Rritet numri i të prekurve me koronavirus, por ka edhe lajme të mira. Ja sa pacientë janë shëruar

317
Sigal

Mes dhimbjes, vuajtjeve të shumta dhe shifrave të të prekurve nga koronavirusi në vend, që rriten çdo ditë ka edhe shpresë.

Lajme të mira vijnë nga ministria e Shëndetësisë, e cila ka njoftuar sot se në total numri i personave të shëruar nga koronavirusi ka shkuar në 31.

“Deri tani kemi një mjek dhe një infermier të shëruar dhe në total janë 31 të shëruar, pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë”– bëri me dije sot drejtoresha e ISHP-se, Albana Fico, duke rikujtuar apelin e fortë për të gjithë qytetarët: rrini në shtëpi, mbani distancat, telefononi urgjencën dhe mos iu drejtoni vetë spitalit nëse doni ndihmë.