Ylberi mbush qiellin, ja pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit…

373
Sigal

Pavarësisht se sa shumë mundohemi dhe arrijmë të përparojmë teknologjinë moderne, natyra mbetet gjithmonë e pakapërcyeshme. Fenomenet natyrore na mahnitin, pasi mrekullitë e natyrës janë veprat e vërteta të artit. Ndërsa fotografja Cessna Kutz ishte jashtë përgjatë brigjeve të Liqenit Sammamish një të hënë pasdite ajo kapi këto fenomene optike që njihen gjithashtu si harqe rrethore, dhe ndodhin kur dielli është më i lartë se 58 ° në qiell. Ato formohen nga retë cirrus, retë e holla, të bëra nga kristale gjashtëkëndore të akullit. Në rast se ato rreshtohen në mënyrë optimale, kristalet e akullit bëhen një prizëm që shkakton thyerje që duket si ylber.

Këto harqe mund të krijohen nga të dy, dielli dhe hëna, por ato janë më të rralla gjatë natës. Frekuenca e këtyre halove varet nga vendndodhja në gjerësi të veçantë. Prandaj, ato mund të shihen më rrallë në latitudat më tej nga ekuatori, dhe vetëm kur dielli është në një lartësi të caktuar në qiell.