Vonesa të shumta në transportimin e pasagjerëve, Aviacioni Civil italian pezullon kompaninë ajrore “Fly Ernest”

513
Sigal

Aviacioni Civil në Itali ka pezulluar licencën e kompanisë ajrore “Fly Ernest”.

Kompanisë ajrore i është pezulluar licenca për shkak të vonesave të shumta Shqipëri-Itali. Bëhet e ditur se vendimi për pezullimin do të hyjë në fuqi me datë 13 janar 2020.

“Autoriteti Kombëtar i Aviacionit Civil informon se ka urdhëruar pezullimin e licencës së operimit për transportin e udhëtarëve dhe mallrave për kompaninë ajrore Ernest S.p.A.

Ky pezullim do të hyjë në fuqi nga 13 janari 2020 me qëllimin e vetëm që të lejojë kompaninë ajrore që pasagjerët që tashmë posedojnë një dokument udhëtimi të udhëtojnë, ndërkohë që duhet të sigurojë informacionin e nevojshëm për përdoruesit për çdo fluturim të anuluar.

Prandaj, transportuesi nuk do të jetë më në gjendje të lëshojë biletat e udhëtimit. Leja, megjithatë, mbetet në fuqi deri më 13 janar 2020, gjithashtu duke marrë parasysh pushimet e tanishme, si dhe Vitin e Ri.

Masa u miratua nga ENAC në bazë të dispozitave të Rregullores (KE) nr. 1008 të vitit 2008, që përmban rregulla të përbashkëta për ofrimin e shërbimeve ajrore në Komunitetin Evropian.

Sidoqoftë, nëse transportuesi siguron elementet e garancisë të kërkuara nga rregullat e komunitetit dhe këto elemente vlerësohen në mënyrë të favorshme nga Organi, masa e pezullimit mund të revokohet.

ENAC do të vazhdojë të monitorojë kompaninë ajrore në mënyrë që të verifikojë miratimin e të gjitha nismave të mundshme për të mbrojtur respektimin e të drejtave të pasagjerëve.”– njofton AvionNews.it