Virologu italian tregon se kur do të ndihet efekti i vaksinave

209
Sigal

Andrea Crisanti është një nga epidemiologët kryesorë të Italisë. Ai ishte ideatori i strategjisë që frenoi nivelin e lartë të përhapjes së koronavirusit në valën e parë që përfshiu Veneton.

Eksperti, i cili është drejtor i laboratorit të mikrobiologjisë në Padova, në një intervistë televizive tregohet i përmbajtur në prag të shpërndarjes së vaksinave.

Crisanti u shpreh: “Do të duhet pak kohë për të kuptuar sa ndikim do të ketë vaksina. Mendoj se do ta marrim vesh nga qershori, nëse gjithçka shkon mirë. Deri atëherë, problem do të jetë kontrolli i pandemisë. Kjo është sfida jonë, pasi nuk besoj se vaksinimi do të ketë ndikim pa kaluar 6-7 muaj”.

Kujtojmë se Andrea Crisanti ka qenë skeptik ndaj vaskinave anti covid. Në një artikull të publikuar më parë në telegraf.al, virologu rendiste arsyet e tij për skepticizmin ndaj vaksinave.