VIDEO/ Refuzojnë të dalin nga shtëpia, shihni se si merret zvarrë familja e prekur nga koronavirusi në Kinë

458
Sigal

Një video po qarkullon gjerësisht në rrjet, ku shihet se si merret me forcë një familje kineze që dyshohet se është prekur nga koronavirusi.

Persona që mbajnë veshur maska mbrojtëse shihet se si marrin me dhunë, madje duke tërhequr zvarrë qytetarët, të cilët ulërasin dhe shtrihen përtokë, duke bërë rezistencë që të mos dalin nga banesat.

Kujtojmë se deri më tani 722 persona kanë humbur jetën nga virusi që shpërtheu në Kinë dhe që tashmë është shfaqur në disa vende të botës. Aktualisht mijëra të tjerë janë prekur nga virusi vdekjeprurës.