Itali: Policia kontroll për siguri, kap dy shqiptarë me 36 kg heroinë

408
Policia italiane ka sekuestruar një sasi prej 36 kg heroinë. Në pranga kanë përfunduar tre persona dhe gjithashtu janë sekuestruar 80 mijë euro. Droga ishte e një cilësie të lartë dhe në tregon do të kapte një vlerë prej 2.2 deri në 2.3 milionë euro. Policia ndaloi për kontroll dy makina një Citroen C5 me targa italiane dhe një C5 tjetër me targa të huaja.
Një prej këtyre makinave drejtohej nga një shtetas bullgar i quajtur, Ivan Penchev, 26 vjeç. Ndërsa në makinën tjetër ndodheshin dy shqiptarë, Isuf Shahini, 28 vjeç dhe Florian Lani, 29 vjeç. Bullgari 26-vjeçar ishte blerësi i drogës, ndërsa dy shqiptarët shitësit të cilët do të merrnin 80 mijë eurot.
Sigal