Itali/ E godet lopa me brirë, shqiptari përfundon në reanimacion

281
Sigal

Një 54-vjeçar shqiptar ka përfunduar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi u qëllua me brirë nga një lopë. Ngjarja ka ndodhur në Etroubles, mesditën e së dielës. Pasi është transportuar në spital, mjekët kanë parë gjendjen e rëndë dhe e kanë shtruar në repartin e reanimacionit. Për momentin, mjekët janë ende të rezervuar për fatin e 54-vjeçarit.