“Veting” edhe 5 këshilltarët e huaj, të kryeministrit Edi Rama

1295
Përparim HALILI
Ndërkohë që flitet për “Veting”-un, ky proces është kufizuar i kuadratizuar vetëm tek punonjësit e drejtësisë dhe deputetët, duke lënë jashtë këtij procesi “ushtrinë” e madhe të funksionarëve shtetërorë që kanë në duar vendim-marrjen dhe zbatojnë ligjet, vendimet e udhëzimet në çdo sektorë të ekonomisë, drejtësisë, punësimit, financave, diplomacisë, policisë, ushtrisë, sigurisë e financave, ekonomisë e kombëtare. Po kështu, jashtë procesit të “Veting”-ut janë lënë edhe politikanët drejtues të partive politike, të cilët bëhen deputetë, ministra e kryeministra dhe drejtojnë vendin, duke pasur rrotull vetes këshilltarë të cilët sipas kuptimit të kësaj fjale, duhet t’’i japin këshilla kryeministrit, duke e orientuar konform kushtetutës dhe ligjeve, se si mund të veprohet për çështjet që kanë lidhje me veprimtarinë, apo qëndrimet publike të kryeministrit. Pra, këta quhen “truri” dhe “busulla” e kryeministrit. A duhet t’i përfshijë “Vetingu edhe këshilltarët e kryeministrit Edi Rama, për të zbuluar se cila është veprimtaria e tyre? Po flasim konkretisht 
Tony Blair ka emrin, quhet “Anthony”, Këshilltar për orientimin efikas të kryeministrit Rama 
Ish-Kryeministri Britanik, i njohur edhe zyrtarisht në Londër si Tony Blair”, në fakt nuk e ka emrin “Tony”, por sipas regjistrit të Gjendjes Civile ai quhet Anthony Charles Lynton Blair, i lindur në datën 6 maj 1953, në Edinburgh. Flitet se është akuzuar në shtetin e tij, për skandale ushtarake e ekonomike-financiare gjatë ushtrimit të detyrës si kryeministër, ndërkohë që në qeverinë Shqiptare ai ka funksionin e Këshilltarit për Orientimin efikas të qëndrimeve të Kryeministrit Edi Rama, funksion për të cilin bashkëshortja e zotit Anthony Blair, ndërmjetësja juridike Cherie Blair është shpërblyer financiarisht në mijëra euro, si përfaqësuese e Shtetit Shqiptar në disa mosmarrëveshje tregtare e koncesionare në arbitrazhin ndërkombëtar. 
Shkëlzen Maliqi, shtetas serb, kosovar e shqiptar, Këshilltar për Rajonin
Është lindur në datën 28 tetor 1947. Në “CV” e tij rezulton si filozof, kritik arti, analist politik dhe intelektual nga Kosova. Në vitet e ‘90-të, ishte ndër themeluesit e Partisë Social-Demokrate të Kosovës dhe shërbeu si presidenti i parë i kësaj partie gjatë viteve 1991-1993. Prej vitit 1980, ka qenë pjesë aktive e medieve në ish-Federatën Jugosllave, aktualisht drejton Qendrën e sondazheve “Gani Bobi”.
Fate Velaj shtetas austriak, Këshilltar për Diplomacinë Kulturore
U lind në vitin 1963 në Vlorë, në vitin 1991 emigroi në Austri, me shpresën për të ushtruar profesionin e elektricistit me më shumë të ardhura jashtë Shqipërisë. Ka kryer shkollën e mesme natën. Në vitin 2011, në moshën 48 vjeçare është diplomuar në degën “Për marrëdhënie ndërkombëtare” në në Universitetin “Kristal”, dega Fier. Rezulton, se me Dekretin Nr.2339, datë 23.3.1999, këshilltari Fatmir Meleq Velaj, ka hequr shtetësinë shqiptare. Vepra e vetme e tij e artit, që ka bërë e ka lënë në Shqipëri globi prej llamarine me vizatime i ngritur në qendër të qytetit të Fierit, për të cilin është paguar ne vlerën 92 mijë euro. Kryeministri Rama deklaron, se këshilltari i tij për diplomacinë kulturore është diplomuar në Universitetin e Arteve të Aplikuara në Vjenë “Për Menaxhim Art-Kulturë”. 
Alistair Campbell, shtetas Anglez, Ish-Këshilltar i Anthony Blair (Tony Blair), prej 4 vitesh këshilltar i Edi Ramës “Për të ndryshme”
Dihet vetëm që 30-vjeçari Alistair Campbell, Ish-këshilltar i Anthony Charles Lynton Blair (Tony Balir), prej afro 4 vitesh është punësuar nga kryeministri Edi Rama në shtator të vitit 2013, kur ishte vetëm 26 vjeç, si “Këshilltar për të ndryshme”, pa dhënë asnjë informacion tjetër, se çfarë përfaqëson veprimtaria e tij në Londër e shtete të tjera të BE dhe botës, konkretisht deri në Zimbabve dhe 8 vende të tjera të “Botës së Tretë”, ku pretendon se këshillon krerët e lartë të këtyre vendeve, për përdorimin dhe efektivitetin e makinerive bujqësore. E vetmja gjë që është thënë nga kryeministri Rama për “CV” e këshilltarit Alistair Campbell është diplomimi i tij në “Oxford”, por pa përcaktuar konkretisht në cilin profil.
Lulzim Rafuna, Shetas Kosovar, Këshilltar për Dogana-Tatimet 
Ka qenë në detyrën ish-Drejtor i Doganave të Kosovës. Gjatë ushtrimit të kësaj detyre është akuzuar dhe marrë në ndjekje penale për favorizim kontrabande mallrash, aktivitet i paligjshëm për të cilin edhe është shkarkuar nga detyra, duke vazhduar të jetë në proces penal. Nuk dihet asnjë e dhënë tjetër për shkollimin e tij e as lidhjet me tregun, trafiqet dhe doganat serbe për të cilat mediat kosovare publikojnë fakte të shumta, por dihet vetëm një deklaratë e kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili ka thënë: “Është njeriu më i suksesshëm dhe i ndershëm i drejtimit të doganave në Kosovë”! 
Sigal