Covid-19 në Shqipëri / 6 humbje jete në 24 orët e fundit

246
Sigal

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë 503 raste të reja, si dhe kanë humbur jetën 6 qytetarë.

 

Keshtu numri i personave qe jane testuar poyitive qe nga fillimi i pandemise ka shkuar ne 54,317, ndersa ai i viktimave 1117.

Janë kryer 2210 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 503 qytetarë.

Lexo edhe : U paralajmërua për heqje nga detyra për shkak se kritikoi sistemin / Mjeku i njohur sqaron publikun

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 169 raste në Tiranë, 27 në Shkodër, 26 në Vlorë, nga 23 raste në Durrës, Sarandë, 20 në Fier, 18 në Lezhë, 17 në Kurbin, 16 në Lushnje, 14 në Kukës, 13 në Kavajë, 12 në Elbasan, nga 10 raste në Krujë, Peqin, nga 9 raste në Korçë, Berat, 8 në Malësi e Madhe, 7 në Gjirokastër, nga 6 raste në Tropojë, Delvinë, nga 5 raste në Has, Dibër, Skrapar, nga 4 raste në Rrogozhinë, Gramsh, Shijak, Kuçovë, Maliq, nga 3 raste në Mat, Klos, nga 2 raste në Devoll, Librazhd, Kamëz, Përmet, Cerrik, Dropull, nga 1 rast në Pukë, Pogradec, Tepelenë, Ura Vajgurore, Fushe Arrëz, Kolonjë, Patos,

Në 24 orët e fundit janë shëruar 550 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 29,799 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 337 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 6 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetare nga Librazhdi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetare nga Tropoja, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetare nga Tepelena, të moshave 37-83 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Lexo edhe : Shoferi ‘kamikaz’ drejton mjetin me shpejtësi dhe në kundravajtje / Ndalohet në aksin Thumanë-Mamurras

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të shmangin çdo dalje të panevojshme, të mbajnë maskën dhe të kujdesen për higjienën personale, për të kufizuar përhapjen e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.

Lexo edhe : Bizneset paralajmërojnë protesta / Qeveria të paguajë dëmin e shkaktuar nga masat kufizuese

Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (23 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         503

Të shëruar në 24 orë      550

Të shtruar në spitale      337

Humbje jete në 24 orë   6

Testime ditore              2210

Testime totale            245,253

Raste pozitive            54,317

Raste të shëruara       29,799

Raste Aktive              23,401

Humbje jete               1117

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   13000

Fier              1607

Shkodër       1309

Durrës  1274

Vlorë            1077

Korçë           1008

Elbasan         906

Berat      883

Lezhë     875

Gjirokastër  527

Kukës    502

Dibër     433