Meta me Presidentin e Sllovenisë: Mirënjohje për mbështjen që na keni dhënë në procesit të integrimit

298
Sigal

Presidenti Meta zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pohor. Të dy presidentët ndanë me njëri tjetrin shqetësimin për situatën e pandemisë së koronavirus si edhe gjetjen e rrugëve të përbashkëta për të dalë nga kjo situatë. Presidenti Meta i shprehu falenderimet e veta për mbështetjen solide që Sllovenia i ka dhënë në vijimësi procesit të integrimit europian të Shqipërisë. ‘Presidenti Meta zhvillon një bisedë telefonike me Presidentin e Sllovenisë, Sh.T.Z Borut Pahor

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin e Sllovenisë, Sh.T.Z Borut Pahor. Të dy Presidentët ndanë të njëjtat shqetësime rreth përkeqësimit të situatës epidemiologjike të pandemisë COVID-19 në rajonin tonë. Presidenti Meta theksoi domosdoshmërinë e një bashkëpunimi më intensiv ndërmjet vendeve tona, për të ndërtuar një strategji që do të mundësonte daljen sa më të sigurtë dhe të shpejtë nga pandemia. Krerët e shteteve vlerësuan marrëdhëniet miqësore e të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe shprehën besimin se ky bashkëpunim do të forcohet edhe më tej në të ardhmen në të gjitha fushat. Presidenti Meta i shprehu Presidentit Pahor mirënjohjen për mbështetjen solide që Sllovenia i ka dhënë në vijimësi procesit të integrimit europian të Shqipërisë.’