Tërmet me magnitudë 4.2 në Greqi

289
Sigal

Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës rihter ka goditur sot Greqinë.

Mësohet se lëkundjet janë ndjerë në orën 05:57 të mëngjesit të së martës në zonën e detit, 111 kilometra në jug të Lerapetras.

Po ashtu bëhet e ditur se tërmeti pati një thellësi fokale prej 10 kilometrash.

Kujtojmë se pak ditë më parë në Greqi ka pasur të tjera lëkundje tërmeti, por fatmirësisht pa dëme materiale.