Pas aksidentit, shikoni ç’ka mbetur nga makina në Rubik (Video)

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në Rubik. Raportohet se një minibus agjensie turistike është përplasur me një automjet tip  “Alfa Romeo”.

Nga përplasja e fortë makina është përplasur me barrierat mbrojtëse dhe është ndarë më dysh.

NOA

Si pasojë e aksidentit humbi jetën drejtuesi i mjetit Led Caka si edhe u plagosën 8 pasagjerë në minibusin që drejtohej nga shtetasi me iniciale K.M.