Duçka u takua me McGonigal ditën që u arrestua njeriu i Hunter Biden

20
Sigal

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka rikthyer në qendër të vëmendjes së opinionit amerikan aferën e Charles McGonigal.

Në një tubim elektoral, Trump tha se McGonigal është i lidhur të njëjtën kompani kineze, e cila ka paguar për familjen e Joe Biden.

Në fakt bëhet fjalë për kompaninë kineze CEFC, për të cilën ka punuar këshilltari hije i Edi Ramës, Dorian Duçka. E njëjta kompani e lidhur me Partinë Komuniste të Kinës ka sponsorizuar ekspozitën personale të Edi Ramës në Hong Kong.

Ndërkohë sot, organizata ‘Oversight Project’, pjesë e ‘Heritage Foundation’, jep të tjera të dhëna për skandalin ku implikohet familja Biden, Charles McGonigal dhe këshilltari i Edi Ramës.

Organizata thekson se Dorian Duçka është takuar disa herë me Patrick Ho, që është zyrtari i kompanisë kineze që ka paguar miliona dollarë për familjen Biden.

“Charles McGonigal u padit gjithashtu në Distriktin e Kolumbisë për mbajtjen e takimeve të pazbuluara me personin e lidhur me CEFC, Dorian Duçka.

CEFC ishte i njëjti konglomerat që punësoi Patrick Ho.

Sipas aktakuzës, takimi i parë i McGonigal me Duçkën ndodhi rreth 2 muaj para arrestimit të Ho.

Takimi i dytë me Duçkën ndodhi brenda 24 orëve nga arrestimi i Ho më 18 nëntor 2017.

McGonigal mori 225,000 dollarë në lidhje me këto takime,” shkruan organizata që bën transparencë për aferat qeveritare në SHBA