“One Balkan, Stronger Balkans”, SIGAL UNIQA pjesë e Panairit Ndërkombëtar të Tiranës

82
Sigal

 

Pas një viti pauze, Klik Ekspo Group rikthehet me Panairin Ndërkombëtar të Tiranës, nën slloganin: “One Balkan, Stronger Balkans”/ “Një Ballkan i vetëm, Ballkan më i fortë”.

 

Në këtë edicion të 27-të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, i cili zhvillohet në ambjentet e Pallatit të Kongreseve, marrin pjesë për herë të parë dhe njëkohësisht të 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor: Serbia, Mali i Zi, Kosova, Bosnja Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe normale Shqipëria përmes sipërmarresve, bizneseve por edhe institucioneve zyrtare, organizatave te biznesit, dhomave të ekonomisë, tregetisë dhe industrisë dhe organizatat jo-qeveritare.

 

Promovimi i bashkëpunimit rajonal, i unifikimit të tregjeve rajonale, tregje të hapura të cilat funksionojnë mes tyre si enë komunikimi, janë idetë mbi të cilat është konceptuar

 

“Panairet dhe ekspozitat janë levat për ringjalljen dhe rimëkëmbjen ekonomike, ndaj dhe përmes këtij manifestimi ekonomik, do të perceptohet më shumë se çdo herë tjetër se sa i kishin munguar ato komunitetit të biznesit”, shprehen organizatorët e panairit.

 

Përgjatë këtyre 4 ditëve do të shkëmbehen ide biznesi përmes eksperiencave, duke shpërndare kulturë, art, duke gëzuar faktin e të qenit së bashku sidomos në këtë kohë aspak të lehtë që po kalojmë.

 

Ndërkohë që panairit nuk do ti mungojë as kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, SIGAL UNIQA Group Austria.

 

Gjatë katër ditëve të panairit, qytetarët do të mund të njihen nga afër me 48 produktet e sigurimit që ofron SIGAL UNIQA.

 

Drejtuesit dhe specialistët e departamenteve të pasurisë, shëndetit, motorikeve dhe Marinës do të jenë aty nga ora 10:00 deri në 20:30 për çdokënd që do të mësojë më shumë mbi sigurimet dhe benefitet e tyre në jetën e gjithësecilit prej nesh.

 

Ju mirëpresim te Pallati i Kongreseve nga data 1 deri në 4 dhjetor…