Ukraina dhe forcat proruse shkëmbejnë të burgosurit

443
Sigal

Ukraina dhe kryengritësit prorusë duan të shkëmbejnë dhe lirojnë më shumë se 140 ushtarë, aktivistë dhe gazetarë.

Në lindje të Ukrainës ka filluar aksioni i lirimit dhe shkëmbimit të të burgosurve mes qeverisë ukrainase dhe kryengritësve prorusë. Shkëmbimi i të burgosurve po realizohet fillimisht në pikën Majorske në Doneck, kumtoi zyra e presidentit urainas.

NOA

Palët në konflikt nuk kanë kumtuar numrin e sakt të personave që do të lirojnë. Por kryengritësit prorusë kanë bërë të ditur të shtunën se do të lirojnë rreth 55 të burgosur.

Ndërkohë që presin nga autoritetet urkainase lirimin e 87 personave. Mediat ukrainase pohojnë se kryengritësit janë duke liruar në radhë të parë familjarët e pjesëtarëve të ushtrisë urkainase, aktivistët dhe gazetarët.

Mediat urkainase kanë publikuar inçizime të dërguara nga zyra e presidentit, ku shihet lirimi i personave nga dy autobusë, të kontrolluar nga ushtarët ukrainas, në afërsi të fshatit Odradivka, rreth 10 kilometra larg linjës së frontit. Por gazetarët nuk janë lejuar të shkojnë në vendin e ngjarjes.

Formula “Të gjithë për të gjithë”

Në samitin e Ukrainës të mbajtur para 3 javësh në Paris është arritur marrëveshja për lirimin dhe shkëmbimin sipas “Formulës të gjithë për të gjithë”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Selenskyj dhe ai rus Vladimir Putin kanë arritur këtë marrëveshje me ndërmjetësimin e Gjermanisë dhe Francës.

Në fillim të shtatorit janë liruar 70 të burgosur – 35 nga secila palë – që është konsideruar si një sinjal për mundësinë e zgjidhjes së krizës me mjete paqësore.

Në konfliktin e Ukrainës, sipas të dhënave të OKB, janë vrarë prej vitit 2014 rreth 13.000 persona./DW