Varianti i ri i Covid-19 gjendet në 71% të rasteve të infeksionit në këtë vend

157
Sigal

Varianti i koronavirusit, që fillimisht u zbulua në Britani, është varianti më i përhapur në Sllovaki, tha kryeministri i këtij shteti, Igor Matoviq.

Sipas Matoviq, 71 për qind e rasteve të regjistruara në Sllovaki, janë me variantin e ri britanik.

Varianti britanik është më ngjitës sesa varianti fillestar i koronavirusit.

Matoviq tha se qeveria ka shikuar të gjitha mostrat pozitive që janë kryer me metodën PCR dhe rezultatet paraprake thanë se 71 për qind janë të variantit britanik.

“Deri më tani, nga 1,360 testet e kryera me PCR, 71 për qind kanë dalë se janë varianti B.1.17 (varianti britanik)”, – ka shkruar Matoviq në Facebook.

Sllovakia, që ka 5.5 milionë banorë po përballet me probleme të mëdha që ta ulë nivelin e infeksioneve ditore, pavarësisht se ka vendosur masa të izolimit.

Që prej fillimit të pandemisë, Sllovakia ka regjistruar 5,050 viktima.