Fundoset trageti në Indonezi, humbin jetën 23 persona, mbi 50 të tjerë të humbur

459
Fundosja e një trageti në gjirin e Bonit në Indonezi ka shkaktuar të paktën 23 viktima, teksa 54 persona të tjerë janë shpallur të humbur. Deri më tani, ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin nga ujrat 41 persona.
Sipas asaj që raportojnë pasagjerët e mbijetuar të tragetit, mjeti lundrues u fundos si pasojë e një dallge me përmasa relativisht të mëdha. Një gjë e tillë u konfirmua edhe nga autoritetet të cilët bënë me dije se dallgët kishin arritur në një lartësi prej afro katër metrash.
Në gjirin e Bonit, kanë mbërritur menjherë ekipe të shumta shpëtimi teksa në operacion janë përfshirë edhe helikopterë. Një ndihmë të madhe gjatë aksionit, kanë dhënë edhe peshkatarët e zonës, të cilët kanë arritur që të ndihmojnë një pjesë prej të mbijetuarve.
Incidente të tilla janë mjaft të shpeshta në brigjet e Indonezisë, për shkak të mjetëve të vjetëruara të lundrimit si dhe mungesës së elementeve thelbësorë të sigurisë.
Sigal