Të shtëna me armë në Lubjanë, dy të vde.kur

57
Sigal

Të shtënat me armë u kanë marrë jetën dy personave pasditen e sotme në Lubjanë. Policia ka gjetur trupin e një mashkulli, i cili sipas të dhënave të deritanishme dyshohet se është autori i këtyre vrasjeve.

Policia ka marrë informacion për të shtënat rreth orës 15.00, ka shkuar në vendngjarje dhe e ka siguruar atë për të përcaktuar rrethanat në të cilat kanë ndodhur të shtënat.

Fillimisht njoftoi se dy persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa më pas kanë ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda.