Tërmet tjetër në Greqi / Vendi nuk gjen prehje

206
Sigal

Një tërmet me magnitudë 4,5 tronditi zonën jashtë Nafpaktos në Greqi, pak para orës 16:00 të së Mërkurës.




Epiqendra e lëkundjeve ishte 15 km në lindje të Nafpaktos, me një thellësi fokale prej 12.7 km, sipas Institutit Gjeodinamik.

Ndërkohë, vetëm 5 minuta pas goditjes kryesore, pasuan goditje të dobëta prej 3.5 dhe 2.8 Rihter.




Ndërkohë, e njëjta zonë u godit mëngjesin e sotme nga një tjetër lëkundje me magnitudë 4.2.