U kapën me dru të prera në mënyrë të paligjshme, arrestohen 2 persona

461
Policia e Kukësit ka arrestuar dy persona, me akuzën e prerjes së paligjshme të pyjeve, ndërsa për një person të tretë filloi procedimi penal. Këtyre personave iu sekuestruan nga 10 m3 lëndë drusore secilit, gjithësej 30 m3.
Të arrestuarit janë Sami Gashi, Fitim Voja, ndërsa filloi procedimi për shtetasin me iniciale Xh.A.
“Nga ana e specialistëve të Seksionit Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë e Policisë Kukës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme, më datë 23.12.2015, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
1- Sami Gashi, vjeç 42, banues në Kukës , pasi:
Në rrugën dytësore Fushë-Dukagjin-Kolsh, u kap duke transportuar 10 m 3 lëndë drusore në mjetin tip “Benz-Mercedez”, me targa AA 816 HO, të prera pa leje dhe pa faturën tatimore. . (Neni 205 e 180 i K.Penal).
2-Fitim Voja, vjeç 28, banues në fshatin Shtanë, Kukës, pasi:
Në rrugën dytesore Fushë-Dukagjin, Kolsh, u kap duke transportuar 10 m 3 lëndë drusore në mjetin tip “Benz-Mercedez”, me targa AA 689 CD, të prera pa leje. (Neni 205 i K.Penal).
Gjithashtu nga ana e specialistëve të Seksionit Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë e Policisë Kukës, filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit:
-Xh.A, vjeç 52, banues në fshatin Mgullë, pasi:
Në rrugën Kalimash-Fush-Dukagjin, u kap duke transportuar 10 m3 lëndë drusore, në mjetin tip “Benz-Mercedez”, me targa AA 915 BU, të prera pa leje. (Neni 205 i K.Penal).
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe ”Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga nenet 205 e 180 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë
Sigal