Zgjedhjet në SHBA/ Katër shtetet ku po zhvillohet garë e “ethshme” për të përcaktuar drejtimin e Senatit!

78
Sigal

Zgjedhjet për Kongresin amerikan po vijon në ditën e dytë ku ka nisur procesi i numërimit të votave.

Republikanët janë ende të favorizuar për të fituar Dhomën e Përfaqësuesve, por me një diferencë të vogël mes tyre.

Të gjithë sytë e publikut tashmë janë të drejtuar nga Senati dhe veçanërisht në katër garat më të mëdha.

Ato do të përcaktojnë nëse demokratët do të mbajnë kontrollin e dhomës së sipërme të Kongresit ose nëse republikanët do e kthejnë në favorin e tyre.

Në Arizona , demokrati Mark Kelly është përpara kundërshtarit të tij republikan, Blake Masters të miratuar nga Donald Trump, megjithëse deri më tani janë numëruar vetëm 68% e votave.

Në Nevada , republikani Adam Laxalt ka një epërsi të lehtë ndaj kandidates demokrate Catherine Cortez Masto, e cila u bë senatorja e parë latine e vendit në 2016.

Në Wisconsin , ku janë numëruar 95% e votave, presidenti aktual republikan Ron Johnson është më pak se 30,000 vota përpara kundërshtarit të tij demokrat Mandela Barnes.

Dhe e panjohura më e madhe e zgjedhjeve afatmesme në SHBA mbetet gara për Senatin e Georgias , ku republikani Herschel Walker dhe demokrati Raphael Warnock janë të barabartë me 49% të votave.

Ka të ngjarë që Georgia të shkojë në zgjedhje të tjera në dhjetor nëse njëri prej kandidatëve nuk arrin të sigurojë më shumë se 50% të votave.