Tillerson thirrje Rusisë: Ndaloni mbështetjen ndaj Assad

544
Sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson i ka bërë thirrje Rusisë që të ndalojë mbështetjen e Presidentit të Sirisë Bashar al-Assad pas sulmit me armë kimike javën e kaluar.

Vizita e Tillerson në Moskë vjen në një situatë të tensionuar. Nga ana e saj Rusia e ka dënuar sulmin amerikan në një bazë ajrore siriane, e cila erdhi si përgjigje ndaj sulmit kimik.

Propozimet për më shumë snaksione ndaj Rusisë kanë qenë të rrefuzuara nga vendet e G7.

Tillerson do të zhvillojë bisedime me ministrin e jashtëm Sergej Lavrov pas paralajmerimit se Rusia rrezikon të bëhet e parëndësishme në Lindjen e Mesme për shkak të mbështetjes së saj për z Assad.
Sigal