EMRAT/ Shkatërrohet grupi kriminal i lidhur me “Ndraghetën”, 15 shqiptarë të arrestuar, mes tyre edhe personazhi “VIP”

103
Sigal

Një megaoperacion i zhvilluar në Itali ka shkatërruar një bandë kriminale, ndërsa në pranga janë vënë 15 shqiptarë, mes tyre edhe i shumëkërkuari Fisnik Smalaj.

Prokuroria Italiane ka lëshuar një urdhër-arresti për 25 persona, shumica kanë qenë shqiptarë me banim në Belgjike. Smalaj është një personazh i njohur në botën e krimit për bashkëpunimin me klanet mafioze kalabreze të “Ndraghetës”.

Mediat italiane shkruajnë se lokali i Fisnik Smalajt në Frankfurt të Gjermanisë, ishte kthyer në një bazë takimi për Ndraghetën.

Autoritetet gjermane bëjnë me dije se në lokalin e shqiptarit po planifikohej  blerja e 50 kg kokainë që kishte ardhur nga Amerika e Jugut për në Gjermani dhe do të trafikohej në Itali.

Operacioni i “Gentleman2” është vazhdimi i “Gentleman” i cili nisi në vitin 2015 dhe çoi në shkatërrimin e një rrjeti të trafikimit të drogës përmes Amerikës Latine në Shqipëri, Itali dhe Hollandë.

Anti-mafia italiani zbuloi se ishin trafikuar rreth 3 tonë drogë, kokainë e heroinë me vlerë mbi 45 milionë euro.

Nga operacioni “Gentleman”, autoritetet identifikuan 34 persona të përfshirë në trafikimin e drogës, mes të cilëve shumica ishin shqiptarë. Policia ekzekutoi masa ndalimi ndaj:

Gazmend Alliu, 37 vjeç;

Ledio Hajdini, 24 vjeç;

Dilaver Hajdini, 33 vjeç;

Zigur Hametaj, 27 vjeç;

Zamir Oruçi, 36 vjec;

Klodja Paza 36 vjeç;

Fisnik Smajlaj, 41 vjeç;

Ilir Ulqinaku 39 vjeç;

Arben Zela, 32 vjeç.