Situata s’duket optimiste, por eksperti shprehet i sigurt : Britania “hedh pas krahëve” COVID në…

170
Sigal

Ndonëse situata nuk duket shumë optimiste aktualisht, me përhapjen masive të variantit të ri të COVID, Britania mund të kthehet në normalitet shumë shpejt, duke lënë pas COVID-19 në verë.

Kjo u bë e ditur nga eksperti i sëmundjeve efektive në Britani, Mike Tildesley, i cili tha se situata mund të ndryshojë brenda muajsh, nëse procesi i vaksinimit vazhdon me ritëm të shpejtë.

Sipas tij, situata do të favorizohet edhe nga bllokimi në të cilën aktualisht Britania ndodhet, duke sjellë ‘mundje’ graduale të koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë së Britanisë, Matt Hancock,  tha se ai priste një ‘verë të Madhe Britanike’ të mundësuar nga suksesi i vaksinave.