Zëdhënësi i ri i ISIS-it kërcënon Turqinë

394
Sigal

Zëdhënësi i ri i
ISIS-it ka kërcënuar sot për sulme në ambasadat turke në gjithë botën dhe ka
ftuar pjesëtarët e qytetit irakian Tal Afar në afërsi të Mosulit që mos të ikin
para ofensivave të forcave irakiane.

“Shkatërronjau
veturat, sulmoni ato…në mënyrë që të hakmerreni dhe mos ikni”, ka porositur
Abi El Hasan el Muhaxher në një porosi me zë publikuar në internet.

 Muhaxher ka
thënë se në cak të mbështetësit e Shtetit islamik do të jetë qeveria femohuese,
sekulare turke në të gjitha fushat- në ushtri, ekonomi dhe në media por edhe në
secilën ambasadë dhe konsullatë”, transmeton Reuters.

 Agjencia
britanike përmend se tani për tani nuk është e mundur të konfirmohet
autenciteti i këtij xhirimi.

ISIS praktikisht me
këtë xhirim për herë të parë prezanton zëdhënësin e ri. Xhirimi është lajmëruar
në sajtin e medias së organizatës “Furqan” që ka lidhje me ISIS.

 SHBA në shtator
kanë konfirmuar se ish-zëdhënësi i ISIS-it Abu Mohamad el Adnani është vrarë në
sulmet ajrore më 30 gusht në Siri