Bilanc tragjik në Spanjë, 769 të vdekur në 24 orë, mbi 64 mijë të infektuar me koronavirus

253
Sigal

Një tjetër ditë e zezë për Spanjën, ku vetëm në 24 orët e fundit 769 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi bëjnë me dije autoritetet shëndetësore vendase.

Si rezultat, numri total i viktimave ka shkuar 4858. Po ashtu edhe numri i personave të shëruar është rritur duke shkuar në 9357.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë gjithashtu të ditur se numri i rasteve të reja të konfirmuara në ditën e fundit ishte mbi 4500, duke e çuar numrin total të të infektuarve në vend në mbi 64000.

Spanja është vendi i dytë më i goditur në Europë për numrin e infeksioneve me koronmavirus, të cilat mund të kenë nisur shumë më herët nga sa u dalluan në këtë shtet dhe kanë krijuar tashmë një rrjet përhapjeje shumë të gjerë dhe të rrezikshëm.