi në rrugë, në zonat më të frekuentuara të Parisit, përfshirë qendra tregtare, dyqane dhe Glaerinë Lafayette, mijëra forca policie.
Edhe vetë këto dyqane rritën nivelin e sigurisë, me kontrolle të klientëve përpara se të hynin në dyqane.
E pavarësisht atmosferës së tensionuar në qytet, menaxheri i përgjithshëm i njërit prej dyqaneve të famshme, Printemps, Pierre Pellarey, thotë se vetëm këto 2-3 ditët e fundit ka parë një rritje të lehtë të blerjeve.
“Një rritje shumë e lehtë, kjo për faktin se ne kemi ulur cmimet me 30% por javët e shkuara kemi humbur vërtet. Shpresojmë të vazhdojë kështu edhe në javët e para të janarit. Janari është në fakt periudha e blerjeve por kjo është një kohë dhe periudhë shumë e cmuar për bizneset sepse është fundi i vitit” tha ai.
Në muajin Janar, Franca do të përkujtojë 1 vjetorin e një tjetër sulmi terrorist, atë të 7 janarit, ku 17 vetën humbën jetën në sulmin në redaksinë e revistës satirike Charlie hebdo.
Një kliente pariziene, Ihasn, tha se ajo është tronditur nga këto sulme por jeta vazhdon.
“Jemi ende paksa të shokuar, duhet ta pranojmë. Por sic i kam thënë edhe vajzave të mua, se nëse do të vdesim do të thotë se ashtu ka qënë e shkruar të ndodhë. Kjo nuk duhet të na ndalojë që të vazhdojmë të jetojmë jetën tonë. Duhet të dalim sërish, të kënaqemi, edhe pse jemi pak të frikësuar” tha ajo.
Një turist gjerman, bert Kunat, tha ai nuk është aspak i frikësuar dhe se do të vazhdojë gjithnjë të vijë në Paris.
“Unë e dashuroj Parisin. Kam qënë këtu 15 herë dhe do të vazhdoj të kthehem, më pëlqen shumë. Edhe nëse do të ketë sulme terroriste, sdua tja di. Një gjë e tillë mund të ndodhë në Angli, Hollandë, kudo në botë. Unë nuk do të jetoj me frikë” thotë ai.
Gjithsesi sipas një sondazhi të realizuar nga një agjenci profesionale, industria e turizmit ka shënuar rënie të ndjeshme që prej muajit nëntor, kryesisht edhe prenotimi përmes booking në internet.
Megjithatë atmosfera e krishtlindjeve ka bërë që turistët e huajn të rikthehen sërish.
Sigal