U ekstradua nga Shqipëria, gjykata turke lë në burg Faruk Ozer

133
Sigal

Faruk Ozer është në burg. Pas marrjes në pyetje nga drejtoria e Policisë në Stamboll, prokuroria e ka transferuar në gjykatën penale e cila vendosi paraditen e të dielës ta linte në paraburgim.

Ozer është në paraburgim me akuzën e “themelimit dhe drejtimit të organizatës kriminale, mashtrimit të rëndë dhe pastrimit të vlerave të pasurisë”.

Ish-CEO i bursës turke të kriptovalutavve u arrestua më 30 gusht 2022 në Shqipëri ku qëndroi për disa muaj nën arrest. Gjykatat shqiptare zhvilluan një ‘ping-pong’ me njëra tjetrën me rastin e tij dhe pas arrestimit, ai ankimoi vendimin fillimisht në gjykatën e Elbasanasit e cila la në fuqi masën e arrestit dhe më pas në Durrës, ku sërish qëndroi në paraburgim. Vendimi i fundit, për ekstradimin e tij u mor më 30 dhjetor 2022, nga gjykata e Apelit në Durrës që vendosi ekstradimin e tij për në Turqi.

Özer u arratis nga Turqia në 20 prill 2021 dhe u strehua në Shqipëri.

Autoritetet turke nisën një hetim më 22 prill, pas një raporti se përdoruesit nuk mund të hynin në llogaritë e tyre të kriptomonedhave Thodex dhe se pronari i kompanisë kishte ikur jashtë vendit.

Bordi i Hetimit të Krimeve Financiare (MASAK) përcaktoi shumën e vjedhur nga i riu në plot 356 milionë lira. Sipas pretendimeve, shuma që ai ka marrë është 2 miliardë dollarë. Si rezultat i hetimeve të hapura, Özer u kërkua një dënim me burg për tre krime.