Plas sherri mes Besit e Encës: “Ballkon” ke tek shtëpia jote

599
Sigal

Aktorit i njohur i  humorit Bes Kallaku, i cili teksa ka qenë i ftuar në emisionin, Shiko Kush LUAN, ka nënvlerësuar Encën.

Nëpërmjet disa videove në “Instastory”, këngëtarja shprehet se aktori i njohur i humorit i kishte ofruar asaj rol kryesor në filmin e tij, por ajo kishte refuzuar si pasojë e projekteve të tjera.

Enca ndihet e zhgënjyer që kolegu i saj është shprehur si më lart dhe në fund tregon se Besi nuk do e ketë më kurrë mundësinë të punojë me të.

“Dy nga gjërat që urrej më shumë në botë janë padrejtësia dhe hipokrizia. Dhe spuntoja për këtë video është pikërisht ky lajm që ma dërguan miqtë e mi. Në rradhë të parë ndoshta jam shumë naïve që e mendoj këtë gjë, por mua personalisht dhe çdo shqiptari duhet t’i bëhet qejfi dhe më behet qejfi që kinematografia shqiptare po zhvillohet. Detyra jonë si shqiptarë dhe si artistë është të mbështesim punët e njëri-tjetrit.

Në radhë të dytë ndoshta Bes Kallaku ka harruar që përpara disa muajsh ishte ai i cili më kërkoi të luaja rolin kryesor në filmin e tij. Megjithatë mua mu desh ta refuzoja kërkesën e tij sepse nuk do të bënte sens as për mua, as për projektet që të kisha rol protagonist tek të dyja. Dhe pikërisht pak ditë më vonë Bes Kallaku shprehet në një emision që Enca ka ballkonin ndërsa X ka profesionalizmin.

Pra i dashur Besi cila ishte arsyeja që ti ma ofrove këtë rol kryesor për filmin tënd? Sepse unë isha jo profesioniste?

Apo sepse të duhej një ballkon, gjë e cila për mua nuk ka kuptim sepse e ke një ballkon në shtëpi. Jam e zhgënjyer si kolege, por mërzitja ime tjetër ishte edhe seksualizimi i një femre nga ana e tij, mbi të gjitha për një kolege, mbi të gjitha kur vjen nga një person që është bashkëshort, baba, biri i një femre dhe mbi të gjitha artist.

Ne nuk kemi punuar ndonjëherë bashkë, ti nuk e njeh profesionalizmin tim. Jam e sigurt që nuk do e kesh më mundësinë të punojmë bashkë. I uroj suksese çdo artisti shqiptar, më bëhet shumë qejfi ku shoh filma shqiptar në kinema. Jam shumë e gëzuar që u bëra pjesë e një projekti profesional si ‘I love Tropoja’ dhe komedia më e mirë shqiptare”, thotë Enca.