Tërmet i fuqishëm në Indonezi, 26 viktima dhe 600 të plagosur

201
Sigal

Një tërmet i fuqishëm ka ndodhur në Indonezi ku si pasojë kanë humbur jetën 26 persona.

Mediat e huaja bëjnë me dije se një tërmet me madhësi 6.2 të shkallës Rihter tronditi Kelebi, Indonezi mëngjesin e kësaj të premte duke shembur disa ndërtesa, përfshirë një spital.

Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive, si pasojë e shembjes së ndërtesave kanë humbur jetën 26 persona në qytetin e Mamuju.

Ndërkohë deri më tani raportohet se 600 persona të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e tërmetit.