Me klandestinë marokenë nga Korça në Tiranë, arrestohet taksisti 44-vjeçar

460
Sigal

Një 44-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Elbasan. Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti bëjnë me dije se 44 vjeç me inicialet G.M, është arrestuar në flagrancë pasi në aksin rrugor Korçë-Librazhd, me automjetin tip “Benz” po transportonte 4 shtetas maroken nga Korça në drejtim të Tiranës.

Operacioni u krye nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, në bazë të informacioneve të marra se një shtetas transportonte shtetas nga vendet e treta.